Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Fjala e botuesit
  2. Ku dallojnë profetët nga filozofët?
  3. Arabia gjatë kohës së lindjes së Profetit Muhammed s.a.
  4. Lindja e Profetit Muhamed s.a.
  5. Martesa e Profetit me Hatixhen r.a.
  6. Shpella Hira dhe shpallja e parë e Kuranit
  7. Grupi i parë i besimtarëve
  8. Dhuna e mekasve ndaj muslimanëve
  9. Torturat ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s.
  10. Mesazhi i Islamit
  11. Mërgimi në Abisini
  12. Ankesa e mohuesve tek Ebu Talibi dhe vendosmëria e Profetit s.a.v.s.
  13. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
  14. Bojkotimi ndaj muslimanëve dhe vdekja e Hatixhes dhe e Ebu Talibit
  15. Udhëtimi i Profetit Muhamed s.a.v.s. drejt Taifit
  16. Zhvillime të rëndësishme dhe takime me medinasit përpara Hixhretit
  17. Hixhreti i Profetit s.a.v.s. nga Meka drejt Medinës
  18. Ardhja e Profetit Muhammed s.a.v.s. në Medinë
  19. Medinasit pranojnë Islamin, mekasit tërbohen
  20. Vëllazëria midis ensarëve dhe muhaxhirëve dhe marrëveshja me hebrenjtë
  21. Rifillimi i dhunës nga mekasit dhe masat mbrojtëse nga Profeti Muhammed s.a.v.s.
  22. Themelimi i qeverisë islame në Medinë
  23. Beteja e Bedrit – shkaqet dhe rezultatet
  24. Beteja e Uhudit
  25. Urdhri për ndalimin e pirjes së alkoolit dhe ndikimi i tij i jashtëzakonshëm
  26. Intrigat e fiseve mohuese pas betejës së Uhudit
  27. Beteja e Hendekut, mësymje kundër Medinës nga e gjithë Arabia
  28. Ndëshkimi i Benu Kurejdhëve për pabesinë e tyre
  29. Fillimi i triumfit të muslimanëve
  30. Mësimi i judaizmit, i krishterimit dhe i Islamit lidhur me luftën – Përqasje
  31. Sulmet pas betejës së Hendekut
  32. Marrëveshja e Hudejbijes
  33. Letrat drejt mbretërve
  34. Rrethimi i kështjellës së Khejberit dhe tri ngjarje të çuditshme
  35. Tavafi rreth Qabes, martesa e Profetit pas tavafit dhe një histori dashurie
  36. Beteja e Mu’tes
  37. Çlirimi i Mekës – Triumfi mbi Mekën
  38. Beteja e Hunejnit
  39. Pas çlirimit të Mekës dhe betejës së Hunejnit
  40. Beteja e Tebukut
  41. Haxhi i lamtumirës dhe një fjalim i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  42. Vdekja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  43. Gjendja e sahabëve në kohën e vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s.
  44. PJESA II – Karakteri i Profetit Muhammed s.a.v.s.
  45. Pastërtia e jashtme dhe e brendshme e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  46. Thjeshtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  47. Dashuria dhe adhurimi i Profetit ndaj Zotit
  48. Mbështetja te Zoti i Lartësuar
  49. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj njerëzve
  50. Virtytet e larta të Profetit s.a.v.s.
  51. Vetëpërmbajtja e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  52. Drejtësia e Profetit Muhammed s.a.v.s.
  53. Kujdesi për të varfrit dhe respektimi i ndjenjave të tyre
  54. Mbrojtja e pasurive të të varfërve
  55. Mirësjellja e tij ndaj skllevërve dhe shërbëtorëve
  56. Mirësjellja e Profetit s.a.v.s. ndaj grave
  57. Praktika e Profetit s.a.v.s. në lidhje me të vdekurit
  58. Mirësjellja e tij ndaj fqinjëve
  59. Mirësjellja me prindërit dhe me të afërmit e tjerë
  60. Shoqëria e mirë dhe kujdesi për besimin e shokëve
  61. Mbulimi i gabimeve të të tjerëve
  62. Durimi, anashkalimi, bashkëpunimi
  63. Vërtetësia tek Profeti Muhammed s.a.v.s.
  64. Urrejtja për spiunazhin, mashtrimin dhe zhgënjimin
  65. Mëshira ndaj kafshëve
  66. Liria fetare, trimëria, dashuria për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe mbajtja e premtimit
Related Contents from Topics
femija prinderit prindi

Shumë njerëz në botë, kur rriten, martohen dhe bëhen me fëmijë, fillojnë të tregohen më pak të kujdesshëm ndaj prindërve. Për ta larguar këtë të metë, Profeti Muhammed s.a.v.s. vazhdimisht e theksonte rëndësinë e mirësjelljes dhe përkujdesjes ndaj prindërve. Ebu Hurejrah r.a. thotë që dikush erdhi një ditë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e pyeti:

“O i Dërguari i Allahut, kush meriton më shumë që të kujdesem për të?” “Nëna jote”, iu përgjigj Profeti s.a.v.s.. “Po, pas saj?”, e pyeti ai. Profeti përsëri tha: “Nëna jote”. Ai e pyeti për herë të tretë “Po pas nënës?”, dhe edhe për të tretën herë Profeti s.a.v.s. i dha të njëjtën përgjigje duke thënë: “Nëna jote”. E, kur i bëri të njëjtën pyetje për herë të katërt, atëherë Profeti s.a.v.s. iu përgjigj: “Babai yt, dhe pas tij, të afërmit e tu me radhë”.[1]

Prindërit dhe gjyshërit e Profetit s.a.v.s. i kishin vdekur që në kohën kur ai kishte qenë i vogël, kurse bashkëshortet e tij i kishin ende gjallë prindërit, të cilët ai gjithmonë i respektonte. Ditën e triumfit mbi Mekën, kur Profeti s.a.v.s. hyri si një gjeneral fitues në Mekë, Ebu Bekri r.a. solli babanë e tij për t’u takuar me të. Profeti s.a.v.s. i tha Ebu Bekrit r.a.:

“Përse e mundove babanë? Unë vetë do të paraqitesha tek ai”.[2]

Ai shpesh u thoshte sahabëve r.a. të tij:

“Është shumë fatkeq ai që nuk arrin të fitojë xhenetin, edhe pse i ka prindërit të moshuar”.[3]

Domethënë, Zoti i Lartësuar bekon kaq shumë atë që u shërben prindërve të moshuar, saqë shpërblimi i tij është i sigurt dhe ai tërheq edhe mirësi të shumta prej Zotit të Lartësuar.

Një herë, një njeri i ishte ankuar Profetit s.a.v.s.:

“O i Dërguari i Allahut, unë u bëj mirësi të afërmve të mi, por ata sillen keq me mua. Unë u bëj favor, por ata më bëjnë padrejtësi. Unë sillem me dashuri me ta, ndërsa ata tregohen të vrazhdë me mua. Kështu janë ata!”. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Nëse kjo është gjendja, atëherë je me fat, sepse gjithmonë do të kesh ndihmën e Zotit”.[4]

Një herë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. predikonte për të dhënë ndihmë e lëmoshë (sadaka). Sahabi i tij Ebu Telha Ensari r.a. erdhi dhe i dedikoi një kopsht hurmash si lëmoshë. Profeti s.a.v.s. u gëzua shumë nga kjo sakrificë dhe tha:

“Është një sadaka shumë e mirë dhe e shkëlqyeshme”,

pastaj vazhdoi:

“Tani që e ke dedikuar këtë kopsht, unë dëshiroj që t’ua shpërndash të afërmve të tu”.[5]

Një herë Profetit s.a.v.s. i erdhi dikush dhe i tha:

“O i Dërguari i Allahut, dua të betohem si ju për mërgimin (hixhretin) dhe për të bërë xhihad në rrugën e Zotit, sepse dëshiroj që Zoti im të kënaqet me mua”. “A ke të gjallë ndonjërin nga prindërit?”, e pyeti Profeti s.a.v.s.. “Të dy”, tha ai. Profeti s.a.v.s. sërish e pyeti: “A do që Zoti të kënaqet me ty?” Ai tha “Po, o i Dërguari i Allahut”. “Atëherë, kthehu në shtëpi dhe shërbeju sa më mirë prindërve”, iu përgjigj Profeti s.a.v.s..[6]

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithmonë këshillonte se nuk duhet të bëjmë dallim në mirësjellje për shkak të fesë. Prindërit e varfër çfarëdo feje t’i përkasin, mirësjellja ndaj tyre është mirësi.

Gruaja e Ebu Bekrit r.a. ishte idhujtare. E bija Asma r.a. e kishte pyetur Profetin s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, a mund të kujdesem për të?”. “Patjetër që po, ajo është nëna jote. Duhet të kujdesesh për të”, i ishte përgjigjur Profeti Muhammed s.a.v.s..[7]

Jo vetëm ndaj të afërmve, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregonte mirësjellje edhe ndaj të afërmve të të afërmve, madje edhe ndaj miqve të tyre. Çdoherë kur ai therte ndonjë kurban, mishin medoemos ua dërgonte edhe shoqeve të Hatixhes r.a. dhe i porosiste edhe njerëzit e tjerë të shtëpisë:

“Mos harroni shoqet e Hatixhes, dërgojuni mish edhe atyre”.[8]

Një herë, shumë vite pas vdekjes së Hatixhes r.a., Profeti s.a.v.s. qe ulur në një mbledhje, ndërkohë erdhi Hala r.a., motra e Hatixhes r.a., e cila, duke qëndruar te dera, tha: “A mund të hyj brenda?” Zëri i Halasë deri atëherë kishte marrë një ngjyrim të plotë me zërin e motrës së ndjerë dhe sakaq, Profetit s.a.v.s. i shkuan të dridhura në trup, por shpejt ai u qetësua dhe tha:

“O Zot, paska ardhur Hala, motra e Hatixhes!”[9]

Ky është edhe parimi i dashurisë së vërtetë, që kur ke dashuri e respekt ndaj dikujt, duhet të kesh dashuri edhe ndaj të afërmve dhe njerëzve që kanë lidhje me të.

Sahabi i Profetit s.a.v.s. Enes ibni Maliki r.a. thotë që një herë ai po udhëtonte së bashku me Xherir ibni Abdullahun r.a., i cili gjithashtu ishte sahab. Enesi r.a. rrëfen që gjatë udhëtimit Xheriri r.a. i shërbente si një shërbëtor duke treguar respekt të madh ndaj tij. Ndërkohë Xheriri r.a. ishte më i madh në moshë dhe Enesi r.a. e kishte për detyrë t’i shërbente atij. Prandaj, ai e ndaloi Xheririn r.a. nga kjo, por Xheriri r.a. i tha:

“Kur shikoja ensarët[10] duke i shërbyer përunjësisht të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe duke parë dashuri të skajshme ndaj tij, premtoja me vete që po të gjeja mundësi për t’u shërbyer ensarëve, gjatë udhëtimit apo qëndrimit me ta, do t’u shërbeja atyre ashtu siç ata i shërbenin të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Prandaj, o Enes, mos më ndalo. Unë vetëm po e përmbush premtimin tim”.[11]

Kjo ngjarje tregon shumë qartë se njeriu i do edhe ata që i shërbejnë personit të dashur të tij, prandaj, ata që kanë respekt të vërtetë ndaj prindërve, i respektojnë edhe të afërmit dhe miqtë e prindërve. Kështu një herë, në mbledhjen e Profetit Muhammed s.a.v.s. u përmend për kujdesin ndaj të afërmve dhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Mirësia më e mirë është që njeriu të kujdeset edhe për miqtë e babait të tij”. Këtë ia kishte thënë Abdullah ibni Omerit r.a., i cili e realizoi porosinë deri në një masë të habitshme. Një herë, kur ai po shkonte për në Haxh, udhës pa një njeri, të cilit i dhuroi gomarin e tij dhe pastaj i dha edhe çallmën e tij të bukur. Shokët e tij që ishin bashkë me të, u befasuan dhe i thanë që kalimtari qe një beduin, i cili do të kënaqej edhe sikur t’i jepte diçka të vogël. Abdullahu djali i Omerit r.a. tha:

“I ati i tij ishte shoku i tim eti dhe unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Mirësia më e lartë është që njeriu të kujdeset edhe për shokët e babait””.[12]


[1]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab men ahakun-nasi bi husnis-suhbati.
[2]  Ibni Hishami, vëll. IV, Egjipt, 1936, f. 48.
[3]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah, bab ragmi men edraka abavejhi.
[4]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah, bab silatur-rrehmi ue tehrimi ketiatiha.
[5]  Buhariu, Kitabut-tefsir, bab len tenalul-birra.
[6]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab la juxhahidu il-la bi idhnil-ebvejn.
[7]  Buhariu, Kitabul-edeb, bab silatil-ualidil-mushrik.
[8]  Muslimi, Kitabul-fedails-sahabah, bab min fedaili Khetixha.
[9]  Buhariu, Kitabul-manakibil-ensar, bab tezuixhin-Nebiji s.a..
[10]  Muslimanët e Medinës.
[11]  Muslimi, Kitabul-fedailis-sahaba, bab fi husni suhbatil-ensar.
[12]  Muslimi, Kitabul-birri ues-silah uel-edeb, bab fadli silati esdikail-ab.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp