Nga materializmi drejt besimit - Rrëfimi drithërues i djaloshit turk, Gökhan
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Nga materializmi drejt besimit – Rrëfimi drithërues i djaloshit turk, Gökhan

Unë quhem Gökhan Yesil. Kam lindur në vitin 1986 në Turqi. Pra, tani jam 31 vjeç. Që në vitin 1989 kam ardhur në Gjermani dhe po këtu mbarova studimet, për të hyrë më pas në jetën profesionale.

Gjatë rinisë njeriu dëshiron të fitojë para sa më shpejt, për këtë arsye nganjëherë ndjek edhe rrugë jo të ligjshme. Por pastaj has edhe probleme të mëdha. Problemet rëndohen akoma më shumë kur krijon marrëdhënie me njerëz të këqinj. Nuk do të doja të hyja në hollësi, por dua të them se ashtu siç një telash i madh mund të të vijë papritmas, edhe mund të të largohet njësoj siç ka ardhur.

Në jetën time kam pasur ditë, kur e shikoja vdekjen me sy. Disa njerëz donin të më vrisnin, madje duhet të them se ishin të etur për gjakun tim.

Kur je në mes të një vështirësie të madhe dhe nuk shikon asnjë rrugëdalje, vetëm Zotin e thërret për ndihmë. Edhe unë iu përgjërova Zotit:

O Zot! Nëse kam bërë qoftë një punë të mirë në jetën time, më shpëto nga kjo gjëmë!

Ishte hera e parë që bëra një lutje dhe ajo m’u pranua, sepse shikoja që ata që ishin mbledhur për të më vrarë mua, krejt papritmas ndërruan mendje dhe u larguan. Zoti më ndihmoi me një mrekulli. Dhe jam plotësisht i bindur se ishte fryt i lutjes sime. Tashmë jam i bindur se nëse dikush me sinqeritet të plotë dëshiron të bëhet njeri i mirë, një njeri që të jetë i dobishëm edhe për shoqërinë, Zoti Vetë krijon mjete për të.

Pas kësaj ngjarjeje, fillova kërkimin e Zotit. Pas pak ditësh një shoku im më telefonoi dhe më kërkoi ta shoqëroja për namazin e xhumasë. Telefonata e papritur gjithashtu ishte një ndihmë e Zotit, në një kohë kur unë vetë isha në kërkim të Tij. Nëse dikush do të më kërkonte të shkoja në kishë, unë në kishë do të shkoja. Nëse më kërkonte të shkoja në ndonjë tempull, unë aty do të shkoja. Por mua më erdhi thirrje për të shkuar në xhami, për faljen e së premtes. Unë iu përgjigja me pohim shokut për të shkuar në një xhami turke.

Edhe gjatë rrugës mendoja për këtë rrugëtim timin. Namazi atë ditë më dha shumë qetësi, edhe pse unë thjesht imitoja të tjerët gjatë faljes. Gjatë rrugës në kthim, lexova Kuranin Famëlartë. Edhe kjo u bë shkak që më ndryshoi gjendja, sepse fjalët e Kuranit menjëherë më dhanë bindje fuqimisht se ishin prej Zotit të Gjallë, i cili komunikon me robërit e Tij. Por kjo deri atëherë as nuk më kishte shkuar nëpër mend. Që nga ajo ditë gjithmonë mbaj një Kuran me vete.

Për rreth 4 vite studiova mësimet e Islamit. Gjatë kësaj kohe hoqa dorë nga të gjitha ligësitë e mia, që të filloja një jetë të re. Doja të dija se ku gjendet Zoti dhe se si arrihet Ai. Vizitova xhami të ndryshme. Nuk arrija të kuptoja se pse disa imamllarë të xhamive silleshin kaq ashpër. Pse ata nuk flisnin me butësi me mua? Dashurinë dhe butësinë gjithmonë e kam vlerësuar si parësore. Kam frekuentuar edhe në programet e rrymës vehabiste dhe të selefëve dhe u kam bërë pyetje të ndryshme. Por për çdo pyetje, jo vetëm që nuk merrja përgjigje, por më dilnin pyetje shtesë. Tentonin të m’i anashkalonin pyetjet. Nuk më pëlqeu kjo sjellje e vrazhdë. Mua më frikësonin vetëm nga xhehenemi.

E ndieja jetën si një barrë. Isha kaq i zhgënyer, saqë nuk shpresoja për ndonjë përmirësim. Pastaj, një ditë u gjenda në një ngjarje shumë të dhimbshmenë të cilën kishte diçka të bukur. Pashë që disa njerëz u vranë vetëm për shkak të besimit të tyre. Vallë, kush i jep të drejtën njeriut për të vrarë dikë tjetër, duke i lënë fëmijët jetimë dhe gruan të ve dhe duke ua rrëmbyer prindërve djalin e tyre?! E gjithë kjo dhunë vetëm për shkak se ai pranoi besimin.

Atëherë pashë diçka të habitshme. Fëmija të cilit iu vra babai, po i lutej Zotit që vrasësit të udhëzoheshin. Vallë, çfarë force qe ajo? Ç’durim qenka ky? Çfarë mësimi qenka ky që një fëmije i dha vullnet kaq të madh?! Unë thjesht isha i tronditur nga kjo pamje! Këtë mësim e kam gjetur te Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe sahabët e tij. Atëherë vendosa që ta zbuloja dhe të studioja se kush ishin këta njerëz. Mësova se kjo makabër u bë ndaj Xhematit Ahmedia në qytetin Lahor të Pakistanit. Gjeta webfaqen e tyre dhe aty pashë fotografinë e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Shkarkova literaturën e Xhematit dhe libri i parë që lexova ishte “Filozofia e mësimeve të Islamit”.

Kur e përfundova, gjeta përgjigjet e shumë pyetjeve të mia. Gjeta qetësinë që nuk e kisha më parë. Fillova të pendohesha për shumë mëkate që bëja më përpara. Pendesa më shtoi kërshërinë edhe më shumë për ta vijuar rrugëtimin tim. Tanimë isha në fazën kur besoja akoma më shumë në Zot sepse isha i bindur që Ai është i Plotfuqishëm të më kalojë nga gjendja e shpirtit ammarah deri në shpirtin levvameh.

Ky libër më tregoi se cilat janë cilësitë e Zotit të Madhërishëm dhe që Ai nuk është ashtu siç tregojnë nëpër përralla. Falë Mesihut të Premtuar a.s. arrita të kuptoja edhe pozitën e lartë të Profetit Muhammed s.a.v.s.

Isha i habitur se ende nuk kisha takuar ndonjë ahmedian në zonën time. Por kur i takova ahmdedianët, ata më mësuan shumë gjëra. Xhemati Musliman Ahmedia më dha bindje se bota ka ende njerëz të mirë dhe më dha kurajë për të ecur përpara. Xhemati më gjallëroi besimin. Më përpara unë ndjehesha jo vetëm i penduar, por edhe i zhgënyer. Përmes Xhematit Musliman Ahmedia jam i bindur që mund të kontribuojë për të mirën e njerëzve të tjerë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp