Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit er-Rahim (Mëshirëbërësi)
Er-Rahim (Mëshirëbërësi)
اَلْحَمْدُ لِلّٰہِ رَبِّ الْعَالَمِیْنَ ۔ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیْمِ۔
Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve; të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.[1]
Fjala Er-Rahim الرَّحِیْم vjen nga gjuha arabe me rrënjë ra-hi-me رَحِمَ . Kjo fjalë përmban nuancën e përsëritjes së diçkaje dhe shpreh sjelljen reciproke sipas shkallës a pozitës përkatëse. Në këtë mënyrë, atributi Er-Rahim i referohet asaj qenie, i cili i dhuron mirësi e shpërblim atij që ia meriton plotësisht mëshirën.
Fjala Er–Rahim përdoret për atë person i cili e ka brumosur veten me frymën e mëshirës, si dhe ai që përfiton nga mëshira.[2] I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka shtjelluar këtë atribut të Zotit në një hadith. Ai ka thënë:
عَنْ صَفْوَانَ بْنِ مُحْرِزٍ، أَنَّ رَجُلًا سَأَلَ ابْنَ عُمَرَ، كَيْفَ سَمِعْتَ رَسُولَ اللّٰهِ صَلَّى اللّٰهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ فِي النَّجْوٰى؟ قَالَ: يَدْنُو أَحَدُكُمْ مِنْ رَبِّهِ حَتّٰى يَضَعَ كَنَفَهُ عَلَيْهِ، فَيَقُولُ: ” عَمِلْتَ كَذَا وَكَذَا “، فَيَقُولُ: نَعَمْ، وَيَقُولُ: ” عَمِلْتَ كَذَا وَكَذَا ” فَيَقُولُ: نَعَمْ، فَيُقَرِّرُهُ، ثُمَّ يَقُولُ: ” إِنِّي سَتَرْتُ عَلَيْكَ فِي الدُّنْيَا فَأَنَا أَغْفِرُهَا لَكَ الْيَوْمَ”
Safvan ibn Muhrizi r.a. transmeton se njëherë një person e pyeti Ibn Omerin r.a.: “Çfarë keni dëgjuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. lidhur me Nexhva (i.e. biseda e fshehtë e cila zhvillohet në ditën e Gjykimit, midis Zotit dhe një robi mëkatar)? Ai iu përgjigj: I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë që atë ditë do të paraqitet një rob para Zotit dhe Ai do t‘ia vërë dorën në qafë dhe do të pyesë: “A ke kryer filan a filan mëkat?” Ai do të pranojë duke thënë “Po”. Zoti do t’ia pyesë sërish: “A e ke kryer këtë e këtë mëkat?” Në këtë mënyrë, Zoti do t’i bëjë të pranojë (të gjitha mëkatet e tij) e pastaj do t’i thotë: “Unë mbulova mëkatet e tua për ty në botë, dhe sot i fal të gjitha”.[3]
Rahimijet – Mirësia e veçantë e Zotit ndaj njeriut
“Atributi i tretë i Allahut, i cili përbën mirësinë e Tij në shkallën e tretë quhet Rahimijet dhe për këtë arsye Ai është quajtur er-Rahim në suren el-Fatihe. Sipas shprehjes idiomatike të Kuranit Famëlartë, Zoti i Madhërishëm quhet er-Rahim, kur Ai ua pranon njerëzve lutjet, përgjërimet dhe veprat e mira, i mbron ata nga fatkeqësitë, gjëmat dhe dështimi i përpjekjeve. Kjo mirësi përkufizohet gjithashtu si një hijeshi e veçantë që i përgjigjet vetëm racës njerëzore. Gjërave të tjera, Zoti nuk ka u ka dhënë aftësinë e lutjes, përgjërimit dhe veprave të dëlira, ndërsa njeriut i janë dhuruar këto mundësi. Njeriu është ajo qenie e gjallë i cili gëzon aftësinë e të folurit, ndërsa të tjerët nuk e kanë këtë dhe duke ushtruar këtë aftësi, ai mund të fitojë mirësinë hyjnore. Kjo bën të qartë se të luturit është vetia e njerëzores, të cilën e trashëgon njeriu si pjesë të qenësishme”.[4]
Mesihu i Premtuar a.s. gjithashtu ka thënë:
“Dallimi midis mëshirës gjithëpërfshirëse (Rrahmanijet) dhe mëshirëbërësisë (Rahimijet) është që veprat dhe përpjekjet nuk kanë lidhje me të parën, ndërsa në të dytën ato luajnë një rol të rëndësishëm. Megjithatë njeriun e shoqëron dobësia dhe mëshira e Zotit dëshiron t’i mbulojë të metat”.[5]
Lexoni gjithashtu:
EMRAT E ALLAHUT – EMRAT E ZOTIT
Emrat e Allahut, atributet e Tij
[1] Kurani Famëlartë 1:2,3
[2] Said el-Khuri Esh-Shertuti, Ekrebul Mevarid, f. 398, botuar në 1982 në Kum, Iran
[3] Sahih Buhariu, #6070
[4] Ejamus Suleh, Ruhani Khazain, vëll. 14, f. 249, botuar në 2008, Pakistan
[5] Melfuzat, vëll. 1, f. 127