
O Zot i Plotfuqishëm! O Udhëzuesi i robërve të Tu! Ashtu siç e ke veçuar këtë epokë si epokë të mjeteve të reja e të zhvilluara, në të njëjtën mënyrë zbuloju argumentet e Kuranit Famëlartë popujve të paditur dhe tërhiq njerëzit e kësaj epoke drejt Vetes, drejt librit Tënd dhe drejt njëshmërisë Sate. Mohimi dhe idhujtaria janë përhapur shumë dhe Islami është zbehur. Tani, o Zot i Nderuar, lëshoje flladin e njëshmërisë Sate në Lindje e në Perëndim dhe trego një shenjë tërheqëse prej qiellit.
O Mëshirëbërës! Jemi shumë nevojtarë të mëshirës Sate. O Udhëzues! Na duhen shumë udhëzimet e Tua. Sa e bekuar do të jetë ajo ditë, kur do të zbresë drita Jote! Sa fatsjellës do të jetë ai çast, kur do të bjerë daullja e fitores Sate! Te Ti u mbështetëm. Sundim dhe fuqi s’ka askush tjetër përveç Teje dhe Ti je i Larti, Madhështori.[1]
[1]. “Aina-e-kamalat-e-Islam”, “Ruhani Khazain”, vëll. 5, f. 213-214.