Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Të ngjashme rreth kësaj teme

Parlamenti Kombëtar i Zelandës së Re
Uellington, Zelanda e Re, 2013

Hyrje

Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Masrur Ahmediaba Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuaras mbajti një fjalim historik në Parlamentin Kombëtar të Zelandës së Re në Uellington (Wellington), më 4 nëntor të vitit 2013. Paqja - Parlamenti Kombëtar Uellington Zelanda e RePara një audience që përbëhej nga deputetë, ambasadorë të shteteve, akademikë dhe një sërë miqsh të tjerë, Kalifi i Mesihut të Premtuar bëri thirrje për nevojën vendimtare, për drejtësinë si një mjet për të zhvilluar paqen botërore, përballë tensioneve gjithnjë në rritje dhe konflikteve që po shfaqen në vende të ndryshme të botës. Pas fjalimit kryesor të tij, të ftuar të tjerë gjithashtu morën fjalën në këtë event. Deputeti Kanuelxhit Sing Bakshi tha: “Kemi privilegjin për të pasur praninë e Shenjtërisë së tij Hazret Mirza Masrur Ahmedit këtu në Parlamentin e Zelandës së Re, për të përfituar nga urtësia e tij dhe për të dëgjuar mendimet e tij”. Deputeti Dr. Rajen Prasad tha: “Është kënaqësi t’i bëjmë mirëseardhje Shenjtërisë së tij në Parlamentin e Zelandës së Re. Kam qenë gjithmonë shumë i mbresuar duke parë se si ahmedianët kalojnë jetën e tyre si qytetarë të një vendi dhe se si e praktikojnë mesazhin e tyre të paqes”. Në fund të eventit, Hazret Mirza Masrur Ahmediaba zhvilloi takime me të ftuar të ndryshëm duke përfshirë Ambasadorin e Iranit dhe atë të Izraelit. Më pas, deputeti Kanuelxhit Sing Bakshi i tregoi Shenjtërisë së tij ambientet e Parlamentit.

Paqja botërore, nevoja kritike e kohës

Bismil-lahirr-Rrahmanirr-Rrahim: Në emër të Allahut të Gjithë-mëshirshmit, Mëshirëplotit.

Miq të nderuar! Es-selam alejkum ue rrahmatullahi ue barakatuhu: Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të gjithë ju!PaqjaMë së pari, do të doja të falënderoja të gjithë ata që organizuan këtë event, sidomos të nderuarin, deputetin Kanuelxhit Sing Bakshi, për të më dhënë mundësinë që t’ju drejtohem gjithëve sot. Së dyti, do të doja t’ju falënderoja që erdhët këtu për të më dëgjuar.

Dihet që në këtë Kuvend, politikanë dhe deputetë të ndryshëm rregullisht mblidhen për të hartuar politikat, planet dhe për të miratuar legjislacionin që synojnë tërësisht progresin e kombit. Veç kësaj, jam i bindur që shumë liderë laikë dhe botërorë duhet të kenë ardhur këtu për t’ju adresuar juve sipas dijes, njohurive dhe përvojës së tyre. Megjithatë, rrallëherë, për të mos thënë kurrë, mund të keni dëgjuar këtu ndonjë kryetar të ndonjë bashkësie fetare, sidomos asaj muslimane. Andaj, mundësia që më keni dhënë mua si Kryetar botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, kryetar i një bashkësie që është tërësisht muslimane dhe i gjithë synimi i së cilës është që t’i përhapë mësimet e vërteta të Islamit, është një shenjë e zemërgjerësisë suaj dhe e nivelit shumë të lartë të tolerancës suaj. Prandaj, jam i detyruar t’ju falënderoj për gjestin tuaj kaq të sjellshëm.

Me këto fjalë mirënjohjeje, do të doja t’i kthehem temës kryesore të fjalimit tim e t’ju them disa pika rreth mësimeve të bukura të Islamit. Do të flas për një çështje, e cila sipas mendimit tim përbën nevojën kritike të kohës, vendosja e paqes botërore. Nga një perspektivë laike, shumë nga ju, si politikanë në mënyrë individuale, dhe si qeveri në tërësi, po përpiqeni për të arritur paqen. Përpjekjet tuaja janë të motivuara nga një qëllim i mirë dhe ju duhet të keni pasur edhe sukses në to. Veç kësaj, qeveria juaj ndër vite duhet t’u ketë dhënë këshilla fuqive të mëdha për të krijuar mjetet që do të zhvillonin një botë më paqësore e më të harmonishme.

Padyshim, gjendja dhe rrethanat e botës sot janë skajshmërisht të pasigurta dhe po shkaktojnë shqetësim të madh në të gjithë botën. Ndërsa disa nga konfliktet e mëdha po ndodhin në botën arabe, e vërteta është ajo që çdo person i urtë dhe i mençur është i vetëdijshëm se konflikte të tilla nuk do të mbeten brenda kufijve të një rajoni të caktuar. Nuk ka dyshim që një konflikt midis qeverisë dhe popullit të tij mund të përshkallëzojë edhe në një konflikt më të gjerë ndërkombëtar. Tashmë po shohim se po formohen dy blloqe të supërfuqive: njëri bllok e mbështet qeverinë siriane, kurse tjetri forcat rebele. Është e qartë se kjo situatë është një kërcënim i madh jo vetëm për vendet islamike, por është një burim rreziku edhe për pjesën tjetër të botës.

Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë përvojat e hidhura të dy Luftërave Botërore që ndodhën gjatë shekullit të kaluar. Pasojat e rënda shkatërruese që ato shkaktuan, sidomos Lufta e Dytë Botërore, ishin të paprecedente. Vetëm me përdorimin e armëve tradicionale, fshatra dhe qytete të lulëzuara e të banuara dendësisht, u shkretuan skajshmërisht, duke lënë vetëm gërmadha dhe miliona të vdekur. Veç kësaj, po gjatë Luftës së Dytë Botërore, bota dëshmoi edhe ngjarjen më shkatërrimtare, kur bomba atomike u përdor kundër Japonisë, që kishte shkaktuar një shkretim të atillë, saqë njeriu rrëqethet dhe dridhet vetëm duke dëgjuar pasojat e saj. Muzetë në Hiroshima dhe Nagasaki janë kujtime të mjaftueshme të llahtarisë dhe shkatërrimit total që kishte ndodhur prej saj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 70 milionë njerëz u vranë dhe thuhet se 40 milionë prej tyre ishin njerëz civilë. Pra, më shumë kishin sakrifikuar jetën njerëzit civilë sesa personeli ushtarak. Rrjedhojat e luftës ishin aq të tmerrshme, saqë edhe pse kishte mbaruar lufta, viktimat vazhdonin të shënoheshin në miliona. Për shumë vjet pasi ishin hedhur bombat bërthamore, rrezatimi radioaktiv vazhdoi të bënte efekte të frikshme e degjeneruese te fëmijët e porsalindur. Në botën e sotme, edhe disa nga vendet e vogla posedojnë armë bërthamore dhe liderët e tyre janë të gëzuar me papërgjegjshmëri, gjersa e mbajnë gishtin te këmbëza. Duket sikur ata as nuk e vrasin mendjen për pasojat shkatërruese të veprimeve të tyre.

Në këtë panoramë, nëse ndokush do ta imagjinonte një luftë bërthamore sot, skema që do t’i dilte përpara, do ta shkundte dhe do ta shtangte plotësisht. Bombat atomike që posedojnë sot vendet e vogla, ndoshta janë shumë më të fuqishme sesa ato që ishin përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prandaj, kjo klimë e konfliktit dhe e paqëndrueshmërisë i shqetëson tej mase vetëm ata që duan të vendosin paqe në botë dhe që po përpiqen në këtë drejtim.

Situata patetike e botës së sotme është që njerëzit flasin për vendosjen e paqes në njërën anë, e në anën tjetër ata janë të rrethuar nga sjelljet egoiste dhe janë të mbështjellë nga një qefin prej mburrjeje dhe arrogance. Për të provuar epërsinë dhe forcën e vet, çdo qeveri e fuqishme është e gatshme për të bërë të gjitha përpjekjet e mundshme. Pas Luftës së Dytë Botërore, në përpjekje për të pasur paqe afatgjatë në botë e për të parandaluar luftëra të ardhshme, kombet u bashkuan që të formonin një organizatë, të cilën e quajtën Kombet e Bashkuara. Megjithatë, duket se ashtu siç Liga e Kombeve që fatkeqësisht dështoi në objektivat e saj, edhe statuti dhe respekti i Kombeve të Bashkuara vazhdon të bjerë dita-ditës. Nëse kërkesat e drejtësisë nuk do të përmbushen, le të ketë sa të doni organizata të tilla, por përpjekjet e tyre do të rezultojnë të pafrytshme.

Sapo ju përmenda disfatën e Ligës së Kombeve, institucion i cili u formua pas Luftës së Parë Botërore me synimin e posaçëm për të mbrojtur paqen botërore. Megjithatë, ky institucion nuk arriti të ndalonte fillimin e Luftës së Dytë Botërore, për të cilën sapo ju kam folur se sa shumë dëme e shkatërrime shkaktoi. Edhe Zelanda e Re pati viktima për shkak të luftës, siç thuhet se, afërsisht 11 mijë njerëz humbën jetën, të cilët, thuajse të gjithë ishin ushtarë. Duke qenë se ishte shumë larg nga epiqendra e luftës, Zelanda e Re nuk pati viktima në civilë. Megjithatë, siç ju përmenda, në atë luftë, përgjithësisht, më shumë civilë të pafajshëm u vranë sesa personel ushtarak. Imagjinoni: njerëz të zakonshëm e të pafajshëm duke përfshirë gra e fëmijë pafund e pa dallim, u vranë duke mos bërë asnjë krim.

Kanuelxhit Sing Bakshi

1-Adresimi nga Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar. 2-I nderuari deputet, Z. Kanuelxhit Sing Bakshi (Kanwaljit Singh Bakshi), duke marrë Kuranin e Shenjtë nga Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar.

Është pikërisht kjo arsyeja që ju do të gjeni një urrejtje të thellë për luftën në zemrat e atyre njerëzve, që jetojnë në vendet, të cilat ishin të përfshira drejtpërdrejt në atë luftë. Padyshim, nëse ndokujt i sulmohet vendi, dashuria e tij ndaj vendit i kërkon që ai të ndihet i obliguar dhe i gatshëm për të bërë çdo sakrificë për mbrojtjen dhe lirinë e vendit të tij. Megjithatë, nëse konflikti mund të zgjidhet në mënyrë miqësore a paqësore, nëpërmjet negociatave e diplomacisë, atëherë asnjeri nuk duhet të ftojë kot vdekjen dhe vrasjet. Në kohët e vjetra, kur bëhej luftë, kryesisht ushtarë vriteshin dhe një numër shumë i vogël i civilëve. Por, mjetet e luftës së sotme, përfshijnë bombardime ajrore, gaz helmues, madje edhe armë kimike. Dhe siç ju thashë, ekziston edhe rreziku i madh i përdorimit të armës më të llahtarshme: të bombës bërthamore. Rrjedhimisht, luftërat e sotme janë krejtësisht ndryshe nga ato që u bënë në të kaluarën, sepse luftërat e sotme mund ta fshijnë njerëzimin masivisht nga faqja e dheut. Këtu më lejoni t’ju paraqes një mësim të bukur të Kuranit të Shenjtë në lidhje me vendosjen e paqes. Kurani thotë:

E mira dhe e keqja nuk janë njësoj. Largo të keqen me atë që është më e mira, atëherë ai që ka armiqësi ndaj teje, papritmas do të të bëhet mik i ngushtë. (Kurani Famëlartë 41:35)

Pra, Kurani mëson që të shfrytëzohet çdo mundësi për të paqësuar e zgjidhur mëritë e armiqësitë, duke hapur kanale komunikimi dhe dialogu. Komunikimi me butësi e urtësi me të tjerët, padyshim mund të ketë vetëm efekt pozitiv e të kënaqshëm në zemrat e tyre dhe si i tillë, ai është një mjet i largimit të urrejtjes dhe armiqësisë.

wellington group Cam Calder

1-Ambasadori iranian Z. Seyed Majid Tafreshi Khameneh. 2-Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar duke udhëhequr lutje të heshtur në përfundim të takimit zyrtar në Grand Hall, në Parlamentin e Zelandës së Re. 3-Det. Rakesh Naidoo, përfaqësuesi i Shefit të Policisë së Zelandës së Re. 4-I nderuari deputet, Dr. Cam Calder, duke u takuar me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar.

Sigurisht, në kohën që jetojmë, besojmë se jemi më të avancuar e të civilizuar. Kemi krijuar shoqata e fondacione të ndryshme, për t’u mundësuar fëmijëve arsimin, nënave kujdesin shëndetësor, etj. Po kështu, ka shoqata të panumërta që janë krijuar duke pasur në krye vetëm simpatinë dhe dhembshurinë ndaj njerëzimit. Si njerëz, ne, që kemi bërë të gjitha këto, gjithashtu duhet të reflektojmë e t’i kushtojmë vëmendje edhe nevojës urgjente të kohës e të vrasim mendjen se si mund të shpëtojmë veten e të tjerët nga shkatërrimi dhe shkretimi. Nuk duhet të harrojmë se në krahasim me gjashtë a shtatë dekada më parë, bota sot është më e mbledhur. Para gjashtëdhjetë a shtatëdhjetë vitesh, Zelanda e Re ishte një vend i largët, larg nga Azia e Evropa, por sot ajo është një pjesë e integruar e një komuniteti të përbashkët global. Andaj, në një situatë lufte, asnjë shtet a rajon nuk është i sigurt.Liderët dhe politikanët tuaj janë kujdestarë të këtij kombi. Ata janë përgjegjës për sigurinë e vendit e për progresin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të tij. Prandaj, është e nevojshme që ata gjithmonë të kenë në mendje pikën kritike që shkatërrimi niset nga luftërat lokale e përhapet më gjerë e më gjatë. Duhet t’i jemi mirënjohës Zotit që, ditët e fundit, Ai ka bërë disa nga superfuqitë të punojnë me mend e me urtësi, të cilat kuptuan se ishte e nevojshme për të marrë masa për të ndaluar luftën e për të parandaluar shkatërrimin e madh që mund të pasonte. Më i drejtpërdrejtë ka qenë Presidenti rus, që bëri përpjekje për të mbajtur larg disa nga superfuqitë nga sulmi mbi Sirinë. Ai e bëri të qartë se të gjitha shtetet, qofshin të mëdha apo të vogla, duhet të trajtohen barazisht. Ai gjithashtu tha se nëse kërkesat e drejtësisë nuk do të përputhen dhe shtete të tjera do të hyjnë në luftë në mënyrë të pavarur, atëherë Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të pësojë të njëjtën disfatë që kishte pësuar Liga e Kombeve. Mendoj se ai kishte plotësisht të drejtë në analizën e tij. Ndonëse, unë nuk i përkrah të gjitha politikat e tij, megjithatë, mendimi i urtë duhet pranuar. Do të doja që ai të kishte shkuar edhe një hap para për të pohuar se duhet t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë të drejtës së vetos, që posedohet nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që drejtësia e vërtetë dhe barazia të mund të mbizotërojnë për të gjitha shtetet.

Vitin e kaluar më ishte dhënë mundësia të mbaja fjalim në Senatin e Amerikës (Capitol Hill), në Uashington D.C.. Në audiencë ishin shumë senatorë, kongresmenë, përfaqësues organizatave kërkimore (think-tank-ut) dhe shumë intelektualë të tjerë të fushave të ndryshme. U thashë qartë se kërkesat e drejtësisë do të përmbushen tërësisht vetëm atëherë kur të gjitha partitë dhe të gjithë njerëzit do të trajtohen në mënyrë të barabartë. U thashë që nëse doni të theksoni dallimet midis shteteve të mëdha e atyre të vogla, të pasura e atyre të varfra dhe nëse doni të mbroni padrejtësinë e fuqisë së vetos, shqetësimi dhe ankthi padyshim do të rritet. Në fakt, ankthe të tilla tashmë kanë filluar të ngrenë kryet në botë.

Për këtë arsye, si Udhëheqës i një bashkësie botërore muslimane, është detyra ime që t’i tërheq botës vëmendjen për vendosjen e paqes. Këtë e konsideroj si obligim për veten, sepse vetë kuptimi i Islamit është paqja dhe siguria. Nëse disa shtete të caktuara muslimane bëjnë ose nxisin akte ekstremiste plot-urrejtje, kjo nuk duhet t’ju çojë në përfundimin se mësimet e Islamit nxisin trazime dhe konflikte. Unë sapo citova një varg të Kuranit Famëlartë, i cili përmban pikërisht mësimin se si duhet ta vendosim paqen.

wellington Kalifa i Islamit

Hazret Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, duke mbajtur fjalimin kr yesor në Grand Hall, në Parlamentin e Zelandës së Re, më 4 nëntor 2013.

Sërish, Themeluesi i Islamit, Profeti i shenjtë Muhammedsa u mësoi ndjekësve të tij të japin gjithmonë “selam”, që do të thotë gjithnjë të shpërndajnë mesazhin e paqes. Ne dimë nga shembulli i tij i bekuar, që ai u kishte bërë thirrje të gjithë jomuslimanëve për paqe, qofshin hebrenj, të krishterë apo njerëz të ndonjë feje a besimi tjetër. Ai e bëri këtë, pasi e kuptoi që të gjithë njerëzit përbëjnë një pjesë të krijimeve të Zotit, njëri prej emrave të të cilit është “Burimi i paqes”, ndaj, ai donte paqen dhe sigurinë e të gjithë njerëzimit.Ju përmenda disa nga mësimet e Islamit në lidhje me paqen, por më duhet t’ju qartësoj se për shkak të kohës së pakët, kam cekur vetëm disa aspekte të tij. Në të vërtetë, Islami është i mbushur me urdhëresat dhe mësimet që mbrojnë paqen e sigurinë për të gjithë njerëzit. Po, çfarë thotë Kurani për sa i përket vendosjes së drejtësisë? Në vargun 9 të sures 5, Allahu thotë:

O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në kauzën e Allahut, duke dëshmuar për drejtësinë. Kurrsesi nuk duhet t’ju nxisë urrejtja ndaj ndonjë populli për të bërë padrejtësi. Gjithmonë bëni drejtësi! Kjo është më afër pëlqimit të Zotit. Frikësojuni Allahut! Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që bëni ju.

Në këtë ajet, Kurani harton standardet më të larta të mundshme të drejtësisë. Ky urdhër nuk u lë asnjë justifikim atyre njerëzve, të cilët veten e quajnë muslimanë, por ndërmarrin mizori e brutalitet. Po ky ajet nuk u lë asnjë justifikim as atyre, të cilët mendojnë ose tentojnë të përshkruajnë Islamin si një fe të dhunshme dhe ekstremiste. Kurani gjithashtu ka vendosur standardet më ekzemplare të drejtësisë e të paanësisë. Ai nuk thotë vetëm të bëni drejtësi, por në fakt e përkrah drejtësinë deri në masën, saqë thotë:

O ju që besuat! Bëhuni të qëndrueshëm për hir të Zotit, duke dëshmuar për drejtësinë, edhe sikur ajo dëshmi të jetë kundër vetes suaj, kundër prindërve apo të afërmve tuaj.  Ai, për të cilin dëshmoni,  i pasur qoftë apo i varfër, Allahu është kujdestari më i mirë për të dy. Prandaj, mos ndiqni dëshirat tuaja duke kujtuar se jeni duke bërë drejtësi. E nëse fshihni të vërtetën ose i shmangeni asaj, atëherë dijeni se Allahu është shumë i Dijshëm për atë që bëni ju. (Kurani Famëlartë 4:136)

wellington 3

I nderuari deputet, Z. Kanuelxhit Sing Bakshi bashkë me Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar abapranë Parlamentit të Zelandës së Re.

Këto janë, pra, standardet parimore të drejtësisë që vendosin paqe në botë, të cilat fillojnë nga njësitë bazë të shoqërisë, për të vazhduar deri në arenën ndërkombëtare. Historia është dëshmitare e faktit se Themeluesi i Islamit, Profeti i shenjtë Muhammedisa veproi sipas këtij mësimi dhe këtë e përhapi në çdo skaj. Ndërsa tani, në këtë kohë, shërbëtori i vërtetë i Profetit të shenjtësa, që ishte Themeluesi i Xhematit (Bashkësisë) Musliman Ahmedia, Hazret Mirza Ghulam Ahmedias i Kadijanit, e përkrahu dhe e përhapi këtë mësim dhe porositi edhe ndjekësit e tij të përhapin paqe. Ai gjithashtu i porositi ata t’i tërheqin vëmendjen njerëzimit për përmbushjen e të dyja detyrimeve, edhe të Zotit, edhe të krijesave të Zotit. Kjo është arsyeja që Xhemati Musliman Ahmedia thekson për të gjithë njerëzit nevojën kritike për përmbushjen e detyrimeve të Allahut dhe të krijesave të Tij dhe vendosjen e standardeve më të larta të drejtësisë. Lutja ime është që gjithsecili nga ne, pa marrë parasysh fenë a besimin që i përket, t’i kushtojë vëmendje përmbushjes së detyrimeve që kemi ndaj njëri-tjetrit, në mënyrë që bota të bëhet një parajsë e paqes dhe e harmonisë.

Me këto pak fjalë, e mbyll ligjëratën dhe ju falënderoj edhe një herë që më ftuat dhe erdhët këtu për të më dëgjuar.