Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi)

Emrat e Allahut

I Gjithëmëshirshmi (Er-Rahman)

اَلْحَمْدُ لِلّٰہِ رَبِّ الْعَالَمِیْنَ ۔ الرَّحْمٰنِ الرَّحِیْمِ۔

Lavdia është e Allahut, Zotit të botëve; të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.[1]

Fjala Er-Rahman الرَّحْمَـٰن është një ndër atributet e Zotit të Plotfuqishëm që përdoret posaçërisht për t’iu referuar Atij e jo dikujt tjetër. Kjo fjalë buron nga gjuha arabe dhe rrënja e saj është Ra-Hi-ma-hu رَحِمَـهُ që do të thotë për t’i ngjallë dikujt dhembje dhe mëshirë për dikë, për të falur dikë me zemërbutësi dhe për t’iu afruar dikujt me dhembshuri. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka shtjelluar këtë atribut në një hadith të njohur:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ ـ رضى الله عنه ـ عَنِ النَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم قَالَ ‏ “‏إِنَّ الرَّحِمَ سُجْنَةٌ مِنَ الرَّحْمَنِ، فَقَالَ اللَّهُ مَنْ وَصَلَكِ وَصَلْتُهُ، وَمَنْ قَطَعَكِ قَطَعْتُهُ‏”‏‏.‏

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Fjala الرَّحِمَ Er-Rahima (mitër) rrjedh nga Er-Rahman, rreth të cilit Allahu ka thënë: “Unë do të ruaj marrëdhënie të mira me atë që ruan marrëdhënie të ngrohta me ty (me familjen e farefisin) and do të pres marrëdhënie me atë që ka prishur marrëdhënie me ty (me familjen e farefisin).[2]

Rrahmanijet – Mëshira gjithëpërfshirëse e Zotit të Madhërishëm

“Atributi i dytë i Zotit të Plotëfuqishëm, i cili përbën mirësinë e Tij në shkallën e dytë është Rrahmanijet (mëshirë gjithëpërfshirëse). Ajo gjithashtu mund të cilësohet si mëshirë e përgjithshme dhe e cila është përshkruar në suren el-Fatiha me termin Er-Rahman (i Gjithëmëshirshëm). Sipas terminolgjisë së Kuranit Famëlartë, Zoti i Madhërishëm quhet Er-Rrahman sepse Ai i ka dhënë çdo krijese, përfshirë dhe njeriun, formën dhe cilësitë e duhura. Kjo nënkupton që njeriut i janë dhënë aftësitë, fuqitë, trajta e gjymtyrat që i përshtaten llojit të jetës që është caktuar për të, dhe të cilat u përgjigjen më së miri nevojave të saj. Ai është pajisur me çdogjë që i nevojitej për zhvillim të mëtejshëm.

Shpendëve, kafshëve dhe njeriut të gjithëve u janë dhënë fuqitë e duhura. Madje, mijëra vite përpara ekzistencës së tyre, Zoti i Plotfuqishëm, në saje të atributit të “mëshirës gjithëpërfshirëse”, ka krijuar trupa qiellorë dhe tokësorë, me qëllim që të shërbejnë si mbrojtës për qenien e tyre. Kjo tregon se askush nuk ka ndërhyrë në ngjizjen e mëshirës së Tij gjithëpërfshirëse. Mëshira absolute e Zotit u vë në lëvizje shumë kohë përpara se të ngjizeshin gjallesat. Njeriu është përfituesi më i madh i atributit Rrahmanijet të Zotit të Madhërishëm, sepse çdo gjë tjetër po flijohet për mbarëvajtjen e tij. Prandaj, njeriut i është bërë thirrje që Zoti i tij është Er-Rrahman – i Gjithëmëshirshëm”.[3]


[1] Kurani Famëlartë 1:2-3
[2] Sahih Buhariu, # 5988
[3] Mirza Ghulam Ahmed a.s., Ejamus-Suleh, Ruhani Khezain, vëll. 14, f. 248-249

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp