Falja në fetë e botës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Falja në fetë e botës

falja në fetë e botës

“Dhe çka ju është dhënë juve është kënaqësia e përkohshme e kësaj bote, e ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme për ata që e pranojnë besimin dhe i mbështeten vetëm Zotit të tyre. Dhe ata të cilët ruhen prej mëkateve të mëdha e prej veprave të turpshme dhe kur zemërohen, ata falin. Dhe ata që e dëgjojnë thirrjen e Zotit të tyre dhe e falin namazin dhe e rregullojnë çdo çështje të tyre me konsultime reciproke, dhe që shpenzojnë prej asaj që Ne u japim. Dhe që kur sillen padrejtësisht, e mbrojnë veten”.

KURANI FAMËLARTË 42:37-40

Musai, djali i Imranit tha: “O Zoti im! Cili është shërbëtori më i denjë sipas vlerësimit Tënd?”. Iu tha “Ai që fal edhe pse ka fuqi e pushtet”.

PROFETI  MUHAMMED S.A.V.S. Imam Bejhaki, “Shu’Abul-Iman”, Hadithi nr. 8327.

Nëse Zoti i Madhërishëm nuk do të kishte dashur t’i falte penduesit duke mëshiruar ata, përse duhet ta nguliste ndjenjën e faljes në natyrën njerëzore? Sigurisht, vetia më e lartë e njeriut është t’u lirojë fajtorëve nga detyrimi dhe t’u falë gabimin… A nuk është e vërtetë që dobësia e njeriut është një helm vdekjeprurës dhe emri i Zotit et-Tevvab d.m.th. Pendimpranues i përgjigjet pikërisht kësaj dobësie njerëzore? Me të vërtetë, falja është një vepër që nëse shfaqet në kohën e duhur, e pranon edhe natyra njerëzore.

ISLAMI, Mesihu i premtuar a.s., Çëshma-e-Ma’rifet, Ruhani Khaza’in, V. 23, F. 192-193

Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në alter e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre dhuratën tënde aty para alterit, shko e pajtohu më parë me vëllain tënd e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!

KRISHTËRIMI, BiBLA, Mateu 5:23-24

“Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti”.

JUDAIZMI, Tanakh, Levitiku 19:18

“Ai që hakmerret ose mban mëri i ngjan atij njeriu i cili duke punuar me thikë ka vrarë njërën dorë, e tani hakmerret duke vrarë dorën tjetër”.

JUDAIZMI,  Jerusalem Talmud, Nedarim 9:4

“Aty ku është falja, gjendet edhe Zoti”.

SIKIZMI, Adi Granth, Shelok, Kebir, f. 1372

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp