Hafiz dr. Salih Muhammad Aladin - Xhemati Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Hafiz dr. Salih Muhammad Aladin

Dr. Hafiz Saleh Muhammad Alladini lindi në vitin 1931 në Hyderabad të Indisë dhe ndërroi jetë më 20 mars, të vitit 2011 në Amritsar. Ai ishte hafiz i Kuranit Famëlartë dhe astronom. Doktoratën e tij ai e kreu në Universitetin e Chicago. Ai ishte njëri prej 100 astronomëve të famshëm të botës. Ai shërbeu si këshilltar i APJ Abdul Kalamit, ish President i Indisë. Ai shkroi shumë libra, një mori artikujsh dhe publikoi më shumë se 50 kumtesa shkencore. Ai punoi si profesor në Universitetin Osmania në qytetin Hyderabad, për t’u bërë më pas edhe drejtor i Qendrës së Studimeve të Avancuara në Astronomi.

Alladini ishte anëtar i shumë shoqërive shkecore, si “International Astronomical Union”, “Astronomical Society of India”, “Plasma Science Society of India”, “The Indian Association for General Relativity and Gravitation”, dhe “The Indian Association of Physics Teachers”.

Vitet e fundit të jetës së tij ai i kaloi në Kadian, duke i shërbyer Xhematit në poste të rëndësishme si Sadr Sadr Enxhuman Ahmedia etj.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp