
Nuk ka ndonjë lutje të veçantë që duhet të thoni para syfyrit. Mjafton të keni synim në zemër që do të agjëroni. Hani syfyr duke përmendur emrin e Allahut, pra me Bismil-lah.
Për sa i përket lutjes së iftarit, Muadh Ibni Zuhra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në iftar, pra, gjatë mbarimit së agjërimit bënte këtë lutje:
O Allah! Për Ty agjërova dhe me riskun Tënd po e çel iftarin. (Ebu Daud, Kitabus-saum, bab keuli endal-iftar)
Hazret Amr Ibnil-Asi r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë se koha gjatë mbarimit të agjërimit është e veçantë për pranimin e lutjes. Më pas, sipas tij, ai bëri këtë lutje:
O Allah! Në saje të mëshirës Sate që shtrihet mbi çdo gjë, Të kërkoj të m’i falësh gjynahet! (Mustadrik Hakim, Kitabus-saum)