Me shume rezultate...
Hazret Musai a.s. kur nuk përballoi dot një shfaqje të madhështisë së Zotit, i ra të fikët. Pasi e mori veten, ai bëri këtë lutje
Hazret Musai a.s. me pavetëdije qëlloi për vdekje një njeri dhe për këtë ai i kërkoi falje Zotit. Zoti e njoftoi për faljen
O Zoti im! Nuk kam fuqi për (të bindur) askënd, përveç vetes dhe vëllait tim. Prandaj, na ndaj ne nga populli i pabindshëm.
O Zoti ynë! Mos na bëj sprovë për popullin mizor dhe me mëshirën Tënde na shpëto nga populli mohues.
O Zoti im! Ndërto për mua në xhenet një shtëpi pranë Teje, më shpëto nga Faraoni dhe vepra e tij dhe nga populli mizor.
O Zoti im! Çfarëdo mirësie të më dërgosh, unë me të vërtetë jam lypës për të.
O Zoti im! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na prano në mëshirën Tënde! Ti je Mëshiruesi i të gjithë mëshiruesve.
Kur u kthye, Hazret Musai a.s. qortoi vëllanë e tij, Harunin, si dhe popullin e tij. Populli u pendua dhe bëri një lutje.
Atëherë ai bëri këtë lutje, për të cilën Zoti i Madhërishëm thotë se ia pranoi dhe e fali
Hazret Musai a.s. së bashku me shtatëdhjetë besimtarë shkuan rrëzë malit Tur, ashtu siç ishin porositur nga Zoti i Madhërishëm. Por, aty ra tërmet …
Hazret Musaias për popullin e tij kishte bërë këtë lutje: وَاكْتُبْ لَنَا فِیۡ ہٰذِہِ الدُّنْیَا حَسَنَۃً وَّ فِی الۡاٰخِرَۃِ اِنَّا ہُدْنَاۤ اِلَیۡکَ Na cakto të mira edhe në këtë botë, edhe në ahiret. Ne udhëzohemi nga Ti.[1] [1]. Kurani Famëlartë 7:157. Image: Courtesy of Ali Mir; under Creative Commons License