
(1) Sipas rrëfimit të Hazret Talha Ibni Abejdaullahut dhe atij të Hazret Katadasë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. këtë lutje e bënte kur shikonte hënën e re:
O Allah! Bëje këtë hënë të lindë mbi ne me paqen dhe besimin, me sigurinë dhe Islamin. O hënë! Zoti im dhe Zoti yt është Allahu! Qofsh një hënë e mbarë dhe udhëzuese! Qofsh një hënë e mbarë dhe udhëzuese! Qofsh një hënë e mbarë dhe udhëzuese! Besoj në Allahun që të ka krijuar ty. (Tirmidhiu, Ed-da’vat, bab ma jekulu enda ru’jetil-hilal)
(2) Raportohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shikonte hënën e re bënte edhe këtë lutje:
O Allah! Na beko gjatë rexhepit dhe shabanit dhe na ço deri në ramazan. (Kenzul-umal, vëll. 7, f. 79)