Me shume rezultate...
Përsose Islamin me dorën time të paaftë përballë kundërshtarëve dhe të gjithë atyre që ende nuk janë në dijeni të të mirave të tij.
Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri 1 haxh dhe 4 umra, dhe sipas disave të tjerë, bëri 2 umra.
Haxhi i lamtumirës – Në vitin e nëntë të hixhretit, Profeti Muhammed s.a.v.s. bëri haxhin e Mekës. Atë ditë, atij i zbriti ky ajet i famshëm i Kuranit Famëlartë: Sot jua përsosa fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. [1] Pra, në këtë ajet, Allahu tha
Lutje telbija gjatë ihramit Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. rrëfen: “E kam parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. kur lidhi Ihramin, bëri këtë lutje: Erdha te Ti o Allah, erdha. Erdha te Ti. Ti je i Pashoq. Erdha te Ti. Lavdia, bekimi dhe sundimi janë të Tutë. Ti je i Pashoq.” (Buhariu, Kitabul-haxh, bab et-talbijah)
Një komentim shumë i bukur i ajetit “As gjaku e as mishi i kurbaneve tuaja nuk arrin tek Allahu, por tek Ai arrin druajtja juaj”.
Erdha te Ti o Allah, erdha. Erdha te Ti. Ti je i Pashoq. Erdha te Ti. Lavdia, bekimi dhe sundimi janë të Tutë. Ti je i Pashoq.
O Allah! Shtoji Shtëpisë Sate nderin, madhështinë, fisnikërinë, mirësinë dhe ndikimin. Shtoje edhe atë që bën haxhin dhe umranë e saj në madhështi dhe nder, në mirësi dhe ndikim
O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!
Hazret Abdullah Ibni Ebi Aufa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a. gjatë ecjes midis kodrave Safa dhe Marva, thoshte 21 herë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi).[1] Hazret Xhabiri r.a. rrëfen: Gjatë haxhit të tij, i Dërguari i Allahut s.a. u ngjit në kodrën Safa. Kur atij iu duk Qabja, tha tri
O Allah! Ti ke thënë “Më thërrisni dhe unë do t’ju përgjigjem”, dhe Ti e nuk shkel premtimin. Ashtu siç më ke udhëzuar tek Islami, Të kërkoj që të mos ma marrësh këtë dhe unë të jem musliman derisa të vdes.
Po të lyp siç lyp një nevojtar. Po qaj para Teje si një mëkatar i poshtër dhe po të lutem siç lutet një i verbër, i frikësuar. Koka ime është e ulur para Teje, për Ty po më lotojnë sytë, trupi i im është gjunjëzuar para Teje dhe për Ty kam vënë hundën në tokë.
O i Gjallë! O i Qëndrueshëm! Nuk ka të adhuruar tjetër, përveç Teje. Me mëshirën Tënde Të lyp. Bëhu i Mjaftueshëm për gjithë gjendjen time dhe as edhe për një çast të vetëm mos më dorëzo mua te vetja ime.
O Allah! Bëje këtë haxh, të pranuar dhe largues të gjynaheve
O Allah! Fali haxhinjtë dhe ata, për të cilët haxhinjtë Të kërkuan falje.
O Allah! Më bëj të vetëmjaftueshëm në riskun që më dhurove, më shto bereqet në të dhe atë që nuk e kam, më bëhu Zëvendës i saj.