Mundësia e dëgjimit të zërit të Profetit Muhammed përmes teknologjisë – Një e dhënë nga Kurani
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Mundësia e dëgjimit të zërit të Profetit Muhammed përmes teknologjisë – Një e dhënë nga Kurani

Kurani

Po sikur të mund ta dëgjonim zërin e Profetit Muhammed s.a.v.s. me veshët tanë, në vend që të lexonim vetëm transmetimet e tij në Sahih el-Buhari? Po, e lexuat saktë. Imagjinoni të dëgjoni fjalët e bekuara të Profetit Muhammed s.a.v.s. që dilnin nga buzët e tij të bekuara. Tingëllon e pabesueshme, apo jo? Epo, ndoshta nuk është aq e pamundur.

Rrathët në trungjet e pemëve

Të gjithë e mbajmë në mend kur ishim fëmijë që magjepseshim kur mësuesit tanë na mësonin se mund të dallonim moshën e një peme vetëm duke numëruar rrathët e saj. Ishte e mahnitshme të shihje se historia po regjistrohej fjalë për fjalë në këto rrathë brenda trungjeve të pemëve. Sidoqoftë, ato na japin më shumë të dhëna sesa vetëm moshën e pemës. Një artikull nga NASA tregon se klima që përjetoi pema gjatë jetës së saj është gjithashtu e gdhendur në këto rrathë. (https://climate.nasa.gov/news/2540/tree-rings-provide-snapshots-of-earths-past-climate/)

Druri unaza rrethRrathët brenda trungjeve të pemës tregojnë moshën e saj dhe stinët me të cilat është përballur.

Trungjet e pemëve përmbajnë rrathë koncentrikë ngjyrëçelët dhe të errët. Kombinimi i një rrethi ngjyrëçelët dhe rrethi të errët ngjitur paraqet një vit të jetës së pemës. Rrathët më ngjyrëçelët paraqesin rritjen gjatë pranverës dhe verës dhe rrathët më të errët paraqesin rritjen gjatë vjeshtës. Siç konsiderohet, pemët rriten e zgjerohen në klimat më të përshtatshme kur është ngrohtë dhe lagësht. Prandaj, trashësia e secilës prej këtyre rrathëve mund t’iu jep të dhëna paleoklimatologëve (shkencëtarëve që studiojnë klimat e së kaluarës) për modelet historike të klimës të regjistruara brenda këtyre rrathëve.

Vijat e bardha në kockat e njeriut

Ky fenomen vërehet edhe në trupin e njeriut. Për shembull, tek fëmijët kockat e të cilëve janë ende në rritje, insultet patologjike që rezultojnë në ndalimin e rritjes së kockave mund të lënë një vijë sklerotike (të bardhë). Insultet e përsëritura (d.m.th. kequshqyerja, infeksioni etj.) mund të rezultojnë në cikle të mëtejshme ndalimi të rritjes. Prandaj, modeli i vijave të bardha të ndërkëmbyera ndiqet nga zhvillimi normal i kockave.

Rreze X radiologji eshtraFigura 1 (majtas): Rasti me mirësjellje të Dr Matt A. Morgan, Radiopaedia.org, rID: 37960 (Rasti i ndalimit të rritjes)

Figura 2 (djathtas): Rasti me mirësjellje të Dr Aneta Kecler-Pietrzyk, Radiopaedia.org, rID: 53160 (Normal)

Këto vija quhen vijat e “ndalimit të rritjes”. Distanca midis këtyre vijave të bardha lidhet me kohën ndërmjet insulteve ose periudhave të kufizimit të rritjes, duke lënë më së miri të kuptojë kronologjinë e zhvillimit të fëmijës.

Disa madje argumentojnë se këto vija mund të shihen si një variant normal dhe jo vetëm si rezultat i sëmundjes. Në atë skenar, këto vija do të ishin pothuajse analoge me rrathët koncentrikë që shihen në një pemë.

Historia ka lënë gjurmën e saj në gjërat përreth nesh – disa më të dukshme se të tjerat. Për shembull, kur shikojmë në qiellin e errët dhe me yje, ne në realitet po shikojmë prapa në kohë. Grupi i famshëm yjor Plejadat (arabisht: الثُّرَيَّا – [Thurejjā]) është afërsisht 440 vit-dritë larg, që do të thotë se drita që ne po shohim është nga fundi i viteve 1500. Sytë tanë po dëshmojnë drejtpërdrejt një pjesë të historisë që ka udhëtuar miliarda milje për të arritur në Tokë.

Ligji i Ruajtjes së Energjisë dhe Kurani i Shenjtë

Ligji i Ruajtjes së Energjisë i referohet parimit themelor që energjia nuk mund të krijohet dhe as të zhduket; mund të shndërrohet vetëm nga një formë në tjetrën. Drita është një pjesë e spektrit elektromagnetik që udhëton në formën e valëve elektromagnetike. Pasi fotonet e dritës arrijnë pjesën e pasme të syrit, fotoreceptorët mund ta shndërrojnë këtë energji të dritës në sinjale elektrike, të cilat truri më pas i interpreton si vizion.

Tingulli është gjithashtu energji. Prandaj, sipas Ligjit të Ruajtjes së Energjisë, energjia e prodhuar nga valët e zërit nuk mund të humbet kurrë – ajo mund të shndërrohet vetëm në një formë tjetër të energjisë. Kjo mund të duket hutuese në fillim, por ky është një ligj i shkencës.

Mundësia e dëgjimit të haditheve nga dora e parë

Nisur nga kjo, Hazret Mirza Beshiruddin Mahmud Ahmedi r.a., Kalifi i Dytë i Xhematit Musliman Ahmedia, në komentimin e tij të Kuranit të Shenjtë, Tefsir-e-Kebir [të botuar në vitin 1946], pohoi se një ditë, ne edhe mund të jemi në gjendje të dëgjojmë fjalët aktuale të Profetit Muhammed s.a.v.s..

Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut r.a. dha një interpretim jashtëzakonisht të thellë të ajetit 30 të sures En-Nebe:

Kurani 78:30

[Ve kul-le shej’in ahsajnāhu kitābā]

Dhe çdo gjë e kemi regjistruar në një Libër.[1]

Allahu thotë – Unë kam të dhëna të detajuara për çdo gjë, ose thotë – Kam ruajtur të dhëna të hollësishme për çdo gjë. Do të thotë se këto të dhëna janë të sigurta në atë mënyrë që asgjë prej tyre nuk mund të humbet. Ne vërejmë se asnjë veprim që një njeri bën, nuk zhduket; përkundrazi, ai mbetet i ruajtur në një mënyrë apo në një tjetër.

Shpikja e radios është një dëshmi e madhe për vlefshmërinë e këtij fakti. Një person shqipton një fjalë nga mijëra kilometra larg, dhe ajo arrin menjëherë tek ne. Ne mund ta dëgjojmë këtë zë në shtëpitë tona mu sikur individi të ishte duke biseduar ulur pranë nesh.

Ndonjëherë pyes veten se nuk është aq e largët nëse shkenca vazhdon të përparojë deri në atë shkallë ku ne mund të regjistrojmë zërat e kohëve të kaluara. Nëse shpiket një makinë e tillë, mund të jetë e mundur që ne të jemi në gjendje që ato hadithe, që aktualisht janë të shkruara në libra, t’i dëgjojmë drejtpërdrejt nga goja e Profetit të Shenjtë Muhammed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të.

Në vëzhgimin e teknologjive aktuale, kjo nuk duket aspak e pamundur. Ka pasur përparim të jashtëzakonshëm [teknologjik] në këtë kohë. Është e mundur që në të ardhmen të shpiket një teknologji e tillë dhe të marrim kontrollin e së kaluarës dhe të dëgjojmë lehtësisht zëra nga e kaluara. Cilado bisedë nga cilido shekull që duam të dëgjojmë, ne mund ta rregullojmë lehtësisht makinën për t’i riprodhuar ato biseda. Uroj që kjo të shërbejë si një mjet që bota të vijë tek e vërteta.[2]

Edhe pse mund të duket joreale që një ditë mund të dëgjojmë zëra nga e kaluara – mund të mos jetë e pamundur. Në fund të fundit, vetëm dy shekuj më parë ishte e pamundur të kuptohej se mund të flisnim drejtpërdrejt me dikë në të gjithë rruzullin tokësor pa pasur nevojë të largoheshim nga shtëpitë tona. Kush e di se çfarë sjell e ardhmja?

Siç thotë ajeti, Allahu ka regjistruar çdo gjë në një libër. Ne mund të mos jemi ende në gjendje ta perceptojmë këtë histori, por ajo është atje. Ruhet në rrathët e pemëve, në kockat e fëmijëve, në dritën e yjeve, e kështu me radhë. Gjithçka lë mbresë dhe asgjë nuk shkon kot.[3]

Lexoni:


[1] Kurani Famëlartë, 78:30.
[2] Hazret Mirza Beshiruddin Mahmud Ahmed r.a., “Tefsir-e-Kebir”, vëllimi VIII, fq. 43.
[3] Gazeta e përjavshme “Al Hakam”, nr. 221, e premte, 21 janar 2022, botues: “Ahmadiyya Archive & Research Centre (ARC)”, Londër, Angli, fq. 21.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp