Lutje e sinqertë e Hazret Musait a.s.

Hazret Musai a.s. së bashku me shtatëdhjetë besimtarë shkuan rrëzë malit Turi Sina, ashtu siç ishin porositur nga Zoti i Madhërishëm. Por, aty ra tërmet. Hazret Musai a.s. mendoi se ishte një ndëshkim nga Zoti, për shkak të shirkut që kishte bërë populli i tij dhe për këtë iu lut Atij:
اَنۡتَ وَلِیُّنَا فَاغۡفِرۡ لَنَا وَ ارۡحَمۡنَا وَ اَنۡتَ خَیۡرُ الۡغٰفِرِیۡنَ
Ti je Miku ynë! Falna dhe mëshirona, sepse Ti je Mëkatfalësi më i mirë.[1]
[1]. Kurani Famëlartë 7:156.