Lutje për të shpëtuar nga mosagjërimi në muajin e Ramazanit
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutje për të shpëtuar nga mosagjërimi në muajin e Ramazanit

Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu a.s.
lutje shpetim mosagjerimi

Duke këshilluar për lutje, për të pasur mundësinë e agjërimit, Hazret Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

Çdo gjë duhet t’ia kërkoni Zotit të Madhërishëm. Ai është i Plotfuqishëm absolut dhe nëse do, mund të mundësojë edhe një të sëmurë me temperaturë që të agjërojë. Prandaj, sipas meje, ai që nuk agjëron dot, le të lutet:

O Zoti im! Ky është muaji Yt i bekuar dhe unë mbetem i privuar nga ky. Kushedi nëse vitin e ardhshëm do të jem i gjallë apo jo, a do të mund të plotësoj agjërimet që nuk po agjëroj apo jo?!

Personi i tillë, nëse do t’i kërkojë mundësi Zotit, jam i bindur që Zoti i Madhërishëm do t’i japë forcë atij.[1]


[1] “Malfuzat”, vëll. 2, f. 563.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp