Dobi shëndetësore të agjërimit
Nga: Amtul Q Farhat
Shkencëtarët thonë se raporti i sheqerit në gjak fillon nga 80-110 mg / 100 cm3, i cili është raporti normal i sheqerit në gjak. Por pas agjërimit për gjashtë orë, ky raport bie.
Këtu ndodh një mrekulli e çuditshme e trupit të njeriut, pasi truri dërgon mesazhe të shpejta për tek gjëndrat endokrine për ndihmë dhe furnizimin me energji.
Gjëndra supra-renale prodhon një hormon të veçantë që nxit shndërrimin e niseshtesë – amidonit (latinisht: amulum) të muskujve dhe mëlçisë në sheqer. Po ashtu gjëndra tiroide gjithashtu prodhon një hormon të veçantë që nxit sheqerin e ruajtur në muskuj dhe mëlçi për të dalë jashtë dhe për t’u konsumuar.
E gjithë kjo ndodh për shkak se raporti i sheqerit në gjak shkon poshtë pas gjashtë orëve të agjërimit. Një gjëndër tjetër pankreasi gjithashtu prodhon një hormon të veçantë që nxit sheqerin e ruajtur për të dalë jashtë dhe për t’u konsumuar.
Nëse njeriu do të konsumojë të gjithë sheqerin që ka ruajtur në muskujt dhe në mëlçi, yndyrat e depozituara në trup shndërrohen në sheqer që të konsumohet nga trupi.
Kërkimet shkencore konfirmojnë se djegia e yndyrave rritet gjatë orëve të agjërimit, dhe kështu ka konsumim të yndyrave të akumuluara në pjesë të ndryshme të trupit.
Fakti i mahnitshëm në lidhje me trupin e njeriut është që çdo 1 kg i indeve yndyrore i duhen 3 km kapilarë përmes të cilit qarkullon gjaku.
Kjo është një barrë e rëndë për zemrën, por në qoftë se pesha e një personi është 10 kg sipër normales, kjo do të thotë se ai ka 300 km kapilarë shtesë për të cilat duhet të furnizohet me gjak nga zemra e tij.
Shkencëtarët konfirmojnë që fiziologjia e trupit të njeriut kërkon që njeriu të abstenojë nga ushqimi për periudha të caktuara kohore të mjaftueshme për fazën e parë dhe të dytë të tretjes së ushqimit për t’i ardhur radha proceseve të fazës së tretë për të punuar mirë.
Agjërimi lehtëson proceset e fazës së parë të tretjes së ushqimit dhe thithjen, fazën e dytë të akumulimin të energjisë, si dhe hapat e fazës së tretë të djegies dhe konsumit të energjisë të depozituara në trup.
Kjo do të thotë, agjërimi është i domosdoshëm për njerëzimin! Dhe kjo është arsyeja pse Allahu, Hirploti, i Mëshirshmi, thotë:
O ju që besuat! Ju obligohen agjërimet ashtu siç u ishin obliguar atyre që ishin para jush, që të bëheni të druajtur… kushdo që bën mirësi shtesë, bën mirë për veten e tij. Dhe nëse agjëroni, është mirë për ju, në qoftë se e dini.[1]
(E përkthyen nga anglishtja: Valdon Mustafa dhe Dukagjin Zeqiraj)
[1] Kurani Famëlartë 2:184-185.