Lutje për të bërë në Qabe
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
islami haxhi

Në një letër të tij që i kishte shkruar mikut të vet të quajtur Hazret Sufi Munshi Ahmed Xhani, kur ai po shkonte në haxh, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. i kërkoi të bënte lutje për të, duke thënë:

Unë, modest dhe i kotë, kam një kërkesë shumë modeste. Me bekimin e Zotit, kur do të gëzoni vizitën e Shtëpisë së Allahut, në atë vend të lavdishëm e të bekuar, lutuni me zemër të prekur me këto fjalë nga ana e një robi më të pavlerë prej robërve të Allahut si unë:

O Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesve! Një rob i paaftë, i kotë, shumë mëkatar dhe i pavlerë, i quajtur Ghulam Ahmed, që jeton në tokën Tënde të Indisë po të lutet: O Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesve! Ji i kënaqur me mua dhe m’i fal gjynahet dhe mëkatet, sepse Ti je shumë Mëkatfalës dhe Mëshirëbërës dhe më mundëso të bëj punë të tilla, me të cilat Ti kënaqesh jashtëzakonisht shumë. Midis meje dhe vetes sime vendos largësinë e Lindjes e Perëndimit dhe jetën time, vdekjen time dhe çdo forcë që kam, përdore në rrugën Tënde. Më mbaj gjallë vetëm me dashurinë Tënde, më merr shpirtin vetëm me dashurinë Tënde dhe më ringjall vetëm midis ndjekësve që përsosmërisht janë të dashuruar me Ty.

O Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesve! Vetë me bekimin Tënd përmbushe detyrën për të cilën më ke caktuar dhe për të cilën më ke dhënë kaq pasion në zemër. Përsose Islamin me dorën time të paaftë përballë kundërshtarëve dhe të gjithë atyre që ende nuk janë në dijeni të të mirave të tij. Në saje të faljes dhe mëshirës Sate më mbaj në strehën Tënde mbrojtëse mua të paaftë, dhe të gjithë miqtë, të sinqertët dhe bashkëmendimtarët e mi dhe bëhu Mbrojtësi dhe Miku i tyre në besim e në botë dhe pranoji ata të gjithë në shtëpinë Tënde të pëlqimit. Salavate, selam dhe bekime sa më shumë qofshin mbi Profetin s.a.v.s., mbi popullin dhe sahabët e tij! Amin, o Zoti i botëve!

Kjo është lutja ime në Shtëpinë e Allahut, pranë Mëshiruesit të të gjithë mëshiruesve. Konsiderojeni si obligim që ta bëni këtë lutje po me këto fjalë, pa bërë asnjë ndryshim.

Paqja qoftë mbi ju!

Përulësisht
Ghulam Ahmed, 1303 hixhri[1]

[1]. “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. 5, f. 17-18; “Maktubat Imam hamam kelmi”, vëll. 1, viti 1892, f. 61.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp