Letër Presidentit të Federatës Ruse
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Related Contents from Topics
ruse

Shkëlqesia e tij
Z. Vladimir Putin
President i Federatës Ruse
Kremlin
23, Rruga Ilyinka
Moskë, 103132, Rusi

18 shtator 2013

I dashur Z. President

Ju shkruaj këtë letër si udhëheqës i Xhematit Musliman Ahmedia, i një bashkësie krejtësisht paqedashëse dhe paqe-përhapëse, e përhapur në 204 shtete të botës.

Për shkak të rrethanave aktuale të botës, jam vazhdimisht duke ua kujtuar popujve të botës në diskurse dhe në fjalime të ndryshme, përgjegjësitë dhe detyrat e tyre që ata kanë ndaj Krijuesit të tyre dhe ndaj njerëzve të tjerë. Për fat të keq, nuk pata rastin të flas me ju drejtpërdrejt, megjithatë situata e përshkallëzuar e ditëve të sotme në Siri më ka shtyrë t’ju shkruaj e të lëvdoj përpjekjen tuaj për të sjellë botën në një tavolinë dialogu, e jo në një fushëbetejë. Sulmi në Siri do të krijonte rrezikun e një lufte, jo vetëm rajonale, por edhe të një lufte botërore. Prandaj, jam shumë i kënaqur nga leximi i artikullit tuaj të botuar ditët e fundit, në një gazetë të famshme të Perëndimit, në të cilin keni theksuar se kjo mënyrë e të vepruarit do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mund ta përhapte luftën më shumë. Për shkak të qëndrimit tuaj, superfuqitë u përmbajtën dhe përvetësuan një qasje më pajtuese, duke u dakortësuar për ta zgjidhur këtë çështje me kanale diplomatike. Padyshim, besoj se kjo e ka shpëtuar botën nga një shkatërrim i madh dhe kolosal. Unë veçanërisht pajtohem me idenë tuaj se nëse shtetet do të vendosin të veprojnë të pavarura dhe të marrin vendime të njëanshme, atëherë ashtu siç ndodhi me Ligën e Kombeve, edhe Kombet e Bashkuara do të pësojë të njëjtin fat e do të dështojë. Shkëndijat e luftës ditët e fundit u ndezën bindshëm, por fatmirësisht tani duken se janë ulur disi. Zoti i Plotfuqishëm e largoftë rrezikun e luftës përmes hapit pozitiv që është marrë rishtas. Gjithashtu, lutemi që superfuqitë të arrijnë t’i respektojnë vendet e vogla, të kujdesen për to e të përmbushin detyrimet e tyre, në vend që të përqendrohen vetëm te kompetencat e tyre të vetos.

Në çdo rast, përpjekjet tuaja në drejtim të vendosjes së paqes më kanë detyruar t’ju shkruaj këtë letër falënderimi. Lutem që kjo të mos jetë përpjekje e përkohshme, por shpresoj dhe lutem që ju gjithmonë të bëni orvatje drejt paqes. Allahu ju mundësoftë për ta arritur këtë.

Për hir të paqes botërore, kudo që gjej mundësi, unë u tërheq vëmendjen njerëzve drejt vendosjes së paqes përmes drejtësisë. Disa nga fjalimet e mia janë botuar në një libër të titulluar “Kriza botërore dhe rruga drejt paqes”. Po bashkëngjis një kopje të këtij libri si dhuratë për ju.

Me urimet më të mira e me lutje

Mirza Masrur Ahmedi
Khalifatul Masih V (Kalifi i Pestë i Mesihut)
Udhëheqësi botëror i Xhematit Musliman Ahmedia

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp