Letër Kryeministrit të Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

Shkëlqesia e tij
Kryeministër i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës
Z. Wen Jiabao
Zhongnanhai, Kinë

9 prill 20l2

I dashur Kryeministër,

Ju dërgoj këtë letër nëpërmjet një përfaqësuesi të Xhematit Musliman Ahmedia, i cili është Presidenti i Xhematit tonë në Kababir të Izraelit dhe ishte ftuar nga Ministri për Minoritetet i Kinës. Përfaqësuesi ynë ishte njohur me zyrtarët kinezë gjatë vizitës së një delegacioni nga Kina, i cili përfshinte Zëvendësministrin për Minoritetet, në shtëpinë e misionit tonë në Kababir.

Xhemati Musliman Ahmedia është ai sekt në Islam, i cili beson fuqimisht se Mesihu dhe Reformatori, që ishte i destinuar të paraqitej në këtë epokë si Mehdi për udhëzimin e muslimanëve, si Mesih për udhëzimin e të krishterëve dhe si udhërrëfyes për reformimin e të gjithë njerëzimit, me të vërtetë ka ardhur në përputhje me profecitë e Profetit të shenjtë Muhammed (paqja qoftë mbi të), dhe kështu ne e kemi pranuar atë. Emri i tij ishte Hazret Mirza Ghulam Ahmedi (paqja qoftë mbi të) nga Kadijani i Indisë. Me urdhrin e Zotit të Plotfuqishëm, ai hodhi themelet e Xhematit Musliman Ahmedia në vitin 1889. Deri në kohën kur ai u nda nga jeta në vitin 1908, qindra mijëra njerëz ishin bërë pjesë e këtij Xhemati. Pas vdekjes së tij, u vendos institucioni i Kalifatit. Aktualisht, jemi në epokën e Kalifit të pestë, dhe unë jam Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar (paqja qoftë mbi të).

Një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe themelor i mësimit tonë është se në këtë epokë luftërat fetare duhet të marrin fund. Më tej, ne besojmë se kushdo që dëshiron të përcjellë a të përhapë ndonjë mësim, duhet të veprojë vetëm me frymën dhe atmosferën e dashurisë, dhembshurisë dhe vëllazërisë, në mënyrë që ai të bëhet burim i vendosjes së paqes, pajtimit dhe harmonisë. Ky aspekt i rëndësishëm, i cili është bazuar në mësimet e vërteta të Islamit, është duke u promovuar dhe duke u përhapur nga Xhemati Musliman Ahmedia në mbarë botën. Xhemati tashmë është përhapur në më shumë se 200 vende të botës dhe përbëhet nga miliona anëtarë.

Dëshiroj t’ju përcjell juve mesazhin që vijon: Bota është duke kaluar në një periudhë tejet shqetësuese dhe të rrezikshme. Në të vërtetë, duket se jemi duke u tërhequr me shpejtësi drejt një lufte botërore. Ju jeni udhëheqës i një superfuqie të madhe. Përveç kësaj, një përqindje e madhe e popullsisë së botës jeton nën qeverisjen tuaj. Ju gjithashtu zotëroni të drejtën e përdorimit të vetos në Kombet e Bashkuara, kur kërkohet. Për këtë arsye, në këtë kontekst, kërkesa ime ndaj jush është të luani rolin tuaj për të shpëtuar botën nga shkatërrimi që përhijon para nesh. Pa bërë dallim kombësie, feje, kaste apo besimi, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë për të shpëtuar njerëzimin.

Në Kinë, pas revolucionit që u zhvillua, ka patur progres dhe ndryshim të madh. I nderuari Mao Zedong, i cili ishte një udhëheqës i madh i kombit tuaj, vendosi themelet për standardet e larta morale, të cilat, me fjalë të tjera mund të përshkruhen si standardet më të shkëlqyera të vlerave njerëzore. Edhe pse ju nuk besoni në ekzistencën e Zotit dhe parimet tuaja janë të bazuara mbi moralin, do të doja t’ju bëja të qartë se Zoti ynë, Zoti i paraqitur nga Islami, shpalli Kuranin si udhëzim për mbarë njerëzimin dhe Kurani selit të gjitha ato morale mbi të cilat ju veproni, por ai është i mbushur edhe me udhëzime të mëtejshme në këtë kuadër. Ai përmban mësime të bukura që i mundësojnë njeriut ushqimin shpirtëror duke vendosur vlerat njerëzore. Nëse bota, sidomos bota muslimane, do të përvetësonte këto mësime të Kuranit, të gjitha problemet dhe konfliktet do të zgjidheshin dhe do të përhapej një atmosferë e paqes dhe harmonisë.

Në këtë kohë, Xhemati Musliman Ahmedia përpiqet për ta përmbushur pikërisht këtë qëllim dhe objektiv në çdo pjesë të botës. Përmes simpoziumeve tona të paqes dhe përmes mbledhjeve të shumta që unë bëj me njerëz të kategorive të ndryshme dhe me grupe të çdo sfere të jetës, ia kujtoj botës këtë qëllim jetik. Është lutja ime që liderët botërorë të punojnë me urtësi e të mos lejojnë armiqësitë reciproke të kombeve e të njerëzve, të shpërthejnë nga një shkallë e vogël në një konflikt botëror. Gjithashtu, kërkesa ime për ju si superfuqi madhore e botës është të luani rolin tuaj për vendosjen e paqes në botë. Shpëtoni botën nga pasojat e tmerrshme të luftës botërore, sepse nëse do të shpërthejë një luftë e tillë, do të përfundojë në përdorimin e armëve atomike. Është krejt e mundur që, disa pjesë të disa shteteve të caktuara dhe disa zona të botës, do të zhduken nga faqja e dheut. Efektet dhe pasojat e një lufte bërthamore shkojnë përtej shktërrimit të menjëhershëm, duke prekur brezat e ardhshëm, të cilët rrezikojnë të lindin invalidë ose me defekte.  Prandaj, shpenzoni gjithë energjinë, aftësitë dhe burimet tuaja në përpjekjet për të shpëtuar njerëzimin nga pasoja të tilla të llahtarshme. Tek e fundit, kjo përpjekje do të jetë në dobi të vetë kombit tuaj. Lutja ime është që të gjitha vendet e botës, të mëdha e të vogla, të arrijnë ta kuptojnë këtë mesazh.

Me urimet më të mira dhe me lutje

Juaji sinqerisht

Mirza Masrur Ahmedi
Khalifatul Masih V (Kalifi i Pestë i Mesihut)
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp