Lutje për të kërkuar vendim hyjnor

Rreth lutjes që vijon, Seid Ibni Hasna thotë: Unë di një ajet me të cilin çfarëdo që t’i kërkojë robi Zotit, Ai ia jep. Me këtë lutje i Dërguari i Allahut s.a.v.s. niste namazin e tehexhudit dhe para saj shtonte edhe fjalët:
“O Allah! Zoti i Xhibrailit, i Mikailit dhe i Israfilit!”[1]
اللّٰہُمَّ فَاطِرَ السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ عٰلِمَ الۡغَیۡبِ وَ الشَّہَادَۃِ اَنۡتَ تَحۡکُمُ بَیۡنَ عِبَادِکَ فِیۡ مَا کَانُوۡا فِیۡہِ یَخۡتَلِفُوۡنَ
O Allah! Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! I Dijshmi i së fshehtës dhe i të dukshmes! Ti do të gjykosh robërit e Tu për (çdo) çështje ku ata kundërshtojnë.[2]
[1] Ebū ‘Abdullāh el-Kurtubī, “El-Xhāmiu li-Ahkāmil-Kurān”, vëllimi XVIII, redaktor: dr. ‘Abdullāh bin ‘Abdul-Muhsin et-Turkī, botues “Muessesetur-Risāleh”, Bejrut 1427 h./ 2006, fq. 290; Sahih Muslim, kitab “Salatul-musafirine ve kasriha”, bab “Ed-Du’au fi salatil-lejli ve kijamihi ”, hadithi nr. 1811.
[2] Kurani Famëlartë 39:47.