Sipas Kuranit, cila është prejardhja e njeriut? A ka lindur njeriu prej majmunit?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Sipas Kuranit, cila është prejardhja e njeriut? A ka lindur njeriu prej majmunit?

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.
prejardhja e njeriut - njeriu prej majmunit

(Në një sesion pyetje-përgjigjesh, të zhvilluar më 19 janar 1996, Hazret Mirza Tahir Ahmedi r.a., Kalifi i Katërt i Xhematit Musliman Ahmedia, dha përgjigje për një pyetje që bëhet shpesh, nëse njeriu ka prejardhje prej majmunit apo jo. Ai nuk pajtohet me teorinë e Darvinit që thotë se evolucioni ishte i verbër, rastësor dhe pa ndonjë Krijues. Ndërsa pranon evolucionin gjatë krijimit, gjë që vërtetohet edhe nga Kurani i Shenjtë, ai shpjegon se Zoti i Madhërishëm që nga fillimi synoi krijimin e njeriut dhe në këtë mënyrë, evolucioni nuk ishte i verbër, por i planifikuar deri në detaje.)

Pyetja:

Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin e Shenjtë:

“Ne ju krijuam më pas ju dhamë forma të përshtashme”. Pyetja ime është që njeriu në ndonjë kohë në të kaluarën a ka qenë në formën e ndonjë kafshe, që prej asaj gjendjeje të ketë evoluar për t’u bërë pak nga pak njeriu?

Përgjigjja:

Sipas Kuranit të Shenjtë, njeriu ka qenë edhe në gjendjen e bimësisë, siç Allahu i Madhërishëm thotë:

prejardhja e njeriut - njeriu prej majmunitDhe Allahu ju rriti në formë bimësie prej toke.[1]

Njeriu sipas Kuranit dikur ishte në një gjendje që:

prejardhja e njeriut - njeriu prej majmunit“… nuk ishte diçka e denjë të përmendej.”[2]

Tani, Hazret Ademi a.s. a ishte i denjë të përmendej, apo jo?

Patjetër që po.

Atëherë, ky ajet flet për një gjendje para krijimit të Ademit.

Allahu a e krijoi njeriun prej dheut apo jo?

Po.

Atëherë, njeriu a ishte njeri tek po krijohej prej dheut?

Jo.

Njeriu është krijuar edhe prej balte. Madje, njëherë edhe prej balte të kalbur. Dikur është krijuar prej balte të thatë kumbuese. Çfarë kuptimi kanë këto ajete? Kuptimi i tyre është që njeriu ka kaluar faza të ndryshme gjatë krijimit.

Por, Darvini thotë se dikur njeriu ishte në formë majmuni?

Lëreni Darvinin. Kur Zoti deshi të krijojë njeriun, që nga fillimi deri në fund, Ai synoi krijimin e njeriut dhe i dha forma të ndryshme gjatë krijimit. Kjo tema e formave të ndryshme shpjegohet në Kuranin e Shenjtë edhe në një mënyrë tjetër. Ai thotë:

prejardhja e njeriut - njeriu prej majmunit“Është Ai që ju formon në mitra si të dojë.”[3]

Tani, në mitër krijimi fillon në vezë kur hyn spermatozoidi. A nuk ju erdhi keq ndonjëherë duke menduar se njeriu është krijuar edhe prej kësaj gjëje?! Atëherë, pse ju vjen keq kur dëgjoni për kafshën? Në mitër njeriu kalon thuajse çdo formë që ai ka kaluar përgjatë një miliard vitesh. Pra, ajo që ndodhi gjatë gjithë asaj periudhe të gjatë, Zoti i Madhërsihëm na tregon gjithë filmin brenda nëntë muajsh, duke i dhënë njeriut forma të ndryshme.

Madje, në një fazë të caktuar, fetusi do t’ju duket edhe si një majmun me bisht dhe do t’ju kujtohet për shenjën e atij bishti që ka rënë. Pra, ne praktikisht shohim gati të gjitha format e njeriut. Zoti i Madhërishëm në një film nëntë muajsh, tregon historinë e një miliard vitesh dhe duke kaluar në faza të ndryshme, ngadalë-ngadalë, e sjell atë në formën e njeriut.

Sërish, edhe aty urdhri i Tij vendos se çfarë forme t’i dhurojë njeriut. Më pas, lexojmë temën:

“Ai fryu shpirtin në të” gjë që nuk përmendet për asnjë kafshë tjetër. Andaj, dallimi mes njeriut dhe kafshës nuk është thjesht i pamjes së jashtme, por është i këtij shpirti që fryhet në të. Pra, nëse “fryhet ky shpirt”, njeriu bëhet një qenie madhështore. Pastaj, ata që e refuzojnë këtë shpirt, Zoti na tregon se kalojnë

prejardhja e njeriut - njeriu prej majmunit“… në gjendjen më të ulët.”[4]

Pra, bëhet krijesa më e keqe. I njëjti njeri bëhet më i keq se çdo kafshë e keqe që mund të përfytyroni. Prandaj, vetëm duke iu referuar Darvinit, nuk duhet ta mjegolluni këtë temë. Kjo temë nuk është emocionale, por është një vepër mjeshtërore e krijimtarisë prej Zotit, të cilën analizoni ashtu siç ju ka treguar Ai në Kuranin e Shenjtë.

Po kështu, ka edhe një gjë për ajetin:

“Është Ai që ju formon në mitra si të dojë.”[5]

Ky ajet ndër të tjera, na jep mësimin që të studiojmë se sa shumë lloj formash merr njeriu në mitër. Muslimanëve nuk u ra në fat të çanin barkun për të bërë këtë studim. E kanë studiuar të tjerët dhe kanë shpjeguar se janë pikërisht të gjitha format që krijimi pati që nga fillimi deri në fund përgjatë evolucionit. Tani, ky ajet i Kuranit a nuk e jepte këtë kuptim?

LEXONI:
Kush ishte Adami (Ademi)? Profeti apo njeriu i parë në Tokë?


[1] Kurani i Shenjtë 71:18
[2] Kurani i Shenjtë 76:2.
[3] Kurani i Shenjtë 3:7.
[4] Kurani i Shenjtë 95:6.
[5] Kurani i Shenjtë 3:7.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp