A mësoi Profeti Muhamed që muslimanët të përdornin dhunën për të përhapur Islamin?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

A i mësoi Profeti Muhammed muslimanët që të përdornin terrorizmin dhe xhihadin për të përhapur Islamin?

terrorizmi per te perhapur islamin

Kritikët pohojnë se “thelbi i Islamit është një ideologji e luftës globale” dhe se, sipas tyre, Profeti Muhammed s.a.v.s. mbështeti këtë luftë globale nëpërmjet terrorizmit dhe xhihadit.[1]

Kurani e ka përdorur fjalën xhihad 34 herë për të shprehur konceptin e përpjekjes për të përsosur veten,[2] për të përmirësuar shoqërinë,[3] ose për të mbrojtur lirinë e besimit.[4] Profeti Muhammed s.a.v.s. ka përdorur fjalën xhihad kur i referohet shërbimit ndaj prindërve[5], duke përmirësuar karakterin,[6] kryerjen e haxhit[7] dhe luftën mbrojtëse për lirinë e besimit.[8]

Profeti Muhammed s.a.v.s. gjithashtu, pasi u kthye nga beteja, e shpalli xhihadin e ndaj vetvetes superior ndaj xhihadit për të mbrojtur lirinë e besimit:

“Ne po kthehemi nga xhihadi më i vogël për në xhihadin më të madh.”[9]

[Lexoni: Çfarë është xhihadi? Llojet e tij? Shkaqet e terrorizmit të kohës sonë?]

Çfarë është xhihadi?

Për më tepër, Kurani ndalon luftën kundër çdo grupi paqësor,[10] thekson në mënyrë të përsëritur rëndësinë e lirisë së besimit,[11] dhe lejon luftën vetëm për të mbështetur lirinë e besimit dhe për të mbrojtur veten kundër një agresori, edhe kjo pasi të ketë ndodhur mërgimi për shkak të persekutimeve të ashpra.[12] Kurani, siç u përmend më herët, thekson gjithashtu se asnjë fe nuk mund të monopolizojë shpëtimin[13] dhe miraton ekumenizmin (bashkëpunimin e kulteve fetare).[14]

Në vend që të mbështeten në Kuran dhe hadithet (thëniet e Profetit Muhammed s.a.v.s.), kritikët shpesh citojnë Abul Ala Maududin, klerik dhe themelues i partisë ekstremiste të djathë të Pakistanit Xhemat-i-Islami dhe ulema (dijetarë) të tjerë bashkëmendimtarë, arabë dhe joarabë. Padyshim, i ndikuar nga filozofia e klerikëve mesjetarë, Maududi e ndau botën në dy “grupe” dhe predikoi dhunën kundër jomuslimanëve dhe gjithashtu kundër muslimanëve me të cilët nuk pajtohet. Por jo vetëm që pikëpamjet e Maududit bien në kundërshtim me Kuranin e Shenjtë, por edhe Profeti Muhammed s.a.v.s. gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme i ka dënuar klerikët e tillë dhe ka profetizuar që do të bëhej kjo situatë:

“Dijetarët e tyre do të jenë krijesat më të këqija nën qiell. Mosmarrëveshja do të ngrihet prej tyre dhe do të kthehet drejt tyre.”[15]

“Në Umetin (popullin) tim do të vijë një epokë frike dhe njerëzit do t’u drejtohen dijetarëve të tyre për udhëzime, por do t’i gjejnë si majmunë dhe derra.”[16]

“[Do të vijë një kohë kur] Nga dija nuk do të mbetet asgjë. Njerëzit do t’i bëjnë injorantët udhëheqës dhe do të kërkojnë udhëzime prej tyre në çështjet e fesë. Këta udhëheqës do të lëshojnë fetva pa ndonjë njohuri. Ata vetë do të jenë të devijuar dhe do t’i çojnë të tjerët në humbje.”[17]

Hazret Mirza Tahir Ahmedi, Kalifi i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia r.a., e kundërshton plotësisht pikëpamjen botërore të Maududit në veprën e tij të shquar “Vrasje në emër të Allahut”. Duke komentuar mbi natyrën e përgjithshme korruptive të shumë dijetarëve muslimanë, Hazret Mirza Ghulam Ahmedi, Mesihu i Premtuar dhe themeluesi i Xhematit Musliman Ahmedia, shkroi mbi një shekull më parë, madje edhe para lindjes së Maududit:

“Kur këta klerikë takohen me sundimtarët e ditëve të sotme, përkulen sikur të jenë gati për t’u përulur; por në llojin e tyre ata insistojnë në mënyrë të përsëritur se ky vend është Dar al-Harb (në gjendje lufte) … Ata i përmbahen aq fort doktrinës së tyre të xhihadit, e cila është tërësisht e gabuar dhe plotësisht në kundërshtim me mësimet e Kuranit të Shenjtë dhe hadithet, që ata të etiketojnë si anti-Krisht dhe të shfajësojnë vrasjen e kujtdo që kundërshton … Ata duhet ta dinë se kuptimi i tyre i xhihadit nuk është fare i saktë dhe se viktima e tij e parë është simpatia dashamirësia njerëzore. Besimi i tyre, se xhihadi duhet të jetë i ligjshëm sot sepse ishte lejuar në Islamin e hershëm, është krejtësisht i gabuar … arsyetimi i tyre është i pabazë. Në asnjë rrethanë, Profeti ynë i Shenjtë s.a.v.s. nuk e ngriti shpatën kundër askujt, derisa ata nuk e kishin ngritur më parë shpatën, duke vrarë pa mëshirë burra të pafajshëm, të devotshëm, gra dhe fëmijë me një brutalitet të tillë, saqë kur lëxojmë për këto ngjarje edhe sot na mbushen sytë me lot.”[18]

Profesori Bernard Lewis pohon se koncepti i hedhjes së vetes në erë është një shpikje e shekullit të 20-të dhe që nuk ka lidhje me Islamin[19] dhe se muslimanët që mbështesin terrorizmin, sikurse Maududi, nuk janë të vetëdijshëm për fenë e tyre.[20]

Në asnjë moment, juristët klasikë nuk ofrojnë ndonjë miratim a legjitimitet ndaj asaj që sot e quajmë terrorizëm. As nuk ka ndonjë dëshmi të përdorimit të terrorizmit siç është praktikuar në ditët tona.[21] Lufta fanatike që u ofron viktimave zgjedhjen e Kuranit apo të shpatës, jo vetëm që është e pavërtetë, por është e pamundur dhe se “në përgjithësi, toleranca muslimane ndaj jobesimtarëve ishte shumë më e mirë se çdo gjë e disponueshme në krishterim…”[22]

Shkurt, Profeti Muhammed s.a.v.s. i ndaloi të gjitha format e terrorizmit dhe në vend të kësaj u mësoi ndjekësve të tij të reflektonin në vetvete për tu vetë-përmirësuar. Kjo ishte, është dhe gjithmonë do të jetë xhihadi më i madh.


[1] Geert Wilders, Marked for Death: Islam’s War Against the West and Me, 78, 84 (2012).
[2] Kurani Famëlartë 2:219; 3:143; 4:96; 5:36, 5:55; 8:73, 8:75, 8:76; 9:16, 9:19, 9:20, 9:24, 9:41, 9:44, 9:79, 9:81, 9:86, 9:88; 16:111 22:79; 25:53; 29:7, 29:70; 47:32; 49:16; 60:2; 61:12.
[3] Kurani Famëlartë 2:219; 3:143; 4:96; 5:36, 5:55; 8:73, 8:75, 8:76; 9:16, 9:19, 9:20, 9:24, 9:41, 9:44, 9:73, 9:79, 9:81, 9:86, 9:88; 16:111; 22:79; 25:53; 29:7, 29:70; 47:32; 49:16; 60:2; 61:12.
[4] Kurani Famëlartë 3:143; 4:96; 5:36, 5:55; 8:73, 8:75, 8:76; 9:16, 9:19, 9:20, 9:24, 9:41, 9:44, 9:73, 9:81, 9:86, 9:88; 16:111; 29:7, 29:70; 47:32; 49:16; 60:2; 61:12; 66:10.
[5] Një burrë erdhi tek Profeti për të kërkuar lejen e tij për të marrë pjesë në Xhihad. Profeti e pyeti: “A janë gjallë prindërit e tu?” Ai u përgjigj duke pohuar. Pejgamberi i tha atij, “Atëherë vendoseni veten në shërbimin e tyre.” Sahih el-Buhari, kitab: “El-xhihad ves-sejr”, bab: “El-xhihadu bi idhnil-ebavejn”, hadithi nr. 2842..
[6] Imam Ja’far al Sadiq ka thënë: “I Dërguari i Zotit çoi një kontigjent të ushtrisë (në betejë). Pas kthimit të tyre (të suksesshëm), ai tha: “Të bekuar janë ata që e kanë kryer xhihadin e vogël dhe kanë ende për të kryer xhihadin e madh.” Kur u pyetën: “Çfarë është Xhihadi i madh?” Profeti u përgjigj: “Xhihadi ndaj vetes’. “Al-Majlisi, Bihar al-Anwar, vëll. 19, fq. 182; Hazret Abu Dharr e pyeti Profetin Muhamed, “Cila luftë është më e mira?” Profeti i tha: “Të luftuarit kundër vetes dhe epshit.” Bihar al-Anwar, vëll. 67.
[7] Një njeri erdhi te Pejgamberi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë jam regjistruar në ushtri për të tillë dhe të tillë betejë (për t’u bashkuar me luftën me Pejgamberin) dhe gruaja ime po largohet për haxh. “I Dërguari i Allahut tha: “Kthehu dhe kryej haxhin me gruan tënde”. Buhari, vëll. 4, Libri 52. Profeti u pyet nga gratë për Xhihadin dhe ai u përgjigj: “Xhihadi më i mirë (për ju) është (kryerja) e Haxhit”. Buhari, vëll. 4, Libri 52.
[8] Kurani Famëlartë 22: 40-42.
[9] “Kashf el-Mahjub” nga Ali bin Osman Hajvairi; “El-Kashshaf” pjesa 3 nën komentin e Kur’anit 22:78.
[10] Kurani Famëlartë 60:9.
[11] Kurani Famëlartë 2: 5, 257, 273; 3:21, 86-92; 4:56, 80-81, 138; 5: 91-93, 99-100; 6:67, 105-108, 112-113, 150; 10: 100-101, 109; 11:29; 13:41; 16:83; 17: 54-55; 18:30; 21:42; 22:18, 68; 24:55; 25:32, 42-44; 27: 108-110, 92-93; 29:19; 36: 8, 17-18, 31; 39: 40-42; 42: 7-8, 48-49; 43: 8; 50:46; 51:57; 64: 9-13; 67: 26-27; 76:30; 84: 7; 88: 22-25; 109: 2-7.
[12] Kurani Famëlartë 2: 191; 22: 40-42.
[13] Kurani Famëlartë 2:63, 112-114; 3: 114-116; 5:67, 70; 7: 160; 22:69.
[14] Kurani Famëlartë 3:65.
[15] al-Bejhaki siç citohet në al-Mishkat, Kitabal-‘Ilm, Kap. 3 dhe Kanz al-‘Ummal, Kap. 6.
[16] Kanz al-‘Ummal, Vol. 7.
[17] Mishkat, Kitab al-Ilm, Kap. 3.
[18] Mirza Ghulam Ahmed, Qeveria Britanike dhe Xhihadi, f. 8-9 (1900).
[19] Bernard Lewis and Buntzie Ellis Churchill, Islam: The religion and People, f. 153 (Wharton School Publishing, 2008).
[20] Po aty fq. 145-50.
[21] Po aty fq. 151.
[22] Po aty fq. 156.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp