Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Malik (Sunduesi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Malik (Sunduesi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit Malik

El-Mālik (Sunduesi)

Emrat e Allahut - Emrat e Zotit Mālik

مٰلِكِ یَوْمِ الدِّیْنِ

Sunduesi i Ditës së Gjykimit.[1]

Fjala Mālik i referohet atij i cili me të drejtë zotëron diçka dhe ushtron autoritet mbi të. Kjo fjalë mund të përdoret edhe për atë, i cili shpreh urdhra dhe ua nënshtron të tjerët vullnetit të tij, të cilave të tjerët duhet t’u nënshtrohen.

El-Mulk المُلْک  nënkupton ushtrimin e autoritetit mbi diçka, të cilin njeriu e zotëron dhe sundon plotësisht. Kështu atributi Māliki Jaumid-dīn do të thotë që Zoti i Madhërishëm është Sunduesi i Ditës së Gjykimit.[2]

Në një hadith të njohur, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ، قَالَ سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم يَقُولُ ‏ “‏ يَقْبِضُ اللَّهُ الأَرْضَ، وَيَطْوِي السَّمَوَاتِ بِيَمِينِهِ، ثُمَّ يَقُولُ أَنَا الْمَلِكُ، أَيْنَ مُلُوكُ الأَرْضِ ‏”‏‏.‏

Ebu Selma transmeton nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë: “Allahu do të mbërthejë tokën, dhe do t’i palosë qiejt me dorën e Tij të djathtë, dhe do të deklarojë “Unë jam Mbreti. Ku janë mbretërit e tokës?”[3]

Zoti i Plotfuqishëm: Sunduesi i të gjithë sovranëve

“Mirësia e katërt e Zotit të Madhërishëm, e cila ndoshta mund të quhet hijeshia më e veçantë, është Mālikijet (sundimi) mbi Ditën e Gjykimit, dhe falë këtij atributi, Ai është quajtur Māliki Jaumid-dīn në suren el-Fatihe.

Dallimi midis këtij atributi dhe Rahimiijet është që përmes lutjes dhe adhurimit atributi Rahimijet e bën njeriun të denjë për të arritur qëllimin, ndërsa i jepet shpërblimi përmes atributit Mālikijet. Kjo i shëmbëllen një nxënësi i cili merr provimin me sukses pas një pune këmbëngulëse. Të presësh një sukses të merituar përmes ndikimit të atributit Rahimijet, i ngjan marrjes së provimit nga nxënësi, ndërsa fitimi i rendit dhe arritja e synimit kryesor për të cilin ai kishte dhënë provim, i ngjan shpërblimit që fitohet përmes atributit Mālikijet.

Këto dy atribute tregojnë që dhuntitë e lidhura me Rahimijet mund të fitohen përmes mëshirës së Zotit dhe favoret e atributit Mālikijet jaumid-dīn mund të arrihen me anë të mirësisë së Tij. Ndonëse Mālikijet jaumin-din do të shfaqet në mënyrë të plotë e të gjithanshme në jetën e përtejme, por këto katër atribute do të shfaqen edhe në këtë botë, në përputhje me përmasat e saj.[4]

LEXONI:


[1] Kurani Famëlartë 1:4
[2] Mufredat Imam Raghib
[3] Sahih Buhariu, #4812
[4] Ejamus Suleh, Ruhani Khazain, vëll. 14, f. 250, 251, botuar në 2008, Pakistan

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp