Ëndrra dhe shpallja hyjnore në fetë e botës

Ai me urdhrin e Tij i zbret engjëjt me Shpirtin e Shenjtë mbi kë të dojë nga robërit e Tij: Paralajmëroni që nuk ka adhurueshëm tjetër përveç Meje, andaj, prej Meje kini druajtje!
ISLAMI, Kurani Famëlartë, 16:3.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Nëse ndonjëri prej jush shikon një ëndërr që i pëlqen atij, ajo është prej Allahut, dhe i duhet të falënderojë Allahun për këtë dhe le t’ua rrëfejë të tjerëve. Por, nëse sheh (ndonjë ëndërr të keqe) që nuk i pëlqen atij, ajo është nga shejtani dhe njeriu duhet të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj dhe nuk duhet t’ia përmendë atë askujt. (Nëse vepron kështu) ai do të ruhet nga e keqja e saj”.
ISLAMI, Profeti Muhammed s.a.v.s., Sahihu i Buhariut, Kitab: “et-Ta’bir”, Bab: “er-Rru’ja min-Allah” , hadithi nr. 6985.
Mos mendoni se shpallja e Zotit nuk vjen më dhe se ka mbetur vetëm në të kaluarën dhe se Shpirti i Shenjtë nuk zbret dhe se ka zbritur vetëm në kohërat e mëparshme. Sinqerisht ju them të vërtetën, çdo derë mbyllet, por dera nga e cila zbret Shpirti i Shenjtë kurrë nuk mbyllet. Hapni dyert e zemrave tuaja, që ai të hyjë në to.
ISLAMI, Mesihu i Premtuar a.s., Arka e Nuhut, f. 54.
Pastaj Zoti tha: “Dëgjoni tani fjalët e mia! Nëse ka një profet midis jush, unë, Zoti i bëhem i njohur atij në vegim, flas me të në ëndërr”.
JUDAIZMI, Dhjata e Vjetër, Numrat 12:6.
Kam edhe shumë të tjera për t’ju thënë por tani s’mund t’i kuptoni. E kur të vijë ai ‑ Shpirti i së Vërtetës ‑ Ai do t’ju udhëzojë ta njihni tërë të Vërtetën. Ai s’do të flasë prej vetvetes, por do të flasë çka të dëgjojë dhe do t’ju zbulojë të ardhmen.
KRISHTËRIMI, Dhjata e Re, Jakobi 3:5-9.
Një natë me hënë të plotë, mbretëresha Mahamaja e cila flinte në pallat, pa një ëndërr. Ajo e ndjeu veten sikur e kishin marrë nga katër deva (shpirtra) në liqenin Anotatta në Himalajë. Pasi e lanë në liqen, shpirtrat e veshën me pëlhura qiellore, e vajosën me parfume dhe e mbuluan me lule hyjnore. Pak më vonë, iu shfaq një elefant i bardhë, i cili mbante një zambak uji të bardhë në trung, dhe shkoi rreth saj tri herë. Pastaj, ai i hyri në mitër nga ana e djathtë. Në fund elefanti u zhduk dhe mbretëresha u zgjua. Ajo kuptoi se i ishte dhënë një mesazh i rëndësishëm, pasi elefanti është simbol i madhështisë në Nepal.
BUDIZMI, Legjenda budiste