Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Xheb-bār (Ndreqësi)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Emrat e Allahut | Kuptimi i emrit el-Xheb-bār (Ndreqësi)

El-Xheb-bār (Ndreqësi)

هُوَ اللَّـهُ الَّذِي لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْمَلِكُ الْقُدُّوسُ السَّلَامُ الْمُؤْمِنُ الْمُهَيْمِنُ الْعَزِيزُ الْجَبَّارُ الْمُتَكَبِّرُ ۚ سُبْحَانَ اللَّـهِ عَمَّا يُشْرِكُونَ ۝

Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!1

El-Xheb-bār الْجَبَّارُ është një ndër atributet e Zotit të Plotfuqishëm, i cili rrjedh nga fjala rrënjësore Xhe-Be-Ra جَبَرَ e arabishtes. Ky emër i atribuohet atij, i cili sjell reformim dhe e ndreq atë që është e prishur. Ne hasim gjithashtu një thënie të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., e cila e zgjeron këtë kuptim. Ai ka thënë:

عَنِ ابْنِ عُمَرَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَرَأَ هَذِهِ الْآيَةَ ذَاتَ يَوْمٍ عَلَى الْمِنْبَرِ وَمَا قَدَرُوا اللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِ وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ وَرَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ هَكَذَا بِيَدِهِ وَيُحَرِّكُهَا يُقْبِلُ بِهَا وَيُدْبِرُ يُمَجِّدُ الرَّبُّ نَفْسَهُ أَنَا الْجَبَّارُ أَنَا الْمُتَكَبِّرُ أَنَا الْمَلِكُ أَنَا الْعَزِيزُ أَنَا الْكَرِيمُ فَرَجَفَ بِرَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ الْمِنْبَرُ حَتَّى قُلْنَا لَيَخِرَّنَّ بِهِ

Hazret Ibn Omeri r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. lexoi këtë ajet nga foltorja: “Ata nuk e kanë vlerësuar Allahun siç duhej. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë nën sundimin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën dorën e Tij të djathtë. I Shenjtë është Ai dhe është shumë i lartë nga ajo që ata shoqërojnë me Të në adhurim!”2 Profeti s.a.v.s. e kapi fort foltoren dhe duke lëvizur dorën e tij para e mbrapa, tha: “Zoti i Plotfuqishëm shpall atributet e Tij dhe deklaron: ‘Unë jam Ndreqësi, Unë jam Krenari, Unë jam Sunduesi, Unë jam Triumfuesi dhe Unë jam Bujari’.”Përcjellësi rrëfen se foltorja po dridhej aq fort nga lëvizjet e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. saqë kishin frikë se do të rrëzohej foltorja, bashkë me Profetin s.a.v.s..3

Imam Ragibi në veprën e tij “el-Mufredat fi Gharibil Kuran” shkruan që Allahu quhet el-Xheb-bār sepse Ai i shpërblen njerëzit në mënyrë të përsëritur dhe u dhuron mirësi. Fjala جَبَرَ Xhe-be-re do të thotë të ndreqësh diçka me anë të fuqisë dhe ta kthesh atë në gjendjen e mëparshme. Hazret Aliu r.a. shpesh lutej me këto fjalë:

يَا جَابِرَ كُلَّ كَسِيْرٍ وَ يَا مُسَهِّلَ كُلِّ عَسَيْرٍ

“O ndreqës për çdo të prishur dhe o lehtësues për çdo të mjeruar!”4

جَبَرَ الله فلانا (Xhebere Allahu fulanen) do të thotë Allahu ia plotësoi nevojat filanit.

Sipas leksikut Lisanul Arab, el-Xheb-bār është atributi i Allahut, përmes të cilit, Ai u dikton njerëzve vullnetin e Tij për t’iu përgjigjur dëshirës së Tij në çështje të lejuara e të ndaluara.

Nëse përdoret për njeriun, ky atribut mbart kuptimin negativ dhe shërben për të shprehur vërejtjen e për të ndrequr gabimet në qëndrim e sjellje. P.sh. fjala el-Xheb-bār i referohet atij njeriu i cili lëvdohet dhe mburret pa të drejtë a meritë, që nuk pranon të drejtën e të tjerëve dhe në arrogancë përbuz adhurimin e Zotit. Një njeri i tillë fsheh gabimet e veta dhe për shkak të arrogancës, nuk pranon të vërtetën. Ja disa shembuj nga Kurani:

وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِجَبَّارٍ ۖم… ti nuk do t’i detyrosh ata me dhunë.5

ذَٰلِكَ يَطْبَعُ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ قَلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍKështu, Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi dhe mizori.6

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، – قَالَ هَنَّادٌ – قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صلى الله عليه وسلم:‏ قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ الْكِبْرِيَاءُ رِدَائِي وَالْعَظَمَةُ إِزَارِي فَمَنْ نَازَعَنِي وَاحِدًا مِنْهُمَا قَذَفْتُهُ فِي النَّارِ
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Krenaria është manteli im dhe madhështia është rroba ime. Unë do të ndëshkoj ashpër këdo që synon të barazohet me mua qoftë në njërën prej tyre”.7

أَلْجَبَّارُ do të thotë se Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe gjithçka i nënshtrohet e i përgjërohet Atij. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka veçuar këtë pikë në një hadith.

عَنْ عَبْدِ اللهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِي، أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “قَلْبُ ابْنِ آدَمَ بَيْنَ إِصْبَعَيْنِ مِنْ أَصَابِعِ الْجَبَّارِ عَزَّ وَجَلَّ، إِذَا شَاءَ أَنْ يُقَلِّبَهُ قَلَّبَهُ ” ، فَكَانَ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ: ” يَا مُصَرِّفَ الْقُلُوبِ”.
Hazret Abdullah ibn Amr ibn el-Asi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Zemra e çdo njeriu gjendet midis dy gishtërinjve të Zotit el-Xheb-bār (Ndreqës) Azze ve Xhel, i cili mund ta ndryshojë kur të dojë”. Ai s.a.v.s. shpesh bënte këtë lutje: “O Ktyhes i Zemrave!”8

Hazret Mesihu i Premtuar a.s. shkruan:

“Njeriu shpëton nga mëkati vetëm atëherë, kur njoftohet bindshëm për Zotin, për madhështinë e Tij dhe për shpërblim-ndëshkimin prej Tij. Rrënja e çdo shkeljeje është padija. Ai që merr një pjesë nga njohja bindëse e Zotit, nuk mund të mbetet dot shkelës. Nëse i zoti i shtëpisë di që një përmbytje e madhe po vjen drejt strehës së tij, ose që ka rënë zjarr rreth e përqark dhe që rrezikohet shtëpia e tij, ai nuk mund të qëndrojë në të. Atëherë, duke pretenduar bindje në shpërblim-ndëshkim prej Zotit, pse po qëndroni në gjendjet tuaja të rrezikshme?
Prandaj, hapni sytë dhe shikoni ligjin e Zotit që gjendet kudo në botë. Mos u bëni minj që futen në gropë, por zogj që fluturojnë në lartësinë e qiellit.”9

Lexoni

Shënime

1. Kurani Famëlartë 59:24.
2. Kurani Famëlartë 39:68.
3. Ahmad ibn Hanbel, Musnedul Imam Ahmad, vëllimi II, Botues: Dar Ih’jaut-turath el-Arabije, Bejrut, 1414 h./1993, f. 72, hadithi nr. 5391.
4. Muhammed el-Zurkani, Sherh el-Mevahib el-Ledunnijah bil-Minehil Muhammedijeh, vëll. 1, f. 195, Darul-Kutub el-Ilmijeh, Bejrut.
5. Kurani Famëlartë 50:46.
6. Kurani Famëlartë 40:36.
7. Sunen Ebu Davud, Kitab: El-Libas, Bab: Ma xha-a fil-Kibr, hadith numër: 4090.
8. Imam Ahmed ibn Hanbel (164-241 hixhri), Musned el-Imam Ahmed ibn Hanbel, vëllimi XI, Botues: Muesseretur-Risale, Bejrut, 1421 h./2001, f. 182, hadithi nr. 6610.
9. Hazret Mirza Ghulam Ahmed a.s., Mësimi ynë, botues: Fondacioni Xhemati Musliman Ahmedia i Shqipërisë, Tiranë, 2020, f. 39-40, ISBN: 978-9928-4491-4-6.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp