Çelësi i paqes: bashkimi global
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
bashkimi

Parlamenti Evropian
Bruksel, Belgjikë, 2012

Hyrje

Hazret Mirza Masrur Ahmediaba, udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, dhe Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuaras, bëri vizitën e tij të parë  në Parlamentin Evropian në Bruksel më 3 dhe 4 dhjetor 2012, gjatë së cilës, ai mbajti një fjalim historik para një auditori të gjerë me 350 të ftuar duke përfaqësuar 30 shtete. Bashkimi - Parlamenti Europian Bruksel BelgjikëKy event ishte organizuar nga grupi i sapothemeluar ndërpartiak evropian “Friends of Ahmadiyya Muslims” (Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë), i kryesuar nga dr. Charles Tannock deputet në Parlamentin Evropian. Ky grup ndërpartiak evropian përbëhet nga deputetët në Parlamentin Evropian dhe është themeluar për të promovuar Xhematin Musliman Ahmedia në Parlamentin Evropian si dhe për të mbrojtur interesat e tyre në Evropë dhe në botë. Gjatë vizitës, Hazret Mirza Masrur Ahmediaba është takuar gjithashtu me deputetë dhe delegatë. Disa prej tyre vijojnë si më poshtë:

Dr. Charles Tannock (MEP-Britania) – anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian, anëtar i Nën-komitetit për të Drejtat e Njeriut, z/v Kryetar i Delegacionit Parlamentar për marrëdhëniet me asamblenë e NATO-s dhe kryetar i Grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian.

Tunne Kelam (MEP-Estonia) – Anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, të Nën-komitetit për Sigurinë & Mbrojtjen dhe zëvendëskryetar i Grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian.

Claude Moraes (MEP-Britania) – Zëvendëskryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Gadishullin Arab, anëtar i Komitetit për Lirinë Shoqërore, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Nënkryetar i Partisë Laburiste në Parlamentin Evropian dhe nënkryetar i  Grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian.

Barbara Lochbihler (MEP-Gjermani) – Kryetare e Nën-komitetit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin Evropian.

Jean Lambert (MEP-Angli) – Kryetare e Delegacionit për Azinë Jugore në Parlamentin Evropian

Phil Benninon (MEP-Angli) – Anëtar i Delegacionit për Azinë Jugore në Parlamentin Evropian dhe kryetar i Grupit Liberal Demokrat në Parlamentin Evropian.

Më 4 dhjetor, një konferencë ndërkombëtare u organizua në Sallën e Shtypit pranë Parlamentit Evropian para se të zhvillohej eventi kryesor dhe Shkëlqesia e tij të mbante fjalimin kyç. Shkëlqesia e tij iu përgjigj pyetjeve të shumta të medias gjatë konferencës për shtyp, e cila zgjati dyzet e pesë minuta. Në këtë konferencë morën pjesë gazetarë nga Anglia, Spanja, Franca, Belgjika, Pakistani dhe vende të tjera. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të BBC-së në lidhje me rolin e Islamit në botë, Shkëlqesia e tij tha: “Mesazhi i Islamit për paqen është universal, andaj motoja jonë thotë “dashuri për të gjithë, urrejtje për askënd.” Duke dëgjuar përfaqësuesin e medias spanjolle, Ai tha se të gjitha fetë e mëdha në formën e tyre origjinale, japin mesazhin e paqes dhe muslimanët e vërtetë besojnë në të gjithë profetët. Secili profet ka përcjellë mësimin se Zoti është vetëm Një. Duke iu përgjigjur pyetjes së një përfaqësuesi të medias Malteze, Shkëlqesia e tij u shpreh se detyra e muslimanëve ahmedianë është që t’ia afrojnë botën Zotit dhe të ndërgjegjësojnë popujt për detyrën e tyre për të mbrojtur të drejtat e njëri-tjetrit.

Eventi kryesor u zhvillua përpara një audience të ngjeshur. Kryetari dhe zëvendëskryetari i grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian dolën në podium për t’i shprehur mirëseardhjen Hazret Mirza Masrur Ahmeditaba. Martin Schulz, MEP dhe Presidenti i Parlamentit Evropian, gjithashtu bëri një vizitë të veçantë për të takuar Shenjtërinë e tij. Para fjalimit kryesor, një sërë deputetësh iu drejtuan audiencës dhe shprehën admirimin e tyre për një Islam paqësor, përfaqësuar nga Xhemati Musliman Ahmedia. Dr. Charles Tannock MEP dhe kryetari i Grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian tha  se “Muslimanët ahmedianë janë shembulli më i shkëlqyer i tolerancës në botë”. Këtu po paraqesim fjalimin historik të Hazret Mirza Masrur Ahmeditaba, Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuaras, Udhëheqës botëror i Xhematit Musliman Ahmedian.

 

 Çelësi i paqes –  Bashkimi global

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim: Në emër të Allahut të Gjithë-mëshirshmit, Mëshirëplotit.

Es-selamu alejkum ua rrahmatullahi ua brakatuhuBashkimi - european parliamentTë nderuar mysafirë – es-selamu alejkum ue rahmatullahi ue berakatuhu – Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju!

Së pari, dua të falënderoj organizatorët e këtij eventi, të cilët ma mundësuan këtë rast që t’ju drejtohesha të gjithëve ju këtu në Parlamentin Evropian. Dua të falënderoj edhe të gjithë delegatët që përfaqësojnë shtete të ndryshme si dhe miq të tjerë, të cilët kanë bërë mjaft përpjekje për të qenë të pranishëm në këtë event. Ata, që tashmë janë të njohur mirë me Xhematin Musliman Ahmedia, ose ata që nuk e njohin mirë, por kanë raporte të ngushta me individë ahmedianë, do të jenë plotësisht të vetëdijshëm që ne si një bashkësi në mënyrë të vijueshme, i tërheqim vëmendje botës ndaj vendosjes së paqes dhe sigurimit. Sigurisht, ne orvatemi për t’i arritur këto qëllime duke shfrytëzuar të gjitha resurset tona. Unë, si udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia, vazhdimisht i trajtoj këto çështje sa herë që më jepet mundësia. Fakti, që unë po flas për nevojën e paqes dhe të dashurisë së ndërsjellë, nuk buron nga ndonjë doktrinë e re e xhematit Musliman Ahmedia, edhe nëse është plotësisht e vërtetë që vendosja e paqes dhe e pajtimit ishte një ndër objektivat më kryesore të ardhjes së themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia. Megjithatë, e vërteta është që të gjitha sjelljet tona bazohen në mësimet, të cilat i ishin shpallur themeluesit të shenjtë të Islamit, Profetit Muhammedsa Mësimet e pastra që solli ai, fatkeqësisht ishin lënë qëkur në harresë nga shumica e muslimanëve, përgjatë këtyre katërmbëdhjetë shekujve pas tij. Andaj, për të ripërtërirë Islamin e vërtetë, Allahu i Lartësuar dërgoi Mirza Ghulam Ahmedin, themeluesin e xhematit Musliman Ahmedia në Kadijan, në përputhje me profecitë e Profetit Muhammedsa

martin schulz charles tannock

1-Z. Martin Schulz, Kryetar i Parlamentit Evropian, duke pritur Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar. 2-Shenjtëria e tij duke udhëhequr lutjen solemne në përfundim të eventit në Parlament Evropian. i ulur me të djathtas: dr. Charles Tannock (MEP, Angli), majtas: Rafiq Hayat (Kryetar i Xhematit Musliman Ahmedia të Anglisë). 3-Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalif i Pestë i Mesihut të Premtuar duke mbajtur fjalimin kryesor në evenimentin e Parlamentit Evropian

Ju lutem, mbajeni parasysh këtë pikë, kur të flas rreth mësimeve të Islamit, në lidhje me promovimin e paqes dhe harmonisë në botë.Mua më duhet që të shkoqis fill e për pe se paqja dhe siguria përfshijnë shumë aspekte, sepse ashtu siç çdo pjesë mban rëndësi të madhe në vetvete, po kështu edhe mënyra siç ato ndërlidhen është mjaft e rëndësishme. Për shembull, blloqet themelore të ndërtimit të paqes në shoqëri janë qetësia dhe harmonia brenda shtëpisë. Situata brenda një shtëpie nuk është e kufizuar por, ajo nxit efekte që i sjellin pasoja paqes së asaj lagjeje, gjë e cila si rrjedhim ndikon në paqen e mbarë zonës apo qytetit. Nëse ka çrregullim në shtëpi, atëherë kjo si rrjedhojë do të ndikojë keqas në paqen e gjithë lagjes apo qytetit, kështu në të njëjtën mënyrë edhe gjendja e lagjes apo qytetit ndikon në paqen e gjithë shtetit, dhe rrjedhimisht kjo situatë do t’i sjellë pasoja të padëshiruara jo vetëm rajonit por mbarë botës. Andaj, është mjaft e qartë se nëse ju dëshironi të diskutoni qoftë edhe njërin nga aspektet e paqes, do të kuptoni se asaj nuk mund t’i vihen caqe, përkundrazi ajo zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Po kështu, ne shohim se aty ku mungon paqja, nevojiten metoda të ndryshme për të zgjidhur problemet, metoda të cilat duhet të bazohen në problemin ekzistues si dhe mbi aspekte të veçanta të paqes dhe sigurisë, të cilat janë cenuar rëndë. Nëse do ta kemi parasysh këtë, atëherë do të jetë e qartë që diskutimi i hollësishëm dhe trajtimi i plotë i këtyre çështjeve kërkon shumë më tepër kohë sesa kemi në dispozicion. Megjithatë, do të orvatem, të përfshij së paku disa nga aspektet e mësimeve të vërteta të Islamit.

Në botën moderne, shohim që ngrihen kritika të ashpra drejtuar Islamit, dhe pjesa më e madhe e përgjegjësisë për çrregullimin dhe konfliktet në botë i atribuohet religjionit. Akuza të tilla ngrihen edhe nëse vetë kuptimet e fjalës Islam janë paqe dhe siguri. Po kështu, Islami është ajo fe, e cila parashtron udhëzime të posaçme sesi mund të vendoset paqja dhe paraqet edhe udhëzimet për ta arritur këtë.

Para se t’ju ilustroj përshkrimin e mësimeve të vërteta dhe paqësore të Islamit, dua të diskutoj shkurtimisht gjendjen aktuale të botës. Jam i sigurt që ju të gjithë jeni mjaft të informuar rreth këtyre çështjeve. Por, unë dua t’i prek ato çështje, me qëllim që t’i keni parasysh ato kur do të diskutoj për mësimet e Islamit rreth paqes dhe harmonisë. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe e pranojmë që bota e sotme është kthyer në një fshat global. Ne të gjithë jemi ndërlidhur me njëri-tjetrin me anë të mjeteve të ndryshme. Këto mund të jenë mjete të reja të transportit, medias, internet, apo mjete të tjera. Të gjithë këta faktorë kanë kontribuar në afrimin e shteteve të botës me njëri-tjetrin si kurrë më parë.

Ne shohim që në vendet e mëdha, janë vendosur popujt e të gjitha racave, feve dhe kombësive, dhe ata jetojnë bashkërisht. Në fakt, në shumë vende, popullsia e emigrantëve të huaj ka numër të konsiderueshëm. Emigrantët janë integruar aq mirë në këto vende, saqë do të jetë mjaft e vështirë madje e pamundur që qeveritë apo popullsia vendëse t’i përzënë ata. Ndonëse, janë bërë orvatje për t’i vënë frena imigrimit, dhe janë aplikuar disa sanksione të posaçme, akoma ka mjaft mënyra me anë të të cilave shtetasi i një vendi mund të hyjë në një shtet tjetër.

Në fakt, duke lënë mënjanë emigrimin e paligjshëm, ekzistojnë edhe disa ligje ndërkombëtare, të cilat u vijnë në ndihmë atyre personave, që detyrohen për të emigruar për shkak të arsyeve të drejta. Ne gjithashtu shohim që si pasojë e emigrimit masiv, në disa shtete të caktuara, po përhapet ndjeshëm indinjatë dhe nervozizëm. Përgjegjësia për këtë bie mbi të dyja palët, si mbi emigrantët edhe mbi popullsinë vendase. Nga njëra anë, disa emigrantë provokojnë vendasit duke refuzuar të integrohen në ndonjë mënyrë, në anën tjetër disa nga vendasit shfaqin mungesë tolerance dhe zemërgjerësie. Pak nga pak, urrejtja ngjizet, derisa arrin në shkallën e rrezikshmërisë. Në veçanti, si reagim ndaj sjelljes së keqe të disa muslimanëve dhe veçanërisht të emigrantëve, urrejtja dhe indinjata e popullatës lokale në vendet perëndimore, shpesh nxjerr kryet ndaj Islamit. Ky zemërim dhe reagim nuk i përmbahet një shtrirjeje të kufizuar, por përhapet dhe sigurisht vrulltas merr përmasa të mëdha. Për këtë arsye, edhe liderët perëndimorë, shpeshherë i cekin këto probleme. Andaj, në raste të ndryshme dëgjojmë Kancelaren gjermane duke mëtuar se muslimanët janë pjesë e Gjermanisë. Po kështu, edhe kryeministri britanik nënvizon rëndësinë e integrimit të muslimanëve. Madje, liderët e disa shteteve kanë shkuar më tutje, duke lëshuar deklarata me ton kërcënues ndaj muslimanëve. Edhe pse nuk po acarohet më gjendja e brendshme e mosmarrëveshjeve, të paktën ajo ka mbetur mjaft shqetësuese. Këto çështje mund të mahisen më keq dhe mund të na shpien deri në prishjen e paqes. Nuk ka asnjë dyshim se pasoja e këtyre konflikteve nuk do të kufizohet vetëm në Perëndim, por do të ndikojë në gjithë botën, dhe në veçanti në vendet muslimane. Kjo do të shkaktojë ashpërsimin e marrëdhënieve bilaterale midis botës Perëndimore dhe asaj Lindore. Andaj, nevoja për të përmirësuar situatën dhe për të vendosur paqen kërkon që të gjitha palët të punojnë bashkërisht. Qeveritë duhet të hartojnë ato politika, të cilat vendosin dhe mbrojnë respektin reciprok, përmes të cilave cenimi i ndjenjave të të tjerëve si dhe shkaktimi i çfarëdo dëmi, të konsiderohen veprime të jashtëligjshme. Për sa u përket emigrantëve, ata duhet të vijnë me gatishmërinë për t’u integruar me popullatën vendase, po kështu edhe popullata vendase duhet të jetë e gatshme për t’ua hapur zemrën dhe për të qenë tolerante.

Veç kësaj, thjesht imponimi i disa sanksioneve kundër muslimanëve nuk e vendos paqen, sepse nuk janë sanksione që mund të ndryshojnë mendjen dhe pikëpamjet e njerëzve. Kjo nuk është e kushtëzuar vetëm me muslimanët, madje, kushdo qoftë, sa herë që shtypet forcërisht, për shkak të fesë a besimit të tij, shkakton kundërveprim negativ, i cili e dëmton rëndë paqen.

Sikundër kam thënë, në shumë shtete, konfliktet po përkeqësohen, në veçanti midis popullatës vendase dhe emigrantëve muslimanë. Është e qartë që të dyja palët po bëhen gjithnjë e më pak tolerante dhe ka një mosdashje për të njohur njëri-tjetrin.

Udhëheqja evropiane duhet ta pranojë këtë realitet dhe duhet të kuptojë që ajo mban përgjegjësi për vendosjen e respektit të ndërsjellë fetar dhe të tolerancës. Kjo është e domosdoshme për t’i çelur rrugë ambientit të dashamirësisë dhe për të mos shkatërruar paqen globale. Unë besoj që shkaku i këtyre konflikteve dhe ndarjeve, nuk është vetëm feja apo besimi, dhe kjo nuk është thjesht një pyetje për dallimet mes shteteve Perëndimore dhe atyre muslimane. Në fakt shkaku kryesor i  mosmarrëveshjes e ka pikënisjen në krizën financiare globale. Kur nuk qe inflacioni apo kreditë e këqija askush nuk u bë merak për flukse emigrantësh muslimanë,  jomuslimanë apo afrikanë, por situata sot është kryekëput ndryshe, gjë që ka sjellë këto pësoja. Ajo ka ndikuar edhe në marrëdhëniet reciproke të shteteve evropiane, kështu që indinjata dhe mllefi midis popujve evropiane po çoroditet përditë e më shumë. Kjo gjendje dëshpërimi është e dukshme kudo.

Formimi i Bashkimit Evropian është një arritje madhështore për shtetet evropiane, sepse ai shërben për ta bashkuar këtë kontinent. Andaj, duhet të bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta mbrojtur këtë bashkim, duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Frika dhe shqetësimet e popullit duhen neutralizuar. Për të mbrojtur shoqërinë e njëri-tjetrit, ju duhet të tregoni gatishmëri për të pranuar kërkesat e drejta dhe të ligjshme të njëri-tjetrit. Sigurisht, këto kërkesa të drejta dhe të ligjshme duhen bërë nga popujt e çdo shteti. Të dini që fuqia e Evropës qëndron nëse ajo mbetet e bashkuar dhe e njësuar në një të vetme. Një bashkim i tillë, nuk do t’ju sjellë dobi vetëm juve këtu në Evropë, por do t’i mundësojë këtij kontinenti të përmbajë forcën dhe ndikimin e tij në nivel botëror.

Në fakt, duke folur nga këndvështrimi islamik, ne duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të bashkuar gjithë botën në një të vetme. Në lidhje me monedhën, bota duhet të jetë e bashkuar. Në lidhje me tregun e lirë dhe biznesin, bota duhet të jetë e bashkuar. Në lidhje me lëvizjen e lirë dhe emigrimin, duhen hartuar politika të unifikuara dhe të volitshme, me qëllim që bota të bashkohet.

Pra, në thelb, shtetet duhet të kërkojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, me qëllim që ndarjet të zëvendësohen me unifikimet dhe bashkimet. Nëse, këto masa ndërmerren, atëherë në një të ardhme shumë të afërt, konfliktet aktuale do të marrin fund, dhe në vend të tyre do të sundojë paqja dhe respekti reciprok, por me kusht që ata të veprojnë me drejtësi absolute dhe çdo shtet t’i përmbahet përgjegjësisë së tij.

Më duhet të shprehem me shumë keqardhje,  se ndonëse ky është mësimi i fesë Islame, shtetet muslimane nuk kanë arritur të bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse do të kishin mundur të bashkëpunonin dhe të unifikoheshin, atëherë vendet muslimane nuk do të kishin më nevojë që t’u kërkonin ndihmë vendeve perëndimore për t’i zgjidhur nevojat dhe problemet e tyre të brendshme.

Tani dua të flas për mësime të vërteta të Islamit në lidhje me vendosjen  e paqes së qëndrueshme në botë. Në radhë të parë, mësimi themelor dhe kryesor i Islamit thotë: “muslimani i vërtetë është ai person, nga dora dhe gjuha e të cilit, janë të sigurt të gjithë njerëzit e tjerë paqedashës. Ky është përkufizimi i një muslimani paraqitur nga Profeti Muhammedsa. Pas këtij parimi të bukur themelor, a mund të ngrihet ndonjë akuzë apo ankesë kundër Islamit?! Sigurisht që jo. Sipas Islamit, vetëm ata që përdorin gjuhët dhe duart e tyre për të përhapur padrejtësinë dhe urrejtjen, meritojnë të ndëshkohen. Kështu që, nga niveli lokal deri te niveli global, nëse të gjitha palët i përmbahen këtij parimi të artë, atëherë kurrë nuk do të ketë ndonjë çrregullim fetar, grevë politike e as trazira bazuar në lakmi dhe në dëshirë për të fituar fuqi. Nëse zbatohen këto parime të Islamit, atëherë brenda shteteve, vetë popujt do të kujdesen për të drejtat dhe ndjenjat e njëri-tjetrit, ndërsa qeveritë do t’i përgjigjen detyrës së tyre për të mbrojtur të gjithë qytetarët e tyre. Ndërsa në shkallë ndërkombëtare, secili shtet do të bashkëpunojë me një shpirt dashamirësie dhe dhembshurie me shtetin tjetër. Një tjetër parim kryesor që parashtron Islami është që në vazhdë të përpjekjeve për vendosjen e paqes, nevojitet që palët të mos shfaqin arrogancë apo krenari në çfarëdolloj forme. Këtë parim e jetësoi shkëlqyeshëm i Dërguari i Allahutsa kur ai tha këto fjalë të arta: “Një njeri me ngjyrë nuk ka asnjë epërsi ndaj një të bardhi, e as një i bardhë nuk gëzon epërsi mbi një njeri me ngjyrë. Pra, nëse një evropian nuk është më i lart apo më i madh sesa qytetarë të tjerë, po kështu as afrikanët, aziatikët apo popujt e çfarëdo vendi tjetër të botës, nuk gëzojnë asnjë superioritet të veçantë. Dallimet e kombësisë, ngjyrës apo etnitetit, shërbejnë vetëm si mjete për të identifikuar. E vërteta është që në botën moderne, ne të gjithë varemi nga njëri-tjetri. Madje, fuqitë e mëdha siç është Evropa apo Shtetet e Bashkuara, nuk mund të mbijetojnë duke qenë plotësisht të izoluara nga vende të tjera. As vendet afrikane nuk mund të mbeten të ngujuara dhe njëherazi të shpresojnë për t’u zhvilluar, po kështu edhe vendet aziatike apo popujt nga cilado pjesë e botës. Për shembull, nëse dëshironi që ekonomia juaj të lulëzojë, atëherë ju duhet të tregoni gatishmëri për të përqafuar tregtinë ndërkombëtare.

Një shembull i qartë për të shkoqitur sesi bota është ndërthurur sot, përshkruhet nga fakti se kriza Evropiane apo botërore e disa viteve të fundit u ka sjellë dëm pak a shumë çdo vendi të botës. Po kështu, edhe për të përparuar në shkencë si dhe për të zhvilluar më tej ekspertizat në fusha të ndryshme, shtetet kanë nevojë që të bashkëpunojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Ne duhet të dimë që Zoti i Lartësuar u ka dhënë të gjithë popujve të botës aftësi të jashtëzakonshme intelektuale, qofshin ata nga Afrika, Evropa, Azia ose kudo tjetër. Nëse të gjithë popujt shfrytëzojnë aftësitë e tyre duke përdorur të gjitha mundësitë për mirëqenien e njerëzve, atëherë do të shohim që bota do të shndërrohet në një parajsë paqësore. Megjithatë, nëse vendet e zhvilluara tentojnë të pengojnë rritjen dhe progresin e vendeve më pak të zhvilluara dhe të atyre që janë në zhvillim, dhe nuk krijojnë mundësitë për mendjet e shëndosha dhe të mprehta të këtyre shteteve, atëherë nuk duhet të ketë asnjë dyshim që indinjata do të përhapet, dhe çrregullimi që e pason do ta shkatërrojë paqen dhe sigurinë e mbarë botës.

Për vendosjen e paqes, një tjetër parim i Islamit thotë se nuk duhet të tolerojmë padrejtësinë ndaj të tjerëve, por duhen mbrojtur të drejtat e tyre. Ashtu sikurse nuk mund të pranojmë që dikush të rrëmbejë të drejtat tona, po kështu nuk duhet të pajtohemi me padrejtësinë ndaj të tjerëve. Islami këshillon që edhe kur duhet të veprojmë me masa të rrepta, ato duhet t’i përgjigjen aktit keqbërës. Megjithatë, nëse falja mund t’i paraprijë reformimit, atëherë duhet zgjedhur mundësia e faljes.

Qëllimet kryesore dhe gjithëpërfshirëse duhet të jenë gjithmonë reformimi, pajtimi dhe vendosja e paqes së qëndrueshme. Megjithatë, ajo që ndodh në realitet, kur dikush bën një shkelje apo padrejtësi, viktima kërkon të hakmerret në një mënyrë plotësisht të pajustifikueshme dhe joproporcionale, madje shumë herë më të madhe se padrejtësia e bërë.  Pikërisht, këtë e dëshmojmë këto ditë në konfliktin e shkallëzuar midis Izraelit dhe Palestinës. Fuqitë e mëdha kanë shprehur keqardhjen dhe shqetësimin e tyre për situatën në Siri, Liban ose në Egjipt, edhe pse mund të argumentohet që ato në thelb janë çështjet e tyre të brendshme, por nuk duket se ato janë të shqetësuar për popullin palestinez. Ky standard i dukshëm i dyfishtë, po shton mëri dhe urrejtje në zemrat e popujve të shteteve muslimane ndaj shteteve të fuqishme. Kjo indinjatë dhe antipati është mjaft kërcënuese, e cila duke u gurgulluar mund të shpërthejë në çdo moment. Cili mund të jetë rezultati i kësaj? Sa dëm mund t’i shkaktojë kjo botës në zhvillim? A do të mund të mbijetojë ajo? Sa shumë do të ndikohen vendet e zhvilluara? Të gjitha këto përgjigje janë vetëm në dijen e Zotit. Unë nuk mund t’u përgjigjem këtyre pyetjeve dhe as dikush tjetër. Por, për një gjë mund të jemi të sigurt, që paqja botërore do të  shkatërrohet. Le të jetë e qartë, që unë po flas në mbështetje apo favor të ndonjë shteti të caktuar. Ajo që dua të them është që të gjitha format e mizorisë, kudo gjenden ato, duhen asgjësuar dhe duhen ndaluar, pa marrë parasysh se ato kryhen nga populli palestinez, populli izraelit apo populli i cilitdo shteti tjetër. Mizoritë duhen ndaluar me çdo kusht, sepse nëse ato lejohen të përhapen, atëherë flakët e urrejtjes sigurisht do të përpijnë gjithë botën, deri në shkallën që njerëzit shumë shpejt do të harrojnë vuajtjet e shkaktuara nga kriza e sotme ekonomike. Madje, ata do të përballen me një situatë tepër të  tmerrshme. Do të ndodhë një humbje aq e madhe e jetëve njerëzore sa s’mund të merret me mend. Andaj, është detyra e vendeve evropiane, të cilat mbartën vuajtje të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore, të marrin mësim nga e kaluara e tyre dhe të shpëtojnë botën nga shkatërrimi. Për ta përmbushur këtë, u duhet që t’u përmbahen me çdo kusht kërkesave të drejtësisë dhe të jenë të gatshëm për të pranuar përgjegjësinë e tyre.BashkimiIslami na tërheq vëmendje mbi rëndësinë e të vepruarit me drejtësi dhe paanshmëri në çfarëdo rasti. Ai mëson që asnjë pale nuk duhet t’i jepen padrejtësisht trajtime të favorizuara dhe preferenciale. Qëndrimi duhet të jetë i tillë që shteti keqbërës duhet të jetë i vetëdijshëm që nëse ai tenton të veprojë padrejtësisht ndaj shtetit tjetër, atëherë pa marrë parasysh madhësinë dhe statusin e tij, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë të bëjë një gjë të tillë. Nëse shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, shtetet që marrin ndihmë nga Bashkimi Evropian, shtetet që janë nën influencën e fuqive të mëdha si dhe ato të pazhvilluara, arrijnë në një konsensus për t’iu përmbajtur këtyre parimeve, atëherë, dhe vetëm atëherë, paqja mund të kthehet në realitet. Po kështu, nëse shtetet me të drejtë vetoje në Kombet e Bashkuara, bëhen me dije që ata janë të detyruar të japin llogari për sjelljet e tyre, atëherë me të vërtetë paqja mund të vendoset. Në fakt, do të kaloj një hap më tej dhe do të pohoj se e drejta për të vënë veto, assesi nuk mund të lejojë apo të mbështesë vendosjen e paqes, sepse qartësisht të gjitha vendet nuk qëndrojnë në të njëjtin nivel. Kjo është ajo pikë, të cilën e kam ngritur edhe para pak kohe gjatë këtij viti, duke u drejtuar politikanëve të shquar dhe politikëbërësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Capitol Hill. Nëse do t’i hidhni një vështrim historisë së votimeve të Kombeve të Bashkuara, do të gjeni që jo gjithmonë ato janë përdorur për të përkrahur ata që janë shtypur ose që kanë vepruar me drejtësi, por në disa raste flagrante, e drejta për të vënë veto është keqpërdorur për të mbrojtur dhe për të stimuluar dhunën, dhe jo për ta ndaluar atë. Kjo nuk është diçka e fshehtë apo e panjohur, por një fakt për të cilin analistët janë shprehur haptas.

konference per shtyp ne parlamentin Europian

Konferencë për shtyp me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar në Parlamentin Evropian. I ulur pranë Shenjtërisë së tij është dr. Charles Tannock (MEP-Angli dhe Kryetar i grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian)

Sipas një tjetër parimi të bukur të Islamit, paqja në shoqëri kërkon që njeriu të mposhttë zemërimin  e tij, e jo ta lejojë që të kaplojë parimet e ndershmërisë dhe të drejtësisë. Historia fillestare e Islamit vërteton që muslimanët e vërtetë gjithmonë iu përmbajtën këtij parimi, sa për ata që nuk iu nënshtruan, janë qortuar rëndë nga Profeti Muhammedsa. Por, fatkeqësisht, këto rrethana nuk përputhen gjithmonë me situatën e sotme. Ka mjaft raste, kur ushtritë dërguar për të vendosur paqe, sillen në një mënyrë krejtësisht të papajtueshme me detyrën e ngarkuar. Për shembull, në disa shtete, ushtarët e huaj kanë përdorur metoda nga më çnjerëzoret dhe rrëqethëse, me kufomat e viktimave të tyre. A mund të arrihet paqja në këtë mënyrë? Kundërveprimi ndaj kësaj sjelljeje nuk mund të mbetet i përqendruar vetëm brenda kufijve të shtetit përfshirës, por ai shfaqet gjithkund në botë. Dhe sigurisht, nëse muslimanët keqtrajtohen, atëherë muslimanët ekstremistë do ta shfrytëzojnë atë rast dhe si rrjedhojë paqja e botës sërish do të prishet, edhe pse sjellja e tyre u kundërvihet mësimeve të Islamit.Islami mëson që paqja mund të arrihet vetëm duke përkrahur të dyja palët, të shtypurin dhe shtypësin, në një mënyrë thellësisht të paanshme, të pavarur nga interesa të ulëta dhe të lirë nga çdolloj armiqësie. Paqja mund të ndërtohet, vetëm duke u mundësuar të gjitha partive platformë të përbashkët.

Meqë koha është e kufizuar, dua të cek edhe një çështje tjetër. Islami mëson që pasuritë dhe resurset e të tjerëve nuk duhen vëzhguar me vështrim ziliqar. Ne nuk duhet ta lakmojë atë që u përket të tjerëve, sepse kjo është gjithashtu një shteg për shkatërrimin e paqes. Nëse shtetet e pasura, përpiqen të përvetësojnë apo të shfrytëzojnë pasuritë dhe resurset e shteteve më pak të zhvilluara vetëm për të ngopur nevojat e tyre, atëherë sigurisht kjo do të shkaktojë indinjatë dhe zemërim. Ndonëse shtetet e zhvilluara mund të marrin sasinë e merituar dhe të drejtë, në këmbim të shërbimeve të tyre, shumica e këtyre resurseve duhen shfrytëzuar për të asistuar shtetet e pazhvilluara që të ngrenë standardet e jetesës. Ata duhen lejuar të përparojnë dhe duhen përkrahur në përpjekjet e tyre, për të  arritur të njëjtin nivel me vendet e zhvilluara, sepse vetëm atëherë paqja mund të vendoset. Nëse lidershipi i këtyre vendeve nuk është i ndershëm, atëherë vendet e zhvilluara dhe ato perëndimore duhet të monitorojnë dhe të drejtojnë vetë zhvillimin e atyre vendeve duke u ofruar ndihma financiare.

Janë mjaft çështje të tjera që mund të shtjelloj, por për shkak të kohës së pamjaftueshme, duhet të përmbahem vetëm në ato pika që ju kam shpjeguar. Sigurisht, gjithçka që ju kam parashtruar përfaqëson mësime të vërteta të Islamit.

tunne kelam phil bennion

1-Tunne Kelam (MEP Estoni dhe zëvendëskryetar i grupit “Miqtë e Muslimanëve Ahmedianë” në Parlamentin Evropian) duke u takuar me Shenjtërinë e tij. 2-Phil Bennion (MEP West Midlands dhe anëtar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Azinë Jugore) duke u takuar me Shenjtërinë e tij

Mbase mund t’ju lindë një pyetje së cilës duhet t’i përgjigjem paraprakisht. Mund të thoni që nëse këto janë mësime të vërteta të Islamit, atëherë pse vallë shohim aq përçarje dhe çrregullime në botën muslimane. Kësaj pyetjeje i jam përgjigjur që në fillim, duke përmendur nevojën e ardhjes së një reformatori, i cili sipas besimit tonë ishte Mirza Ghulam Ahmedi, themelues i Xhematit Musliman Ahmedia. Ne, anëtarët e këtij xhemati, gjithmonë orvatemi që të përcjellim këto mësime aq gjerësisht sa të jetë e mundur.Do t’ju lutesha të gjithëve që të bëni përpjekje edhe ju për të ngjallur sensibilizimin rreth këtyre çështjeve brenda qarqeve tuaja të ndikimit, me qëllim që të mund të ndërtohet paqja e qëndrueshme në të gjitha anët e botës. Nëse ne dështojmë në këtë detyrë, atëherë asnjë vend i botës nuk do të mbetet i mbrojtur nga pasojat  e tmerrshme dhe shkatërruese të luftës. I lutem Allahut të Plotfuqishëm që Ai t’u mundësojë popujve të kësaj bote që të kapërcejnë dëshirat dhe interesat e tyre personale, si një përpjekje për të mbrojtur botën nga shkatërrimi që i avitet galop. Janë vendet e zhvilluara të Perëndimit, të cilat gëzojnë fuqinë, kryesisht në botën aktuale, andaj mbi të tjerët, është detyra juaj që t’u kushtoni vëmendje të menjëhershme këtyre çështjeve me rëndësi jetësore.

Në fund, dua t’ju falënderoj edhe një herë që gjetët kohë për të ardhur këtu dhe që dëgjuat fjalët e mia. Allahu ju bekoftë! Ju falënderoj shumë!

 

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp