Lëvizja dhe rrotullimi i Tokës, e përmendur në Kuran
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lëvizja dhe rrotullimi i Tokës, e përmendur në Kuran – Kurani dhe kozmologjia Pj. 2

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.
kurani levizja e tokes kozmologjia

Le t’i drejtohemi një aspekti tjetër të përshkrimit të kozmosit nga Kurani, që lidhet me lëvizjen e trupave qiellorë. Karakteristika më goditëse e këtij përshkrimi ka të bëjë me mënyrën se si e përshkruan lëvizjen e Tokës, pa kundërshtuar në dukje pikëpamjen mbizotëruese të njerëzve të asaj kohe. Të gjithë shkencëtarët dhe fetarët e asaj kohe unanimisht ishin dakort në besimin e tyre se Toka ishte e palëvizshme, ndërsa trupat e tjerë qiellorë si dielli dhe hëna rrotulloheshin vazhdimisht rreth saj.

Në këtë sfond, lëvizja e Tokës e pëshkruar në Kuran mund të mos jetë e dallueshme për lexuesin e zakonshëm, por për një studiues të kujdesshëm, mesazhi është i qartë dhe i goditur. Nëse Kurani do të kishte pohuar shkurt dhe qartë se Toka është e palëvizshme dhe se trupat qiellorë si dielli e hëna rrotullohen rreth saj, atëherë edhe pse njerëzit e asaj kohe mund të mbeteshin të kënaqur me këtë përshkrim, por njerëzit e epokave të mëvonshme do ta kishin trajtuar si një provë të paditurisë së autorit të Kuranit. Ata do të thoshin me të madhe se një pohim të tillë nuk mund ta bëjë Qenia Supreme dhe e Gjithëditur.

Ndryshe nga përshkrimi i trupave të tjerë qiellorë që ka bërë Kurani duke deklaruar lëvizjen e tyre, për Tokën Kurani bën deklaratën vijuese:

Ti sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme, kurse ato po lëvizin sikur lëvizin retë. (Kjo) është mjeshtëria e Allahut, i cili nguliti fort çdo gjë.[1]

Pohimi që malet janë në lëvizje të vazhdueshme, ka vetëm një përfundim logjik: edhe Toka po rrotullohet bashkë me to. Por, falë shprehësisë mjeshtërore të Kuranit, kjo fjali kaloi pa u vënë re nga njerëzit e asaj epoke. Si gjithë të tjerët, ata kishin përshtypjen se Toka ishte e palëvizshme dhe kjo përshtypje e rreme e tyre nuk u sfidua aq fort nga ky ajet (varg). Po të kishin lexuar me kujdes pjesën e fundit të këtij ajeti, nuk do të kishin asnjë hapësirë për ndonjë keqkuptim, sepse ajo i bën lavdatë të përjetshme aftësisë krijuese të Zotit, duke thënë se Ai ka krijuar të gjitha gjërat e universit me një qëndrueshmëri të tillë, që ato nuk mund të zhvendosen nga vendi i tyre. Dhe çdo gjë që nuk mund të zhvendoset, kurrë nuk mund të hidhet me katapultë për të fluturuar vetëm, duke dalë nga orbita e Tokës.

Përveç kësaj, në shumë ajete të tjera të Kuranit, malet janë emërtuar si revasije, që do të thotë “të rrënjosura fort në tokë”:

levizija e tokes ratacioni ne kuranAi krijoi qiejt pa ndonjë shtyllë që mund ta shikonit dhe vendosi male të ngulitura (revasije) në tokë, që t’ju sigurojnë ushqim, dhe në të krijoi çdolloj gjallese. Dhe Ne zbritëm ujë prej qiellit dhe nxorëm në këtë (tokë) çdolloj çifti të nderuar.[2]

Gjithashtu thotë:

levizija e tokes ratacioni ne kuranDhe krijuam malet e ngulitura (revasije) në tokë, që ato t’u sigurojnë atyre ushqimin. Në to bëmë edhe rrugë të gjera, që të udhëzohen.[3]

Diku tjetër pohon:

levizija e tokes ratacioni ne kuranDhe Ai vuri malet e ngulitura (revasije) në tokë që ato t’ju furnizojnë, dhe (vuri) lumenj dhe rrugë, që ju të udhëzoheni.[4]

Kështu që, Kurani Famëlartë arrin ta zbulojë këtë fakt në atë mënyrë që njohuria mbizotëruese e asaj kohe të mos sfidohej hapur. Me gjasë, ajetin 89 të sures En-Neml, shumëkush mund të ketë besuar si një ngjarje të ardhshme të lidhur me ditën e apokalipsit, por siç e thamë më herët, ky interpretim i gabuar absolutisht nuk mund të pranohet për arsyet si vijojnë:

  1. Ajeti qartazi flet në kohën e tashme dhe jo në kohën e ardhshme. Pjesëza (و) “ue” e përdorur në këtë ajet fjalë për fjalë mund të përkthehet si “ndërsa” dhe jo vetëm si “dhe”, që kuptimi të jetë, “ju mendoni se malet janë të palëvizshme, ndërsa ato po lëvizin”. Prandaj, është e papranueshme që këtë pjesë të ajetit ta kufizojmë vetëm me të ardhmen.
  2. Për të parë një ngjarje të tillë, që siç besohej se do të ndodhte vetëm në të ardhmen, nëse njeriu do të zhvendosej në një distancë të sigurt, qoftë në një planet tjetër, si mund të mendonte që malet të ishin të palëvizshme, ndërkohë që do t’i shikonte ato duke fluturuar në hapësirë?! Prandaj, nuk ka vend për një përkthim a interpretim të tillë. Po kështu, do të ishte qartësisht i gabuar edhe interpretimi që megjithëse njerëzit sot i konsiderojnë malet si të palëvizshme, ato nuk janë kështu sepse në të ardhmen kanë për të fluturuar. Nëse sot njeriu i shikon malet të palëvizshme, ai kështu do t’i shohë ato përherë. Çështja nuk është që njeriu mendon se malet janë të palëvizshme, se përndryshe Kurani do të kishte thënë “Ju dini që malet janë të palëvizshme, siç ato me të vërtetë janë, por në të ardhmen nuk do të jenë më të tilla”. Kjo nuk është aspak ajo që thotë Kurani.
  3. Në pjesën e fundit të këtij ajeti, lëvdata për qëndrueshmërinë e krijimit të Zotit është prova përfundimtare që malet, edhe pse po lëvizin, janë të ngulitura fort.

Vlen të theksohet se komentuesit e hershëm kanë heshtur përpara kuptimit të vërtetë të këtij ajeti, gjë që tregon se ishte shumë e vështirë për ta që ta interpretonin.

LEXONI NË VAZHDIM


[1] Kurani i Shenjtë 27:89.
[2] Kurani i Shenjtë 31:11.
[3] Kurani i Shenjtë 21:32.
[4] Kurani i Shenjtë 16:16.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp