Haxhi i lamtumirës dhe fjalimi i Profetit Muhamed s.a.v.s.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
islami haxhi

 

Haxhi i lamtumirës – Në vitin e nëntë të hixhretit, Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri haxhin e Mekës. Atë ditë, atij i zbriti ky ajet i famshëm i Kuranit Famëlartë:

haxhi i lamtumirësSot jua përsosa fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. [1]

Pra, në këtë ajet, Allahu tha se atë ditë, Ai ua përsosi fenë muslimanëve dhe të gjitha bekimet shpirtërore që mund t’u jepeshin robërve të Tij, ia fali umetit musliman dhe vendosi që feja e tyre të bazohej krejtësisht mbi bindjen ndaj Allahut të Lartësuar.

Këtë ajet, Profeti s.a.v.s. ua lexoi me zë të lartë të gjithë njerëzve që ishin mbledhur në fushën e Muzdelfasë. Pas kthimit nga Muzdelfa, sipas rregullave të Haxhit, Profeti s.a.v.s. qëndroi në Mina dhe më datën 11 të muajit dhulhaxha, mbajti një fjalim para gjithë muslimanëve, fjalët e të cilit janë:

O njerëz, dëgjojeni mirë atë që po ju them, sepse unë nuk e di se a do t’ju drejtohem sërish pas këtij viti në këtë fushë apo jo. Zoti i Lartësuar ju ka ndaluar të sulmoni jetët dhe pasuritë tuaja deri në ditën e Kiametit. Zoti i Lartësuar i ka caktuar çdokujt pjesën që i takon nga trashëgimia, andaj, asnjë testament nuk do të lejohet që ia dëmton hisenë ndonjë trashëgimtari. Fëmija i përket atij në shtëpinë e të cilit ka lindur, ndërsa ai që pretendon se i takon tjetërkujt për shkak të veprës së tij të paligjshme, do ta gjejë ndëshkimin e ligjshëm. Ai që ia etiketon veten babait të dikujt tjetër, ose rrejshëm quan dikë si pronar të tij, mallkimi i Zotit, i engjëjve të Tij dhe i gjithë njerëzve bie mbi të.

O njerëz, ju keni disa të drejta ndaj bashkëshorteve tuaja, dhe, edhe bashkëshortet tuaja kanë disa të drejta ndaj jush. E drejta juaj mbi to është që ato të jetojnë dëlirësisht dhe të mos bëjnë ndonjë veprim të ulët që t’ju shkaktojë çnderim në shoqëri. Nëse ato kryejnë ndonjë veprim të tillë, atëherë mund t’u jepni ndëshkim, por pa e rënduar.[2] E, nëse ato nuk kryejnë ndonjë veprim që ju njollos nderin tuaj e të fisit tuaj, atëherë jeni të obliguar t’i ushqeni e t’i vishni sipas mundësisë suaj. Mbani mend! Gjithmonë silluni mirë me bashkëshortet tuaja, sepse Zoti i Lartësuar ju ka ngarkuar me kujdesin për to. Femra është një qenie e brishtë dhe si e tillë nuk mund të mbrojë të drejtat e veta. Kur jeni martuar me to, Zoti i Lartësuar ju ka caktuar kujdestarë për të drejtat e tyre dhe, sipas ligjit të Zotit, i keni sjellë në shtëpitë tuaja. (Prandaj, mos i nënvlerësoni amanetet e Zotit dhe gjithmonë kujdesuni për të drejtat e grave).

O njerëz, ju kanë mbetur ende disa skllevër lufte. Unë ju këshilloj që t’i ushqeni ata, siç ushqeni veten dhe t’i vishni ata, ashtu siç visheni ju. Nëse ata bëjnë ndonjë gabim që ju nuk mund t’ua falni, atëherë shitini te dikush tjetër, sepse edhe ata janë robër të Zotit dhe nuk keni asnjë të drejtë t’u shkaktoni dëm.

O njerëz, gjithçka që po ju them, dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë. Çdo musliman është vëlla i muslimanit tjetër. Ju të gjithë jeni të barabartë. Duke qenë njerëz, të gjithë ju jeni të barabartë, cilitdo fisi t’i përkisni apo çfarëdo statusi të keni. Profeti Muhammed s.a.v.s. ngriti duart dhe bashkoi gishtat e të dyja duarve dhe tha: Ashtu siç janë të barabartë gishtat e të dyja duarve, në të njëjtën mënyrë, ju, si njerëz, jeni të barabartë. Nuk keni asnjë të drejtë të shpallni epërsinë mbi tjetrin. Jeni si vëllezër ndaj njëri-tjetrit.

Pastaj Profeti s.a.v.s. i pyeti:

A e dini se cili muaj është ky? A e dini se cili vend është ky? A e dini se cila ditë është kjo?

Njerëzit thanë:

Po, ky muaj është i shenjtë, ky vend është i shenjtë dhe kjo ditë është dita e haxhit.

Pas përgjigjes së tyre, Profeti s.a.v.s. tha:

Ashtu siç ky muaj është i shenjtë, ashtu siç ky vend është i shenjtë, ashtu siç kjo ditë është e shenjtë, në të njëjtën mënyrë, Allahu i Lartësuar ka shpallur të shenjtë jetën dhe pasurinë e çdo njeriu. Sulmi ndaj jetës dhe pasurisë së dikujt është i ndaluar në të njëjtën mënyrë, ashtu siç është i ndaluar çnderimi i këtij muaji, i këtij vendi dhe i kësaj dite. Kjo porosi është e vlefshme jo vetëm për sot, jo vetëm për nesër, por deri në ditën kur ju do të takoheni me Zotin tuaj.

Pastaj, Profeti s.a.v.s. tha: Këto fjalë që po ju them sot, përhapini në mbarë botën, sepse mundet që ata që nuk janë duke më dëgjuar tani, mund të veprojnë më mirë sesa ata që po më dëgjojnë sot.[3]

Ky fjalim i shkurtër hedh dritë të qartë se sa shumë Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte merak për mirëqenien dhe paqen e të gjithë njerëzve dhe se sa shumë ai kujdesej ndaj të drejtave të grave e të të dobëtëve. Profeti s.a.v.s. ndiente që i ishte afruar koha e vdekjes. Mbase Allahu i Lartësuar i kishte treguar që pak ditë i kishin mbetur nga jeta.

Andaj, ai nuk deshi të largohej, pa dhënë porosinë për mbrojtjen e të drejtave të grave, që konsideroheshin si skllave të meshkujve që nga momenti kur lindin; ai nuk deshi të largohej pa i mbrojtur të drejtat e skllevërve të luftës, që njerëzit i quanin robër dhe u ushtronin lloj-lloj mizorish; ai nuk deshi të largohej pa e zhdukur dallimin a diskriminimin midis njerëzve, i cili disa i ngre në qiell e disa të tjerë i hedh poshtë e më poshtë në humnerë, i cili shkakton dhe mban gjallë grindjet midis popujve dhe shteteve; ai nuk deshi të largohej pa e asgjësuar shpirtin e lig që nxit njerëzit për t’i dhunuar të drejtat njëri-tjetrit dhe që u jep arsye për t’i marrë jetën njëri-tjetrit, shpirt i cili mund të quhet mallkimi më i madh në një kohë degjenerimi; Profeti s.a.v.s. nuk deshi të largohej nga kjo botë, pa i dhënë jetës së gjithë njerëzve dhe pasurive të tyre të njëjtën shenjtëri që gëzojnë muajt e shenjtë të Zotit të Lartësuar si dhe vendet e shenjta të Tij.

A mund të gjejmë vallë, te ndonjë njeri tjetër në botë, ndjenja kaq të flakta të dashamirësisë ndaj grave dhe ndaj të dobëtëve, të vendosjes së paqes, barazisë dhe lumturisë për të gjithë njerëzit?! A ka pasur ndokush, që nga Ademias e gjer më sot, një patos kaq të fortë njeridashës?! Kjo është arsye që në Islam, deri më sot, femra është pronare e pasurisë së saj, kurse Europa ia ka njohur këtë të drejtë trembëdhjetë shekuj pas Islamit. Kjo është arsyeja që çdokush që hyn në Islam, cilitdo populli apo fisi të ulët t’i përkasë ai, konsiderohet i barabartë me gjithë të tjerët.

Islami ka vendosur ndjenjën e lirisë dhe barazisë në botë dhe e ka vendosur në atë mënyrë, që edhe sot popujt e tjerë nuk mund ta arrijnë shembullin e tij. Në xhamitë tona nuk bëhet asnjë dallim midis një mbreti apo një udhëheqësi të shquar fetar dhe një njeriu të thjeshtë. Kurse, faltoret e feve të tjera, vazhdimisht e kanë bërë këtë dallim, midis “të mëdhenjve” dhe “të vegjëlve”, ndonëse, popujt e tyre pretendojnë për vendosjen e lirisë dhe barazisë më fort sesa muslimanët.


[1]  Kurani Famëlartë 5:4.
[2]  Siç udhëzon Kurani Famëlartë që kjo duhet bërë vetëm pas hulumtimit të plotë dhe me vendimin e gjykatës. (Autori)
[3]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab haxhatil-vida.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp