Ajnshtajni dhe besimi në Zot
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Allahu i Madhërishëm thotë në Kuranin Famëlartë:

“Pa dyshim, në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për të mençurit. Ata që kujtojnë Allahun në këmbë, ulur dhe kur janë (shtrirë) në ijët e tyre dhe thellohen në krijimin e qiejve dhe të tokës: “O Zoti ynë! Këto nuk i ke krijuar kot! Ti je i Shenjtë. Prandaj, na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit!” (Kurani Famëlartë 3:191-192)

Dr. Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Me 1921 mori çmimin Nobel në fushën e fizikës. Dr. Infeld, që kishte rastin të punonte me të, shkruan për Ajnshtajnin si më poshtë:

Kur ai kishte një ide të re, ai pyeste veten: A mundet Zoti të ketë krijuar botën në këtë mënyrë? Apo: A është kjo strukturë matematikore e denjë prej Zotit? (Pyetje. nga Leopold Infeld, f. 212)

I ngazëllyer nga bukuria dhe madhështia e universit dhe mençurisë së thellë që gjendet në themel të tij, Ajshtajni thotë:

Emocioni më i bukur dhe më i thellë që ne mund të përjetojmë është ndjesia e mistikës. Është mbjellësi i gjithë shkencës së vërtetë. Ai, te i cili ky emocion është i panjohur, që nuk mund të habitet më dhe të qëndrojë i mahnitur në frikë e nderim, është pothuaj i vdekur. Të njohësh që ajo çka është e padepërtueshme te ne, ekziston realisht, duke u shfaqur si mençuria më e lartë dhe bukuria më rrezatuese që vetitë tona të topitura të mund të kuptojnë vetëm në format e tyre më primitive të kësaj njohje, kjo ndjenjë është në qendër të gjithë besimtarisë.
Feja ime konsiston në një admirim të përulur të një shpirti superior e të pakufizuar, që shfaqet në detaje të imta që ne jemi në gjendje të perceptojmë me mendjet tona të brishta dhe të dobëta. Kjo bindje thellësisht emocionale e pranisë së një fuqie të arsyeshme superiore, që është nxjerrë në shesh, në universin e pakuptueshëm, formon idenë time të Zotit. (“The Universe and Dr. Einstein”, nga Lincoln Barnett, f. 118, Mentor, 1950)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp