Lutje për të kërkuar shenjë kundër popullit mohues
Pasi mori parashikimin që do të fitonin Tokën e Shenjtë, Hazret Musai a.s. i porositi njerëzit e tij të hynin në të. Ata e refuzuan. Atëherë Hazret Musai a.s. bëri lutjen e mëposhtme, për shkak të së cilës Toka e Shenjtë iu bë e ndaluar për dyzet vjet.
رَبِّ اِنِّیۡ لَاۤ اَمۡلِکُ اِلَّا نَفۡسِیۡ وَ اَخِیۡ فَافۡرُقۡ بَیۡنَنَا وَ بَیۡنَ الۡقَوۡمِ الۡفٰسِقِیۡنَ
O Zoti im! Nuk kam fuqi për (të bindur) askënd, përveç vetes dhe vëllait tim. Prandaj, na ndaj ne nga populli i pabindshëm.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 5:26.