Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
keshtjella rrethimi ngjarje

Siç u tha më lart, hebrenjtë dhe mohuesit arabë nxitnin kundër muslimanëve fiset që jetonin përreth. Duke parë që tashmë arabët nuk e kishin forcën e duhur as t’i shkatërronin muslimanët e as ta sulmonin Medinën, hebrenjtë filluan, në njërën anë, të ngërmonin fiset arabe të krishtera që jetonin në kufirin jugor të perandorisë bizantine, dhe në anën tjetër, të komunikonin përmes letërkëmbimeve me hebrenjtë e Irakut duke i shtyrë ata kundër Profetit s.a.v.s., në mënyrë që ata ta nxitnin atje mbretin Kisra kundër muslimanëve.

Kam përmendur më sipër edhe faktin, që duke u ndikuar nga përpjekjet e hebrenjve, Kisra ishte mjaft i zemëruar me muslimanët, madje ai kishte urdhëruar guvernatorin e Jemenit që ta kapte Profetin s.a.v.s.. Por, Zoti i Lartësuar, me bekimin e Tij të veçantë e mbrojti Profetin s.a.v.s. dhe planet e Kisrasë dhe të hebrenjve i bëri të dështonin. Dihet që po të mos ishte bekim i veçantë i Zotit të Lartësuar, për Profetin Muhammed s.a.v.s. me mjetet që kishte, do të ishte e pamundur të luftonte në njërin front me ushtrinë e Kisrasë, e në frontin tjetër me ushtrinë e Kejserit. Ishte Zoti, Ai që e vrau Kisranë dhe e bëri djalin e tij ta shfuqinzonte dekretin e mëparshëm dhe ta ndalonte planin e kapjes së Profetit s.a.v.s.. Duke parë këtë shenjë, autoritarët e Jemenit pranuan Islamin dhe provinca e Jemenit, pa asnjë ndërhyrje ushtarake, hyri në sundimin Islam.

Hebrenjtë, për situatën që kishin krijuar, meritonin të dëboheshin edhe më larg Medinës, përndryshe, ata me siguri do të shkaktonin më shumë gjakderdhje, sherre dhe komplote. Prandaj, rreth pesë muaj pasi ishte kthyer nga Hudejbia, Profeti Muhammed s.a.v.s. vendosi që t’i sprapste hebrenjtë edhe nga Khejberi, pasi nga prania e tyre vetëm disa milje larg Medinës, ata shumë lehtë mund të kurdisnin ndonjë intrigë kundër Medinës. Për këtë arsye, me një mijë e gjashtëqind sahabë r.a., Profeti s.a.v.s., në gusht të vitit 628, u nis drejt Khejberit. Khejberi ishte një qytet i fortifikuar. Nga të katra anët, ai ishte rrethuar me shkëmbinj, mbi të cilët ishin të ndërtuara fortesa. Nuk ishte e lehtë për kaq pak ushtarë të triumfonin mbi një qytet të mbrojtur kaq mirë.

Poste të vogla vrojtimi që ishin përreth, u morën nga muslimanët pas një luftimi të vogël. Por, kur hebrenjtë filluan të mblidheshin në fortesën qendrore, të gjitha atentatet e muslimanëve shkonin kot. Një ditë, Zoti i Lartësuar e lajmëroi Profetin s.a.v.s. se ky qytet do të triumfohej me dorën e Aliut r.a.. Të nesërmen Profeti njoftoi:

Flamurin e zi të Islamit do t’ia dorëzoj atij të cilin e duan Zoti, i Dërguari i Tij dhe muslimanët. Zoti ka vendosur që kjo fortesë të triumfohet nga dora e tij.

Profeti s.a.v.s. e thirri Aliun r.a. dhe ia dorëzoi flamurin. Bashkë me sahabët r.a. e tjerë, ai e sulmoi kështjellën. Edhe pse hebrenjtë ishin të mbyllur në të, Aliut dhe sahabëve, Allahu i Lartësuar u dhuroi një forcë të tillë që para se të binte muzgu, kështjella të kishte rënë në duart e muslimanëve.[1] Palët bënë kompromis me kushtin që të gjithë hebrenjtë, me gratë e me fëmijët e tyre, ta lëshonin Khejberin e të jetonin diku larg Medinës, ndërsa e gjithë pasuria e tyre të konfiskohej nga muslimanët. Pos kësaj, ai që do të thurte ndonjë mashtrim në këtë çështje, pra, për të fshehur pasurinë e tij, nuk do të ishte i mbrojtur sipas marrëveshjes dhe kështu, do të dënohej si tradhtar.

Tri ngjarje të çuditshme

Në këtë betejë, ndodhën tri ngjarje të çuditshme, njëra prej të cilave dëshmon një shenjë të Zotit të Lartësuar dhe dy të tjera hedhin dritë mbi virtytet e larta të Profetit Muhammed s.a.v.s.. Shenja e parë u pa pas betejës, atëherë kur Sefije r.a., që ishte gruaja e Kenanasë, kryetarit të Khejberit, u martua me Profetin s.a.v.s.. Profeti vuri re që ajo kishte ca shenja, si vija-vija, në fytyrë. “Ç’janë këto shenja?” e pyeti Profeti s.a.v.s. “O i Dërguar i Allahut s.a.v.s.”, përgjigjej Sefija, “një herë kam parë në ëndërr që hëna më kishte rënë në prehër. Të nesërmen ia tregova ëndrrën burrit tim. Ai tha se ishte shumë e çuditshme e t’ia tregoja babait tim, sepse ai ishte dijetar i madh. Kur ia tregova edhe babait këtë ëndërr, ai më hoqi një shuplakë të fortë dhe tha: Oj budallaqe! Dashke të martohesh me mbretin e Arabisë?!”.[2]

Interpretimi i tillë nga babai i saj ishte për faktin se hëna ishte shenja kombëtare e Arabisë. Nëse dikush shikonte në ëndërr që hëna i kishte rënë në prehër, atëherë kuptohej që personi kishte lidhje me mbretin e Arabisë. E nëse dikush shikonte që hëna u ça apo ra, kuptohej që qeveria arabe u ça ose u shkatërrua.

Kjo ëndërr është një shenjë e vërtetësisë së Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe njëherësh, edhe e faktit që Zoti i Lartësuar informon me gjëra të sferës së të padukshmes robërit e Tij, besimtarët më shumë dhe jobesimtarët më pak. Sefija r.a. ende ishte hebreje, kur Zoti i Lartësuar ia tregoi një të padukshme kaq të qartë. Burri i saj u vra duke u dënuar për shkeljen e marrëveshjes dhe ajo, edhe pse i kishte rënë si robëreshë një sahabi të Profetit s.a.v.s., nga këshilla e disa njerëzve, u soll në kurorëzimin me Profetin s.a.v.s. dhe, në këtë mënyrë, e padukshmja që i ishte treguar, erdhi në dritë.

Ngjarja e dytë që ka rëndësi të përmendet këtu është që, gjatë ditëve të rrethimit të kështjellës së Khejberit, një bari që i kulloste dhitë një kryetari hebre, pranoi fenë Islame. Pasi u bë musliman, ai e pyeti Profetin s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk mund të kthehem tashmë te këta njerëz, por dhitë e filanit hebre i kam amanet. Si duhet të veproj?” Profeti s.a.v.s. tha: “Çoji dhitë te hyrja e kështjellës dhe shtyji andej. Zoti i Lartësuar Vetë do t’i çojë ato te pronari i tyre”. Bariu veproi ashtu siç ishte porositur. I çoi dhitë pranë kështjellës, nga ku, banorët e saj i futën brenda.[3]

Kjo ngjarje tregon se me çfarë besnikërie të skajshme ruante Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe u mësonte të tjerëve të ruanin amanetet. Pasuritë e atyre që janë në luftë, edhe sot konsiderohen të zaptueshme. Vallë, a ka ndodhur ndonjë ngjarje e tillë në kohën e sotme, një kohë që vlerësohet si e civilizuar, që një ushtri të ketë kapur bagëtinë e ushtrisë armike dhe pastaj t’ia ketë kthyer asaj! Pavarësisht nga fakti që bagëtitë i përkisnin një armiku që luftonte, dhe pavarësisht se Profeti s.a.v.s. dinte që ato bagëti do t’i mundësonin armikut ushqim, pastaj edhe shpëtim për disa muaj në jetën e tyre brenda kështjellës, prapëseprapë, ai i kthehu në kështjellë, që bariu musliman të mos i shkelte amanetet e tij.

Ngjarja e tretë ishte ajo e një gruaje hebre, e cila pyeti sahabët e Profetit s.a.v.s. se cila pjesë e mishit i pëlqente Profetit s.a.v.s. më së shumti. Sahabët r.a. i treguan që Profeti s.a.v.s. hante me kënaqësi mishin e shpatullës. Ajo theri një kec dhe poqi ca qebapë mbi gur dhe më pas i përzjeu me helm, sidomos pjesët e shpatullës, për të cilin sahabët r.a. i kishin thënë që Profeti s.a.v.s. e pëlqente.

Pas perëndimit të diellit, pas faljes së mbrëmjes, kur Profeti s.a.v.s. u kthye te tenda e tij, pa që një grua qëndronte ulur aty. “Me se mund të të ndihmoj?”, e pyeti Profeti s.a.v.s. “O Ebul Kasim, të kam sjellë një dhuratë”, u përgjigj ajo. Profeti s.a.v.s. porositi një sahab që ishte aty, që t’i pranonte gjërat që kishte sjellë ajo. Kur Profeti s.a.v.s. u ul në sofër për të ngrënë darkë, bashkë me ushqimet e tjera, kishte edhe mish keci të pjekur. Profeti s.a.v.s. mori një kafshatë prej mishit. Pastaj sahabi i tij Beshir ibni el-Berau ibni el-Me’ruri gjithashtu hëngri një copë nga ai. Kur edhe sahabët e tjerë të pranishëm zgjatën duar për të marrë mishin e pjekur, Profeti s.a.v.s. sakaq tha:

“Mos e hani, sepse kjo shpatull më tha që mishi është i helmuar”.[4]

Beshiri r.a. tha:

“Pasha Atë Zot që ju dha nder, edhe unë ndjeva që kishte helm në kafshatën time. Desha ta hidhja, por mendova se mos do t’ju vinte keq dhe mos do t’ju prishja darkën. Kur ju e gëlltitët kafshatën, edhe unë e gëlltita, edhe pse në zemër lutesha të mos e hanit atë”.

Beshiri r.a. u sëmur vetëm pas pak kohe dhe, siç thuhet në disa rrëfime, ai ndërroi jetë aty në Khejber, ndërsa ka edhe transmetime që pohojnë se ai mbeti sëmurë për disa ditë dhe pastaj ndërroi jetë. Profeti s.a.v.s. mishin ia hodhi një qeni, që ngordhi pasi e hëngri. Atëherë Profeti s.a.v.s. e thirri atë grua dhe e pyeti nëse vërtet e kishte helmuar mishin. “Kush të tha?” e pyeti ajo. Profeti s.a.v.s. ende po mbante shpatullën e kecit në dorë. “Kjo ma tregoi” i tha Profeti s.a.v.s.. Gruaja e kuptoi që Profetit iu zbulua sekreti dhe ajo e pranoi që vetë e kishte helmuar mishin. Profeti s.a.v.s. e pyeti: “Çfarë të shtyu të bëje një veprim kaq të ulët?” Ajo tha:

“Keni luftuar me popullin tim dhe janë vrarë të afërmit e mi. Mendova që të të jepja ushqim me helm, që, nëse do të ishe batakçi, ne do të të hiqnim qafe, e nëse vërtet do të ishe profet i Zotit, atëherë Vetë Zoti do të të shpëtonte”.

Profeti s.a.v.s. e fali kur e dëgjoi arsyetimin e saj[5] dhe, edhe pse meritonte padyshim dënimin me vdekje, nuk e ndëshkoi. Kjo ngjarje tregon se si Profeti s.a.v.s. i falte edhe ata që tentonin ta vrisnin atë dhe ia martirizonin shokët. Realisht, ai dënonte dikë vetëm atëherë, kur jeta e atij personi do të bëhej shkak i shumë trazirave në të ardhmen.


[1]  Buhariu, Kitabul-magazi, bab gezueti Khejber.
[2]  Siret Ibni Hisham, vëll. III, Egjipt, 1936, f. 350-351.
[3]  Siret Ibni Hisham, vëll. III, Egjipt, 1936, f. 356-357.
[4]  Kjo nuk do të thotë që Profeti s.a.v.s. medoemos kishte marrë shpallje për këtë, por kështu shprehet në arabisht dhe kuptimi ishte që me mishin që kishte shijuar, Profeti s.a.v.s. kuptoi që ai ishte i helmuar. Në Kuranin Famëlartë përmendet një ngjarje e Profetit Musaas në të cilën për një mur thuhet që ai dëshironte të binte (Kurani Famëlartë 18:78). Edhe atje kuptimi i saj është që muri kishte të gjitha gjasa të rrëzohej. Prandaj, edhe këtu nuk është që shpatulla e kecit e njoftoi Profetin s.a.v.s. për diçka, por ai e kuptoi pasi e shijoi mishin. Konteksti e sqaron thelbin. (Autori)
[5]  Siret Ibni Hisham, vëll. III, Egjipt, 1936, f. 352-353.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp