Letër Shenjtërisë së tij, Papa Benediktit XVI
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics

31 tetor 2011

Shenjtërisë së tij Papa Benedikt!

Lutem që Allahu i Lartësuar t’ju bekojë me mirësinë e Tij dhe bekimet e Tij qofshin mbi ju.

Duke qenë udhëheqës botëror i Xhematit Musliman Ahmedia, unë ia përcjell Shenjtërisë së tij Papa Benedikt mesazhin e Kuranit Famëlartë se:

“Thuaj, o ithtarët e Librit! Ejani të biem në një fjalë të përbashkët, të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Zotit dhe të mos i shoqërojmë Atij asgjë dhe se askush nga ne të mos mbajë për zot dikë tjetër përveç Allahut.” (Ali-Imran 3:65)

Këto ditë, Islami është në fokusin e botës, dhe shpesh gjendet në shënjestër të akuzave të ndyra. Megjithatë, ata që ngrenë këto akuza, i bëjnë pa e studiuar asnjërin prej mësimeve të vërteta të Islamit. Fatkeqësisht, disa organizata të caktuara muslimane, vetëm për shkak të interesave të tyre të ndyra portretizojnë Islamin me një hije krejtësisht të gabuar. Dhe për pësojë, është rritur mosbesimi ndaj muslimanëve në mendjen e popujve të vendeve perëndimore e jomuslimane, deri në shkallën që njerëzit ndonëse jashtëzakonisht të ditur, ngrenë akuza të pabaza kundër themeluesit të Islamit, Profetit fisnik Muhammedsa.

Qëllimi i çdo feje ka qenë afrimi i njeriut me Zotin dhe promovimi i vlerave njerëzore. Asnjë prej themeluesve të ndonjë feje kurrsesi nuk i ka mësuar ndjekësit e tij që të rrëmbejnë të drejtat e të tjerëve ose të veprojnë me mizori. Prandaj, veprimet e një pakice muslimanësh të kequdhëhequr, nuk duhen përdorur si pretekst për të sulmuar Islamin apo themeluesin e tij fisniksa. Islami na mëson të respektojmë profetët e të gjitha feve të tjera dhe për këtë arsye është e domosdoshme për çdo musliman t’i besojë të gjithë profetët e përmendur në Biblën e shenjtë ose në Kuranin Famëlartë, përfshirë edhe Jezu Krishtin (paqja e Allahu qoftë mbi të). Ne jemi shërbëtorë të përulur të Profetit Muhammedsa, andaj jemi thellësisht të pikëlluar dhe të trishtuar nga sulmet ndaj Profetit Muhammedsa. Megjithatë ne reagojmë gjithmonë duke i paraqitur botës vlerat e tij fisnike dhe duke promovuar mësimet e bukura të Kuranit Famëlartë.
Hazuri1111

Nëse një person nuk zbaton plotësisht ndonjë porosi të caktuar, ndërkohë pretendon që i përmbahet atij, atëherë është ai që ka gabim, dhe jo mësimi. Vetëm domethënia e fjalës ‘Islam’ është paqe, dashuri dhe siguri. ‘Nuk ka asnjë imponim në çështjet fetare’ është një urdhër i qartë i Kuranit Famëlartë. Prej fillimit deri në fund, Kurani mëson dashuri, dhembshuri, paqe, pajtim dhe altruizëm. Kurani Famëlartë thekson në mënyrë të përsëritur se ai që nuk i përmbahet devotshmërisë gjendet shumë larg Zotit, dhe për këtë arsye qëndron shumë larg mësimeve të Islamit. Andaj, nëse dikush e përvijon Islamin si një fe të dhunshme dhe ekstreme, mbushur me mësimet e gjakderdhjes, duhet të dijë që një përshkrim i tillë nuk përputhet aspak me Islamin e vërtetë.

Xhemati Musliman Ahmedia praktikon vetëm Islamin e vërtetë dhe vepron vetëm duke synuar pëlqimin e Zotit të Plotfuqishëm. Nëse një kishë apo një vend tjetër adhurimi ka nevojë për mbrojtje, do të na gjeni krah për krah në mbështetjen e tyre. Nëse ndonjë thirrje rikumbon nga xhamitë tona, ajo do të jetë vetëm që Allahu është më i Madhi dhe që dëshmojmë se nuk është askush tjetër që meriton të adhurohet përveç Atij, dhe që Muhammedi është i Dërguari i Allahut.

Një tjetër faktor që luan rol të madh në prishjen e paqes botërore është se disa persona kujtojnë se meqë janë inteligjentë, mjaft të shkolluar dhe liberalë, andaj kanë të drejtë të tallen e të qesëndisin me themeluesit e feve. Për të ruajtur paqen në shoqëri, është e rëndësishme që çdokush t’i heqë ndjenjat armiqësore nga mendja, dhe të ngrejë nivelin e tolerancës. Ka një nevojë jetësore që të ngrihemi për mbrojtjen e respektit dhe nderimit të profetëve të njëri-tjetrit.  Bota po kalon përmes një ankthi dhe nervozizmi dhe kjo gjendje na kërkon që duke krijuar një mjedis të dashurisë e dhembshurisë ta largojmë këtë ankth e frikë, t’u përcjellim mesazhin e dashurisë e të paqes të gjithë atyre që gjenden rreth nesh, të mësojmë një jetesë më të mirë dhe me më shumë harmoni duke çmuar vlerat e njerëzimit.

Sot, luftëra të vogla po plasin në botë, ndërsa në vende të tjera, fuqitë e mëdha pretendojnë me përpjekjet e tyre për të kthyer paqen. Nuk është më sekret që në sipërfaqe na paraqitet një gjë, ndërsa në prapaskenë zbatohen fshehurazi prioritetet dhe politikat e tyre. Pra, pyetja është: A mund të arrihet paqja në botë në rrethana të tilla? Duhet të them me keqardhje se nëse i shqyrtojmë me vëmendje rrethanat aktuale, kuptojmë se baza e luftës së tretë botërore tashmë është hedhur. Nëse pas Luftës II Botërore, do të ishte ndjekur rruga e barazisë që shpinte kah drejtësie, nuk do ta kishim botën në këtë gjendje, në të cilën  gllabërojnë sërish flakët e luftës. Si rrjedhojë e kësaj situate, shumë shtete zotërojnë armë bërthamore, hasmëria dhe armiqësia vijnë gjithnjë duke u përshkallëzuar, ndërsa bota gjendet në prag të humnerës së shkatërrimit. Po të shpërthehen këto armë të shkatërrimit në masë të gjerë, gjeneratat pasardhëse kurrë do në na falin për gjymtimin e tyre të përhershëm shkaktuar nga ne. Ka ende kohë që bota t’u kushtojë vëmendje të drejtave të Krijuesit si dhe të krijesës së Tij.

Unë besoj që tani, në vend që të ngulitim gjithë vëmendjen në zhvillimin e botës, është më e rëndësishme, madje është jetike që të rrisim ngutshëm përpjekjet tona për ta shpëtuar botën nga ky shkatërrim. Njerëzimi ka nevojë urgjente që të njohë Krijuesin e tij, sepse kjo është e vetmja siguri për mbijetesën e tij, në të kundërt, bota po lëviz me shpejtësi drejt vetëshkatërrimit. Nëse në të vërtetë njeriu sot dëshiron të arrijë sukses në vendosjen e paqes, atëherë në vend që të kërkojë gabimet te të tjerët, ai duhet të nënshtrojë djallin brenda tij. Unë shpesh u sjell ndër mend njerëzve, se këto armiqësi të tepërta ndaj njëri-tjetrit, po përpijnë tërësisht vlerat njerëzore dhe po i paraprijnë botës drejt shkatërrimit të plotë.

Meqë zëri juaj ka një ndikim të madh në botë, andaj ju nxis për të lajmëruar botën e gjerë se duke vënë pengesa në ekuilibrimin natyror prej Zotit, ata po lëvizin me shpejtësi drejt asgjësimit. Ky mesazh duhet përcjellë në masë të gjerë si asnjëherë, duke i kushtuar rëndësinë më të madhe.

Nëse në një anë të gjitha fetë e botës kanë nevojë për harmoni të ndërsjellë, në anën tjetër popujve të botës u nevojitet fryma e dashurisë, dhembshurisë dhe vëllazërisë.  I lutem Zotit që ne të gjithë të kuptojmë përgjegjësitë tona dhe të luajmë rolin tonë në vendosjen e paqes dhe dashurisë, si dhe në njohjen e Krijuesit të botës. Edhe ne kemi një lutje, dhe ne vazhdimisht i përgjërohemi Allahut duke i kërkuar ndalimin e shkatërrimit të botës. I lutem Zotit që ne të gjithë të ruhemi nga shkatërrimi që na pret.

Juaji sinqerisht

Mirza Masrur Ahmedi
Khalifatul Masih V (Kalifi i Pestë i Mesihut)
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

Image Courtesy: Nicolas VollmerLicence Creative Commons

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp