Përgjigja e një imami francez ndaj sulmit terrorist në Francë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Përgjigja e një imami francez ndaj sulmit terrorist në Francë

Teolog, Imam francez i Xhematit Musliman Ahmedia
sulmi ne Yvelines Francë

Nabil Mirza (Autori) me origjinë nga Franca dhe aktualisht shërben si imam i Xhematit Musliman Ahmedia në qytetin Montréal, i vendosur në provincën Franceze-Kanadeze të Kebekut.

U trishtova shumë kur mësova rreth prerjes së kokës së një mësuesi historie në Francë. Si një imam i Xhematit Musliman Ahmedia, unë dënoj fuqimisht dhe pa rezerva vrasjen barbare të mësuesit në Yvelines, që u vra për shkak se paraqiti në klasën e tij karikaturat për Profetin e Islamit s.a.v.s..

I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së viktimës. Jam i pikëlluar nga dy anë: së pari, sepse ky akt i tmerrshëm u krye në vendinlindjen time, dhe së dyti sepse ky akt i është atribuuar në mënyrë të gabuar fesë sime, Islamit.

Tema e Islamit në Francë është shpesh, siç themi në frëngjisht à la une, d.m.th., në faqen e parë. Ky akt i neveritshëm sigurisht që do të shërbejë si lëndë djegëse për polemika në ditët në vijim.

Islamofobia në Francë

Në të kaluarën e afërt, ka pasur një rritje të komenteve urrejtëse rreth Islamit në Francë. Sigurisht, edhe tema e hixhabit mbetet një temë e diskutueshme gjatë gjithë vitit.

Pastaj ishte Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i cili në tetor të vitit 2019, dha pikëpamjen e tij mbi shenjat e radikalizimit. Ai tha se nëse një musliman bëhet rigoroz në praktikën e tij fetare, veçanërisht në muajin e Ramazanit, lëshon mjekrën, falet rregullisht, ose nuk puth gjininë e kundërt, atëherë këto janë disa nga shenjat që duhet të shkaktojnë një alarm që personi i tillë është radikalizuar.[1] Me fjalë të tjera, pikëpamja e tij ishte që muslimanët duhet të ndalojnë së praktikuari fenë e tyre.

Pastaj kemi Charlie Hebdo që ribotoi karikaturat fyese për Profetin e Shenjtë të Islamit, Muhammedin s.a.v.s., duke lënduar ndjenjat e miliona muslimanëve në Francë dhe të miliardave të tjerë në të gjithë botën.

Dhe të mos harrojmë komentet e fundit të Presidentit Francez, Emmanuel Macron, i cili tha: “Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot”. [2]

Kështu, tema e Islamit debatohet shumë në Francë. Megjithatë, kjo nuk mund ta përligjë a të justifikoja kurrsesi marrjen e jetës së një njeriu tjetër.

Si duhet të përgjigjen muslimanët?

Edhe kur përballen me kundërshtime, me sulme ose me mosrespektim të çfarëdo lloji, si për shembull me një veprim kaq të urryer sa karikaturat për Profetin tonë të Shenjtë s.a.v.s., mësimi që u jepet muslimanëve është të përgjigjen me dinjitet dhe urtësi, dhe asnjëherë me dhunë.

Për shembull, Kurani i Shenjtë na mëson të shmangim tubimet tilla ku tallen me shenjat e Zotit, siç thotë Zoti:

sulmi ne Yvelines Francë“… kur dëgjoni se po mohohen ajetet e Allahut ose po përqeshen, mos u ulni pranë atyre (që i mohojnë dhe i përqeshin ato), derisa nuk merren me ndonjë bisedë tjetër. Përndryshe, edhe ju do të jeni si ata.”[3]

Në një rast tjetër, Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin e Shenjtë:

sulmi ne Yvelines Francë“Dhe mos ndiq mohuesit dhe hipokritët, anashkalo lëndimet e tyre dhe mbështetu tek Allahu; Allahu është i mjaftueshëm si Kujdestar.” [4]

Prandaj, Islami mëson që në raste të tilla, njeriu duhet të largohet nga njerëzit e tillë dhe të mbështetet te Zoti i Plotfuqishëm.

Islami na mëson të kemi durim dhe vetëkontroll kur përballemi me komente lënduese, siç thotë Zoti i Lartësuar në Kuranin e Shenjtë:

sulmi ne Yvelines Francë“Ju patjetër do të sprovoheni me pasuritë tuaja dhe me jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fjalë therëse nga ata, të cilëve u ishte dhënë libri para jush dhe nga ata që janë idhujtarë. Po duruat dhe patët druajtje (ndaj Zotit), kjo përnjëmend do të jetë një prej veprave shumë të guximshme.” [5]

Në një ajet tjetër të Kuranit të Shenjtë, ndërsa u drejtohet Profetit të Shenjtë s.a.v.s. dhe muslimanëve, Zoti i Madhërishëm thotë:

sulmi ne Yvelines Francë“Dhe duro mbi atë që ata thonë dhe ndahu nga ata në një mënyrë të denjë.” [6]

Zgjidhja e tretë që Kurani i Shenjtë na mëson është të falim njerëz të tillë pasi mundet që ata na ofendojnë ose kryejnë gjëra të tilla për shkak të mungesës së dijes, siç thotë Zoti i Madhërishëm:

sulmi ne Yvelines Francë“Prej ithtarëve të Librit ka shumë nga ata që, pasi ju të keni pranuar besimin, duan t’ju kthejnë sërish në mohim. Kjo për shkak të smirës që buron prej zemrave të tyre, edhe pse atyre u është bërë e qartë e vërteta. Andaj, falini dhe tolerojini, derisa Allahu të shfaqë vendimin e Tij. Allahu pa dyshim ka fuqi të plotë mbi çdo gjë që dëshiron.” [7]

Pra është e qartë, se në asnjë mënyrë Islami nuk e konsideron të pranueshme të dëmtojmë fizikisht ndokënd, përkundrazi ai mëson të shmangim njerëz të tillë, të besojmë tek Allahu dhe t’i falim ata.

Shembulli i Profetit Muhammed s.a.v.s.

Njerëzit u tallën me Profetin Muhammed s.a.v.s. që gjatë jetës së tij, megjithatë, ai kurrë nuk iu drejtua me dhunë.

Kurani i Shenjtë përmend një incident të veçantë në fjalët vijuese:

sulmi ne Yvelines Francë“… kur të kthehemi në Medinë, më i nderuari me siguri do të dëbojë prej saj më të poshtrin.” [8]

Këto fjalë u thanë nga hipokriti ‘Abdullah bin Ubej bin Seluli, kur ai ofendoi publikisht Profetin Muhammed s.a.v.s.. Cili qe reagimi i Profetit s.a.v.s.? Jo vetëm që ai e fali atë, madje, më vonë kur ‘Abdullah bin Ubej bin Seluli vdiq, Profeti s.a.v.s. u nis për të drejtuar faljen e tij të xhenazes.

Islami është tërësisht kundër lëndimit të ndjenjave të njerëzve, por edhe në rastin kur dikush u lëndon ndjenjat muslimanëve, Islami në asnjë mënyrë nuk i lejon muslimanët të përdorin dhunë si kundërpërgjigje.

Pra, Kurani Famëlartë shumë bukur i mëson muslimanët se si të reagojnë ndaj veprimeve të tilla të urryera. Në fakt, Islami mëson që të shmanget përgjigjja e talljeve të tilla edhe me gojë, aq më tepër me dhunë.

Udhëzimi i Kalifit të Xhematit Musliman Ahmedia

Është për të ardhur keq që në raste të tilla, një pjesë e vogël e të ashtuquajturve ‘muslimanë’ përdorin mjete të dhunshme, të cilat bien plotësisht në kundërshtim me mësimet thelbësore të Islamit.

Sidoqoftë, bota është bekuar me një udhëheqës musliman, i cili qëndron në front për sqarimin e mesazhit të vërtetë dhe paqësor të Islamit përpara botës. Ky udhëheqës nuk është askush tjetër përveçse Kalifi i Pestë dhe Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmedi (aba). Ai jo vetëm që dënon akte të tilla urrejtëse, por udhëzon se si duhet të reagojmë në situata të tilla. Në një rast, shenjtëria e tij (aba) tha:

“Njerëzit materialistë (që e bënë këtë shëmti), janë të verbër fetarisht, të cilët, jo vetëm me profetët, nuk ngurrojnë të tallen edhe me Zotin e Madhërishëm. Nëse edhe ne do të bëjmë ndonjë reagim injorant ndaj veprimeve të injorantëve të tillë, ata do të zhyten akoma më shumë për të thelluar injorancën e tyre. Prandaj, Allahu i Madhërishëm thotë se në vend të zihemi me ta, të mënjanohemi prej tyre që janë kryekëput të padenjë. Është mëkat jo vetëm të qëndroni e të kuvendoni me ta, por edhe të reagoni padenjësisht ndaj veprimeve të tyre të padenja.” [9]

Ndërsa dënoi sulmet terroriste të Westminsterit gjatë vitit 2017, shenjtëria e tij (aba) tha se sulmi ishte një “fyerje ndaj mësimeve të Islamit”. Më tej, ai deklaroi:

“U takon muslimanëve të ngrihen dhe të dënojnë të gjitha format e ekstremizmit dhe të terrorizmit. Kudo dhe kurdo që ndodhin sulme të tilla, ato duhen dënuar në termat më të fortë të mundshëm … tani, është detyra e muslimanëve ahmedianë të tregojnë mësimet e vërteta të Islamit, të cilat janë të dashurisë, të mëshirës, të dhembshurisë dhe të paqes.” [10]

Edhe kohët e fundit, ndodhi një incident tjetër në Suedi, ku Kurani i Shenjtë u ndot dhe u çnderua nga një grup anti-Islam. Fatkeqësisht, disa ‘muslimanë’ reaguan në mënyrë të dhunshme. Shenjtëria e tij (aba), jo vetëm e dënoi reagimin e tillë të tyre, por gjithashtu tha që në vend që të përgjigjet në një mënyrë kaq joislame, duhet të përfitojmë nga mundësi të tilla për t’ia treguar botës mesazhin e vërtetë dhe paqësor të Islamit. Shenjtëria e tij (aba) tha:

“Është detyra e muslimanëve ahmedianë të tregojnë dhe të ilustrojnë mësimet e vërteta dhe paqësore të Islamit në secilin qytet dhe qytezë, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë realitetin e fesë sonë.” [11]

Ky, në fakt, është reagimi i muslimanit të vërtetë. Në botën e sotme, nuk ka duket ndokush tjetër përveç shenjtërisë së tij, Hazret Mirza Masrur Ahmed (aba), i cili praktikon dhe përhap siç duhet mesazhin e vërtetë të Islamit, në dritën e mësimeve të Kuranit dhe të Profetit të Shenjtë s.a.v.s.. Kështu, Xhemati Musliman Ahmedia përpiqet ta përhapë këtë mesazh, të dashurisë, të harmonisë, të tolerancës, të durimit dhe të paqes në të gjithë botën.


Referencat

[1] https://www.bfmtv.com/police-justice/quels-sont-les-signaux-qui-permettent-d-identifier-un-cas-de-radicalisation-islamiste_AV-201910090084.html
[2] https://www.bfmtv.com/politique/emmanuel-macron-l-islam-est-une-religion-qui-vit-une-crise-aujourd-hui-partout-dans-le-monde_VN-202010020146.html
[3] Kurani Famëlartë 4:141
[4] Kurani Famëlartë 33:49
[5] Kurani Famëlartë 3:187
[6] Kurani Famëlartë 73:11
[7] Kurani Famëlartë 2:110
[8] Kurani Famëlartë 63:9
[9] Fjalimi i së xhumasë 16 janar 2015
[10] Fjalimi i së xhumasë 24 mars 2017
[11] https://www.pressahmadiyya.com/press-releases/2020/08/head-of-ahmadiyya-muslim-community-strongly-condemns-horrific-act-of-quran-burning-in-malmo/

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp