Lutjet e Haxhit dhe Umrasë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
islami haxhi

Lutje telbija gjatë ihramit

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. rrëfen: “E kam parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. kur lidhi Ihramin, bëri këtë lutje:

haxhi lutjet e haxhitErdha te Ti o Allah, erdha. Erdha te Ti. Ti je i Pashoq. Erdha te Ti. Lavdia, bekimi dhe sundimi janë të Tutë. Ti je i Pashoq.” (Buhariu, Kitabul-haxh, bab et-talbijah)

Lutje kur sheh Qaben, Shtëpinë e Allahut

Hazret Hudhejfa Ibni Usaid r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shikonte Shtëpinë e Allahut, bënte këtë lutje:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Shtoji Shtëpisë Sate nderin, madhështinë, fisnikërinë, mirësinë dhe ndikimin. Shtoji edhe atij që bën haxhin dhe umranë e saj madhështinë dhe nderin, mirësinë dhe ndikimin. (Maxhmaul-ausat, lit-Tibrani, vëll. 6, f. 183)

Lutje për të bërë tevaf rreth Qabes

Hazret Abdullah Ibni Saibi r.a. ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë lutjen mëposhtme gjatë tevafit rreth Qabes:

haxhi lutjet e haxhitO Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit! (Ebu Daud, Kitabul-manasik, bab ed-dua fit-tavaf)

Raportohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. po këtë lutje e bënte edhe në vendin Muzdelfa.


Haxhi – kushtet dhe filozofia e tij

(Klikoni linkun e mësipërm për të mësuar kushtet dhe filozofinë e Haxhit)


Lutje gjatë ecjes midis kodrave Safa dhe Marva

Hazret Abdullah Ibni Ebi Aufa r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjatë ecjes midis kodrave Safa dhe Marva, thoshte 21 herë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi). (Musanif Ibni Ebi Shejba, vëll. 10, f. 367)

 

Lutjet e zgjedhura të Profetit Muhammed s.a.v.s. për faljen e mëkateve

Hazret Xhabiri r.a. rrëfen: Gjatë haxhit të tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ngjit në kodrën Safa. Kur atij iu duk Qabja, tha tri herë këto fjalë:

haxhi lutjet e haxhitNuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Vetëm. Ai është i Pashoq. I Atij është sundimi, e Atij është lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. (Muslimi, Kitabul-haxh, bab haxhatin-Nebij s.a.v.s.)

Në rrëfime të tjera raportohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. këto fjalë i tha edhe në fushën e Arafatit.

Lutje në kodrën Safa

Gjatë haxhit, duke qëndruar në kodrën Safa, Hazret Omeri r.a. bëri këtë lutje:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Ti ke thënë “Më thërrisni dhe unë do t’ju përgjigjem”, dhe Ti e nuk shkel premtimin. Ashtu siç më ke udhëzuar tek Islami, Të kërkoj që të mos ma marrësh këtë dhe unë të jem musliman derisa të vdes. (Muata, Kitabul-haxh, bab el-balau bis-safafil-meshi)

Një lutje shumë e përulur dhe përgjëruese e Profetit në fushën e Arafatit

Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. tregon se gjatë haxhit të fundit, në mbrëmjen e Arafatit, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. bëri këtë lutje:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Ti më dëgjon dhe e sheh gjendjen time. Ti e di të fshehtën dhe të dukshmen time. Asgjë nga gjërat e mia nuk është e fshehur nga Ti. Ndërsa unë jam i varfër, lypës, kërkues i strehimit dhe i ndihmës Tënde, i ndrojtur, i frikësuar dhe pranues i fajit tim. Po të lyp siç lyp një nevojtar. Po qaj para Teje si një mëkatar i poshtër dhe po të lutem siç lutet një i verbër, i frikësuar.

Koka ime është e ulur para Teje, për Ty po më lotojnë sytë, trupi im është gjunjëzuar para Teje dhe për Ty kam vënë hundën në tokë. O Allah! Mos më bëj të pafat kur të lutem Ty dhe trego dashuri e mëshirë ndaj meje, o Ti që je më i miri për t’u lutur dhe më Bujari se kushdo tjetër! (Maxhmauz-zavaid, Hejthmi, vëll. 3, f. 560; El-Muxhamul-Kebir, lit-Tibrani, vëll. 11, f.174)

Lutje e ditës së kurbanit

Hazret Xhabir Ibni Abdullahu r.a. ditën e kurbanit (më 10 dhulhaxha) ka parë të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke qëndruar në vendin e quajtur Kernuth-Thaleb dhe duke bërë lutjen që vijon:

haxhi lutjet e haxhitO i Gjallë! O i Qëndrueshëm! Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Me mëshirën Tënde Të lyp. Bëhu i Mjaftueshëm për gjithë gjendjen time dhe mos më dorëzo mua te vetja ime as edhe për një çast të vetëm. (Kitabud-dua, lit-Tibrani, vëll. 2, f. 1209)

Lutje gjatë hedhjes së gurëve, gjatë haxhit

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. për çdo gur që hidhte gjatë haxhit, thoshte Allahu Ekber dhe bënte këtë lutje:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Bëje këtë haxh, të pranuar dhe largues të gjynaheve! (Kitabud-dua, lit-Tibrani, vëll. 2, f. 1209)

Lutje për haxhinjtë e Shtëpisë së Allahut

https://www.ahmadiyya-islam.org/al/librat/komentim-i-kuranit-el-fatiha/

Hazret Ebu Hurejrah r.a. përmend lutjen e mëposhtme të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. që ai kishte bërë për haxhinjtë:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Fali haxhinjtë dhe ata, për të cilët haxhinjtë Të kërkuan falje. (Mustadrik Hakim, vëll. 1, f. 441)

Lutje gjatë kthimit nga Qabja, Shtëpia e Allahut

Hazret Abdullah Ibni Abasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s., (për të qenë i vetëmjaftueshëm dhe për të pasur bereqet në risk), bënte lutjen që është në vijim. Sipas Hazret Seid Ibni Xhebirit r.a., është mirë ta bëni këtë lutje në çastin kur i thoni lamtumirë Shtëpisë së Allahut:

haxhi lutjet e haxhitO Allah! Më bëj të ndihem i vetëmjaftueshëm me riskun që më dhurove, më shto bereqet në të dhe atë që nuk e kam dhe bëhu zëvendës i saj. (Mustadrik Hakim, Kitabut-tefsir, vëll. 2, f. 356)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp