Hazret Mirza Tahir Ahmed - Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hazret Mirza Tahir Ahmed

Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar r.a.

Hazret Mirza Tahir Ahmed (1928-2003), Allahu e mëshiroftë pafundësisht, një njeri i Zotit, zë i kohës, orator i madh, dijetar i thelluar me inteligjencë fenomenale, shkrimtar i gjithanshëm, studiues i mprehtë i shkencës krahasuese të feve, ishte prijës, Imam, udhëheqës shpirtëror i më shumë se 10 milionë ndjekësve të tij të devotshëm muslimanë ahmedianë anembanë botës dhe ishte Kalifi i Katërt i Hazret Mirza Ghulam Ahmedit (Mesihut të Premtuar a.s.) një detyrë në të cilën ai u zgjodh në vitin 1982.

Pas shpalljes së ligjit anti-Ahmedian, të datës 26 prill 1984, nga ana e diktatorit pakistanez gjeneral Zia-ul-Hak, Hazret Mirza Tahir Ahmedit iu desh të largohej nga Pakistani, vendi i tij i dashur, për të mërguar në Angli, nga ku do të lançonte kanalin MTA (Televizioni ndërkombëtar i Xhematit Musliman Ahmedia), i cili do të transmetonte (dhe vijon të transmetojë) emisionet e tij 24 orë në të katër anët e botës.

Hazret Mirza Tahir Ahmed ishte jo vetëm një lider fetar, por edhe një mjek i homeopatisë me famë botërore, një poet me dhunti të rrallë dhe një sportist.
Shkollën e mesme ai e nisi në Kadian, për ta vazhduar më pas në Kolegjin Shtetëror të Lahorit të Pakistanit. Pas përfundimit të shkollës së lartë me nota të shkëlqyeshme në Universitetin “Xhamia Ahmedia Rabvah” të Pakistanit, ai u diplomua për gjuhën arabe nga Universiteti Panxhab i Lahorit. Nga 1955 deri në 1957, ai vijoi Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Universitetin e Londrës.

I inspiruar prej Zotit të Madhërishëm, ai shfaqi dituri të thella mbi Kuranin e Shenjtë, të cilin edhe e përktheu në gjuhën urdu, ashtu siç redaktoi pjesërisht përkthimin e tij në anglisht, të bërë nga Hazret Maulvi Sher Ali r.a., duke i shtuar, gjithashtu edhe shënime shpjeguese. Vepra “Revelation, Rationality, Knowledge and Truth” është magnum opusi i tij.

Pavarësisht se ai nuk iu nënshtrua ndonjë arsimimi formal për filozofinë, kishte një prirje tejet të mprehtë në filozofi dhe për këtë arsye, diti të trajtonte edhe pyetjet më të vështira teologjiko-filozofike. Qasja e tij intelektuale gjithmonë ka qenë racionale dhe shkencore. Laikët befasoheshin nga dijet e thella shkencore që ai kishte, sidomos në shkencat e jetës, që e tërhoqën shumë. Me njohuritë e gjera mbi psikologjinë humane, me mendjen analitike të inteligjencës së lartë dhe me analizat brilante që bënte, ai magjepste dëgjuesit dhe lexuesit e tij.

Një vështrim i përgjithshëm i kohës së Kalifit të IV të Xhematit Musliman Ahmedia

Periudha e Kalifatit të Hazret Mirza Tahir Ahmedit, Kalif IV i Mesihut të Premtuar a.s. ishte një periudhë historike në përmbushjen e qëllimeve madhore të Xhematit. Kjo ishte pjesërisht si rezultat i emigrimit (hixhretit) që atij iu desh të bënte për shkak të persekutimeve në Pakistan.

Emigrimi solli mirësi dhe arritje të shumëta, frutat e të cilit ne i kemi korrur dhe vazhdojmë t’i marrim edhe sot, siç e premton edhe Zoti i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë për dikë që mërgon për hir të Zotit.

Në vazhdim është një përmbledhje e shkurtër e arritjeve në kohën e Kalifit të Katërt të Xhematit Musliman Ahmedia (1982-2003):

  • Fondacioni Nasir
  • Zyrat qendrore të Xhematit Musliman Ahmedia u vendosën në Londër.
  • Lançimi i kanalit satelitor global të Xhematit MTA International.
  • Lançimi i skemës Vakf-e-Nau, në të cilën prindërit ahmedianë dedikojnë fëmijët e tyre përpara lindjes në shërbim të Islam Ahmediatit.
  • Përkthimi në Urdu I Kuranit të Shenjte.
  • Mijëra episode të mësimit të Kurantit, mësimeve të homeopatisë dhe shumë pjesë të regjistruara nga MTA ndërkombëtar.
  • Lançimi i skemës së xhamisë Bejtul-Futuh.
  • “Revalation, Rationality, Knowledge and Truth” kryevepra e tij me tematikë fetare, shkencore dhe filozofike.
  • Lançimi i skemës së përkthimit të Kuranit të Shenjtë në 100 gjuhë të ndryshme të botës
  • Globalizimi i Waqf-e-Jadid (më parë ishte vetëm për Pakistan dhe Indi).
  • Fondacioni “Sejidina Bilal” (Prijësi ynë Bilal) për familjet e dëshmorëve.
  • Fondacioni Merjem Shadi (martesa), për të lehtësuar martesat e vajzave në nevojë.
  • Seancat e detajuara të Homeopatisë,  me vonë të përmbledhura në një libër.
  • Lançimi i të përjavshmes “Al-Fazl International”, Londër (Gazeta javore Urdu).
  • Mexhlis-e-Shura (Trupi këshillues) filloi të mbahej në rang kombëtar.
  • Blerja e truallit që u quajt Islamabadit (në Tilford, Surrey), tokë e cila për vite me radhë mblidhte mijëra ahmedianë nga e gjithë bota për Xhelsa Salanën e Britanisë së Madhe dhe tani përfshin shumë nga zyrat qendrore të Xhematit.
  • Humanity First, një organizatë ndërkombëtare bamirëse
  • Skema e 100 xhamive në Gjermaninë.
  • Skema Bujtul-Hamd, Rabvah, për të siguruar akomodimin e njerëzve në nevojë.
  • Dhënia autonomisë organizatave ndihmëse kombëtare brenda Xhematit.
  • Skema “Kafalet jek sad jatama” (Sponsorizo jetesën për 100 jetimë).
  • Skema e sakrificës financiare për xhaminë e Uashington DC.
  • Skema për të rritur abonimin e gazetës “Al-Fazl” dhe të revistës “The Review of Religion”.
  • Skema e kontributit për vazhdimin e misioneve ne Europën Lindore.
  • Skema për t’i ofruar ndihmë njërëzve në Irak.
  • Skema e dërgimit të salavateve ndaj Profetit Muhammed s.a.v.s) gjerësisht përgjat muajit të shenjtë të muharremit.
  • Skema për të kthyer çdo ahmedian në Dai-ilellah (thirrës drejt Allahut).
  • “Tehrik-e-Xhedid Daftar Çaharam” (Gjenerata e 4 e sakrficës financiare për arkën Tehrik-e-Xhedid).
  • Skema për të festuar njëqindvjetorin e Xhematit Musliman Ahmedia. U festua ne 1989.
  • Udhëzime për studentët për të mësuar gjuhë të huaja.
  • Udhëzime për të mësuar Spanjisht dhe për të shkuar në Vakf-e-Arzi (dedikim të përkohshëm) në Spanjë.
  • Zgjerimi i aktiviteteve misionarëve ndërkombëtarisht.
  • Ndërtimi i xhamive në vende të ndryshme të botës.
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp