Lutje e përsosur për të kërkuar falje, mëshirë dhe ndihmën kundër armiqve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje e përsosur për të kërkuar falje, mëshirë dhe ndihmën kundër armiqve

Lutje kuranore Audio

Dy ajetet e fundit të sures El-Bekare përbëhen nga lutjet e poshtëshënuara. Hazret Ebu Mesudira tregon se këto dy ajete janë më se të mjaftueshme për atë që i lexon para se të flejë gjatë natës dhe janë prej atij thesari të arshit, që nuk i është dhënë asnjë profeti tjetër para Profetit Muhammedsas.[1]

I Dërguari i Allahutsas ka theksuar se besimtarët duhet t’i mësojnë përmendsh këto dy ajete dhe t’ua mësojnë edhe anëtarëve të familjes së tyre, sepse ato përbëhen nga namazi, Kurani dhe lutja.[2]

Më poshtë jepet vetëm pjesa e lutjes së këtyre dy ajeteve:

lutje kuranore lutje kuranore
Ne e dëgjuam dhe iu bindëm. Na fal, o Zoti ynë! Te Ti është kthimi!

O Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! O Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën, që ua ngarkove atyre që ishin para nesh! O Zoti ynë, mos na ngarko diçka që nuk mund ta mbartim! Na tolero, na fal dhe na mëshiro! Ti je Miku ynë. Prandaj, na ndihmo kundër popullit mohues!

Lutje Audio


[1]. Tefsir Tibri, pj. 3, f. 434.
[2]. Sunen Ed-Darimi, Kitabul-fadlil-Kuran, suret Fatiha.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp