Lutjet e rëndësishme që duhet të bëjmë
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Lutjet e rëndësishme që duhet të bëjmë

Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht

Duke treguar rëndësinë e ditës së xhumasë, Hazret Profeti Muhammed s.a.v.s. njëherë tha:

Vjen një çast gjatë ditës së xhumasë, të cilin nëse e gjen muslimani dhe ai është duke falur namaz, çfarëdo duaje të bëjë, do t’i pranohet duaja, çfarëdo mirësie të kërkojë, Zoti i Madhërishëm do t’ia japë.

Duke e shpjeguar këtë, disa thonë që edhe hutbja e së xhumasë është pjesë e namazit, andaj, edhe ajo përfshihet në kohën e përcaktuar gjatë së cilës bie ky çast i pranimit të lutjes.

Sidoqoftë, dita e së xhumasë ka një rëndësi të veçantë dhe për çdo besimtar mashkull e të rritur, është obligim ta falë namazin e së xhumasë, përveçse nëse e zë një pamundësi e madhe. Gjithsecili lutet gjatë namazit sipas mendjes dhe nevojës së tij. Por ka edhe të tillë që e falin namazin, pa ndierë ndonjë emocion për lutje. Për ta falja e namazit është thjesht përsëritje fjalësh dhe ata nuk e kuptojnë rëndësinë e lutjes.

Andaj, sot në të xhumanë e fundit të Ramazanit, mendova të udhës t’ju lexoj disa lutje, në mënyrë që edhe ata që nuk e ndiejnë shumë lutjen, të kuptojnë se çfarë janë lutjet dhe gjithashtu, ne si Xhemat, t’i paraqesim Zotit të Madhërishëm lutjet dhe përgjërimet tona. Dhe më pas, në namaz, në mënyrë kolektive, t’i përgjërohemi Zotit që të na i pranojë këto lutje.

Në këto lutje, disa janë nga Kurani Famëlartë, disa janë të Hazret Profetit Muhammed s.a.v.s., disa janë të Hazret Mesihut të Premtuar a.s. dhe disa janë edhe të përgjithshme. Lutjet e Kuranit dhe të Profetit s.a.v.s. që do t’i lexoj, ata që i dinë, le t’i përsërisin në zemër ose të më ndjekin mua dhe pas çdo lutjeje të thonë “Amin!” në zemër. Allahu i Madhërishëm na i pranoftë këto lutje!

salavatet lutjet

I Shenjtë është Allahu, me lavdinë e Tij! I Shenjtë është Allahu, i Madhërishmi. O Allah! Lartësoje Muhammedin dhe popullin e Muhammedit!

Disa nga lutjet e Kuranit Famëlartë

Së pari, ju lexoj lutjet e Kuranit.

رَبَّنَا آتِنَا فِی الدُّنْیَا حَسَنَةً وَفِی الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ۔

O Zoti ynë! Na jep të mirën në këtë botë, të mirën në ahiret dhe na shpëto nga ndëshkimi i zjarrit![1]

رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَتَوَفَّنَا مُسْلِمِينَ۔

O Zoti ynë! Jepna durimin dhe mundësona vdekje kur (Të) jemi nënshtruar.[2]

اللَّھُمَّ رَبَّنَا أَنزِلْ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِّنَ السَّمَاءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًا لِّأَوَّلِنَا وَآخِرِنَا وَآيَةً مِّنكَ ۖ وَارْزُقْنَا وَأَنتَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ۔

O Allah! Zoti ynë! Zbritna një sofër prej qiellit, që të jetë festë për ne, për të parin tonë dhe për të fundmin tonë, që të jetë shenjë prej Teje, dhe na ushqe. Ti je Furnizuesi më i mirë.[3]

رَّبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا ۚ رَبَّنَا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَكَفِّرْ عَنَّا سَيِّئَاتِنَا وَتَوَفَّنَا مَعَ الْأَبْرَارِ۔

O Zoti ynë! Ne sigurisht kemi dëgjuar një lajmëtar, i cili na thërret drejt besimit (duke thënë): Besoni në Zotin tuaj! Dhe ne e besuam. Prandaj, o Zoti ynë, fali gjynahet tona, zhduki ligësitë tona prej nesh dhe na jep vdekje me të mirët.[4]

رَبَّنَا آمَنَّا بِمَا أَنزَلْتَ وَاتَّبَعْنَا الرَّسُولَ فَاكْتُبْنَا مَعَ الشَّاهِدِينَ۔

O Zoti ynë! Besuam atë që na ke zbritur dhe e ndoqëm të Dërguarin. Prandaj, na shëno si dëshmitarë![5]

رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْوَهَّابُ۔

O Zoti ynë! Mos na shtrembëro zemrat pasi na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë prej Teje! Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i madh![6]

رَبِّ هَبْ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةً طَيِّبَةً ۖ إِنَّكَ سَمِيعُ الدُّعَاءِ۔

O Zoti im! Dhuromë prej Vetes pasardhës të dëlirë. Ti pa dyshim e dëgjon shumë lutjen.[7]

رَبَّنَا هَبْ لَنَا مِنْ أَزْوَاجِنَا وَذُرِّيَّاتِنَا قُرَّةَ أَعْيُنٍ وَاجْعَلْنَا لِلْمُتَّقِينَ إِمَامًا۔

O Zoti ynë! Dhurona prej bashkëshorteve dhe fëmijëve tanë prehjen e syve dhe bëna udhëheqës të të devotshmëve.[8]

رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَصْلِحْ لِي فِي ذُرِّيَّتِي ۖ إِنِّي تُبْتُ إِلَيْكَ وَإِنِّي مِنَ الْمُسْلِمِينَ۔

O Zoti im! Më mundëso të të falënderoj për bekimin që më dhe mua dhe prindërve të mi; të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen dhe m’i përmirëso fëmijët. Unë, sinqerisht, kthehem i penduar te Ti dhe, pa dyshim, jam ndër të nënshtruarit.[9]

رَبِّ هَبْ لِي مِنَ الصَّالِحِينَ۔

O Zoti im! Dhuromë (trashëgimtar) prej të sinqertëve.[10]

رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ۔

O Zoti im! Çfarëdo mirësie të më dërgosh, unë me të vërtetë jam lypës për të.[11]

رَبِّ أَوْزِعْنِي أَنْ أَشْكُرَ نِعْمَتَكَ الَّتِي أَنْعَمْتَ عَلَيَّ وَعَلَىٰ وَالِدَيَّ وَأَنْ أَعْمَلَ صَالِحًا تَرْضَاهُ وَأَدْخِلْنِي بِرَحْمَتِكَ فِي عِبَادِكَ الصَّالِحِينَ۔

O Zoti im! Më mundëso të të falënderoj për bekimin që më dhe mua dhe prindërve të mi; të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen dhe me mëshirën Tënde më prano në grupin e robërve të Tu të sinqertë.[12]

وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِکَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّیَاطِینِ۔ وَأَعُوذُ بِکَ رَبِّ أَن یَحْضُرُونِ۔

O Zoti im! Më mbro nga nxitjet e djajve. Më mbro, o Zoti im, që ata të mos më afrohen.[13]

رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا۔

O Zoti im, më shto diturinë![14]

قَالَ رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي۔ وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي۔  وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي۔ يَفْقَھُوا قَوْلِي۔

O Zoti im! Më zgjero kraharorin! Më lehtëso punën dhe më zgjidh nyjën e gjuhës, që ata ta kuptojnë fjalën time![15]

رَبَّنَا آتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا۔

O Zoti ynë! Na jep mëshirë dhe na udhëzo në çështjen tonë![16]

رَّبِّ أَدْخِلْنِي مُدْخَلَ صِدْقٍ وَأَخْرِجْنِي مُخْرَجَ صِدْقٍ وَاجْعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلْطَانًا نَّصِيرًا۔

O Zoti im! Më mundëso hyrjen me vërtetësi dhe daljen me vërtetësi dhe më jep prej Vetes Sate ndihmës të fuqishëm.[17]

رَبِّ ارْحَمْھُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا۔

O Zoti im! Mëshiroji ata, siç ata më rritën mua në vogëli!

رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ۔ وَاجْعَل لِّي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ۔ وَاجْعَلْنِي مِن وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ۔

O Zoti im! Dhuromë urtësinë dhe më bashko me të sinqertët. Te të mëvonshmit, më bëj gjuhë të së vërtetës. Më bëj një ndër trashëgimtarët e xhenetit bekimplotë.[18]

رَبِّ إِنِّی ظَلَمْتُ نَفْسِی فَاغْفِرْ لِی۔

O Zoti im! Kam shkelur mbi veten. Më fal mua![19]

رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ۔

O Zoti ynë! Plotësona dritën tonë dhe falna! Ti pa dyshim je i Plotfuqishëm mbi çdo gjë.[20]

رَبَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا وَأَنتَ خَيْرُ الرَّاحِمِينَ۔

O Zoti ynë! Ne besuam! Prandaj, falna dhe mëshirona! Ti je më i miri prej të gjithë mëshiruesve.[21]

رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ۔

O Zoti ynë! I kemi bërë keq vetes! Nëse nuk do të na falësh dhe nuk do të na mëshirosh, do të bëhemi të humbur.[22]

رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ۔

O Zoti ynë! Mos na bëj popull mizor.[23]

رَبِّ لَا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ۔

O Zoti im! Mos më lër vetëm. Ti je më i miri nga të gjithë trashëgimtarët.[24]

قُل رَّبِّ إِمَّا تُرِيَنِّي مَا يُوعَدُونَ۔ رَبِّ فَلَا تَجْعَلْنِي فِي الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ۔

O Zoti im! Nëse do të më tregosh atë që ua ke premtuar, mos më bëj një ndër mizorët, o Zoti im![25]

رَبَّنَا وَسِعْتَ كُلَّ شَيْءٍ رَّحْمَةً وَعِلْمًا فَاغْفِرْ لِلَّذِينَ تَابُوا وَاتَّبَعُوا سَبِيلَكَ وَقِھِمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ۔ رَبَّنَا وَأَدْخِلْھُمْ جَنَّاتِ عَدْنٍ الَّتِي وَعَدتَّھُمْ وَمَن صَلَحَ مِنْ آبَائِھِمْ وَأَزْوَاجِھِمْ وَذُرِّيَّاتِھِمْ ۚ إِنَّكَ أَنتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ۔ وَقِھِمُ السَّيِّئَاتِ ۚ وَمَن تَقِ السَّيِّئَاتِ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمْتَهُ ۚ وَذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ۔

O Zoti ynë! Ti sundon çdo gjë me mëshirë dhe dije. Andaj, fali ata që u penduan dhe ndoqën rrugën Tënde dhe shpëtoji nga ndëshkimi i xhehenemit. Dhe o Zoti ynë, në kopshtet e përjetshme që ua ke premtuar, pranoji ata dhe këdo që vepron mirë nga etërit, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Ti me të vërtetë je i Plotfuqishmi, i Urti. Dhe shpëtoji nga ligësitë. Atë ditë, këdo që shpëtove prej (pasojave të) ligësive, e ke mëshiruar. Ky është pikërisht suksesi madhështor.[26]

رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَّحِيمٌ۔

O Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë paraardhës në besim dhe mos lër zili aspak në zemrat tona ndaj atyre që besuan. O Zoti ynë! Pa dyshim, je i Dhembshur, Mëshirëbërës.[27]

رَبِّ اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِمَن دَخَلَ بَيْتِيَ مُؤْمِنًا وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ وَلَا تَزِدِ الظَّالِمِينَ إِلَّا تَبَارًا۔

O Zoti im! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe këdo që hyri në shtëpinë time si besimtar dhe të gjithë besimtarët e besimtaret. Ndërsa mizorëve, shtojua vetëm humbjen.[28]

رَبَّنَا وَآتِنَا مَا وَعَدتَّنَا عَلَىٰ رُسُلِكَ وَلَا تُخْزِنَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ إِنَّكَ لَا تُخْلِفُ الْمِيعَادَ۔

O Zoti ynë! Na jep edhe atë që u ke premtuar të dërguarve të Tu dhe mos na poshtëro në ditën e kiametit. Ti pa dyshim që nuk e shkel premtimin.[29]

أَنتَ وَلِيُّنَا فَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۖ وَأَنتَ خَيْرُ الْغَافِرِينَ۔

Ti je Miku ynë! Falna dhe mëshirona, sepse Ti je Mëkatfalësi më i mirë.[30]

رَبَّنَا اصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَھَنَّمَ ۖ إِنَّ عَذَابَھَا كَانَ غَرَامًا۔

O Zoti ynë! Largo prej nesh ndëshkimin e xhehenemit. Ndëshkimi i tij përnjëmend është “ngjitës”.[31]

رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ۔

O Zoti ynë! Ne padyshim që besuam. Andaj, na fal gjynahet dhe na shpëto prej ndëshkimit të zjarrit.[32]

رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ۔ رَبَّنَا اغْفِرْ لِي وَلِوَالِدَيَّ وَلِلْمُؤْمِنِينَ يَوْمَ يَقُومُ الْحِسَابُ۔

O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi ta ngremë namazin dhe, o Zoti ynë, pranoje lutjen! O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët ditën kur të bëhet kontrolli.[33]

رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ۔

O Zoti im! Shpëtomë mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata.[34]

رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ۔ فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَھُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَن مَّعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ۔

O Zoti im! Populli im më përgënjeshtroi. Prandaj, bëj gjykim të qartë midis meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua.[35]

رَبِّ انْصُرْنِي عَلَى الْقَوْمِ الْمُفْسِدِينَ۔

O Zoti im! Ndihmomë kundër popullit keqbërës.[36]

أَنِّي مَغْلُوبٌ فَانتَصِرْ۔

(O Zoti im) Jam i pushtuar, më ndihmo![37]

رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا ۚ رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ ۖ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا ۚ أَنتَ مَوْلَانَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ۔

O Zoti ynë! Mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë! O Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën, që ua ngarkove atyre që ishin para nesh! O Zoti ynë, mos na ngarko diçka që nuk mund ta mbartim! Na tolero, na fal dhe na mëshiro! Ti je Miku ynë. Prandaj, na ndihmo kundër popullit mohues![38]

رَبَّنَا أَفْرِغْ عَلَيْنَا صَبْرًا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ۔

O Zoti ynë! Na dhuro durimin, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues.[39]

رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسْرَافَنَا فِي أَمْرِنَا وَثَبِّتْ أَقْدَامَنَا وَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ۔

O Zoti ynë! Na fal mëkatet tona dhe teprimin në çështjet tona, na forco këmbët dhe na ndihmo kundër popullit mohues![40]

رَبَّنَا افْتَحْ بَيْنَنَا وَبَيْنَ قَوْمِنَا بِالْحَقِّ وَأَنتَ خَيْرُ الْفَاتِحِينَ۔

O Zoti ynë! Vendos me drejtësi midis nesh dhe midis popullit tonë. Ti je më i miri prej të gjithë gjykatësve.[41]

رَبِّ انصُرْنِي بِمَا كَذَّبُونِ۔

O Zoti im! Ndihmomë, sepse ata më kanë përgënjeshtruar.[42]

رَبِّ ابْنِ لِي عِندَكَ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِن فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ۔

O Zoti im! Ndërto për mua në xhenet një shtëpi pranë Teje, më shpëto nga Faraoni dhe vepra e tij dhe nga populli mizor.[43]

Disa nga lutjet e Profetit Muhammed s.a.v.s.

Tani, do t’ju lexoj disa lutje nga hadithet. Raportohet që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. na mësoi këtë lutje:

O Zoti im! Më fal gabimet e mia, paditurinë time, teprimin tim në çdo çështje që Ti e di më mirë se unë. O Allah! Më fal gabimet që kam bërë me vetëdije apo pavetëdije, shakatë e mia të padenja dhe çdo gjë që kam bërë!

O Allah! Më fal mëkatet që kam bërë në të kaluarën dhe që do të bëj në të ardhmen, që i kam fshehur apo i kam zbuluar! Ti je Përparuesi, Ti je Tërheqësi dhe për çdo gjë Ti je i Plotfuqishëm.[44]

اَللّٰھُمَّ لَکَ اَسْلَمْتُ وَبِکَ اٰمَنْتُ وَعَلَیکَ تَوَکَّلْتُ وَاِلَیکَ اَنَبْتُ وَبِکَ خَاصَمْتُ وَاِلَیْکَ حَاکَمْتُ فَاغْفِرْلِی مَاقَدَّمْتُ وَمَااَخَّرْتُ وَمَااَسْرَرْتُ وَمَا اَعلَنْتُ اَنْتَ المُقَدِّمُ وَاَنْتَ المُؤَخِّرُ لَا اِلٰہَ اِلَّا اَنْتَ۔

O Allah! Ty t’u dorëzova, Ty të besova, te Ti u mbështeta, nga Ti anova, me ndihmën Tënde u përballa me armikun dhe Ty të solla çështjen për gjykim. Më fal mua edhe atë që kam bërë më parë, edhe atë që do të bëj, edhe atë që e fsheha, edhe atë që e zbulova. Ti je Nismëtari dhe Përmbyllësi. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje.[45]

اَللّٰھُمَّ اَنْتَ رَبِّیْ لَا اِلٰہَ اِلَّا اَنتَ ،خَلَقْتَنِیْ ،وَاَنَا عَبْدُکَ وَاَنَا عَلٰی عَھْدِکَ وَ وَعْدِکَ مَا اسْتَطَعْتُ اَعُوْذُ بِکَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، اَبُوْئُ لَکَ بِنِعْمَتِکَ عَلَیَّ، وَ اَبُوْئُ لَکَ بِذَنْبِیْ، فَاغْفِرْلِیْ فَاِنَّہٗ لَا یَغْفِرُ الذُّنُوْبَ اِلَّا اَنْتَ۔

O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më krijove. Ndërsa unë jam robi Yt. Po mbaj premtimin dhe fjalën time me sa kam mundësi. Më mbro nga e keqja që kam bërë. E pranoj para Teje bekimin Tënd që kam dhe e pranoj para Teje edhe gjynahun tim. Prandaj, më fal mua, sepse askush nuk i fal gjynahet përveç Teje.[46]

اَللّٰھُمَّ اِنِّی اَعُوذُبِکَ مِن قَلبٍ لاَّ یَخشَعُ،وَمِن دُعَائٍ لَّا یُسمَعُ وَمِن نَفسٍ لَّا تَشبَعُ،وَمِن عِلمٍ لَّا یَنفَعُ،اَعُوذُبِکَ مِن ھٰؤُلَائِ الْاَربَعِ۔

O Allah! Më mbro nga zemra që nuk përgjërohet, nga lutja që nuk dëgjohet, nga nefsi që nuk ngopet, nga dija që nuk më bën dobi! Mbromë nga këto të katërta![47]

یَا مُقَلِّبَ القُلُوبِ ثَبِّت قَلبِی عَلٰی دِینِکَ۔

O Kontrolluesi i zemrave! Vendosma zemrën në besimin Tënd![48]

اَللّٰھُمَّ اِنِّی اَساَلُکَ الھُدٰی وَالتُّقٰی وَالعَفَافَ وَالغِنٰی۔

O Allah! Të kërkoj udhëzimin, druajtjen, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë.[49]

اَللّٰھُمَّ اِنَّا نَجعَلُکَ فِی نُحُورِھِم وَنَعُوذُبِکَ مِن شُرُورِھِم۔

O Allah! Ty të vëmë përballë gjithë asaj që ata kanë në kraharorët e tyre dhe Ty të kërkojmë mbrojtje nga sherret e tyre.[50]

اَللّٰھُمَّ اِنِّی اَساَلُکَ حُبَّکَ وَ حُبَّ مَن یُّحِبُّکَ  وَالعَمَلَ الَّذِی یُبَلِّغُنِی حُبَّکَ۔ اَللّٰھُمَّ اجعَل حُبَّکَ اَحَبَّ اِلَیَّ مِن نَفسِی وَمَالِی وَاَھلِی وَمِنَ المَائِ البَارِدِ۔

O Allah! Të kërkoj dashurinë Tënde! Dashurinë e atij që Ti e do; veprën që më sjell te dashuria Jote! O Allah! Dashurinë Tënde bëje për mua më të dashur sesa vetja ime, pasuria ime, familja ime dhe uji i ftohtë![51]

Është një lutje tjetër e gjatë. Hazret Ibni Abasi r.a. rrëfen se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke bërë këtë dua:

O Allah! Kërkoj prej Teje mëshirën që ma drejton zemrën, që ma rregullon problemin, që ma zgjidh të pazgjidhurën, që ma kthen të humburën, që më lartëson atë që kam, që ma pastron veprën, që më dikton urtësinë, që më kthen atë që dua, që më shpëton nga çdo e keqe.

O Allah! Më dhuro besimin dhe bindjen, të cilën nuk e pason asnjë mosbesim. Më dhuro mëshirën që më sjell bujarinë Tënde në këtë botë dhe në botën tjetër. O Allah! Të kërkoj sukses në çdo dhuratë e caktim, të kërkoj mikpritjen që u bëhet dëshmorëve, jetën e faqebardhëve, ndihmën kundër armiqve!

O Allah! Kam ardhur te Ti për problemin tim. Nëse kam mendimin të mangët dhe veprën të dobët, Ty të lyp mëshirën. Ty të kërkoj, o Gjykuesi i të gjitha çështjeve dhe Shëruesi i zemrave që, ashtu siç shpëton dikë nga deti i tërbuar, të më shpëtosh edhe mua nga ndëshkimi i zjarrit, nga thirrja e gjëmës dhe nga dënimi e varrit.

O Allah! Të mirën që nuk ka menduar dot mendja ime dhe që nuk e kam imagjinuar dot dhe që nuk ta kam kërkuar dot, por Ti ia ke premtuar ndokujt prej krijesave të Tua ose të mirën që Ti ia ke dhuruar ndokujt prej robërve të Tu, ta kërkoj falë mëshirës Sate, o Zoti i të gjitha botëve, sepse e dua atë.

O Allah! O Ti që mban lidhje të fortë! O Ti që zotëron urtësinë! Të kërkoj paqen në ditën e dënimit dhe xhenetin gjatë kohës që do të jetë e përhershme, bashkë me robërit e Tu të afërt, me ata që bëjnë ruku dhe sexhde dhe që përmbushin premtimet e tyre. Me të vërtetë, Ti je Mëshirëplotë dhe burim i dashurisë. Ti bën atë që do.

O Allah! Na bëj të udhëzuar dhe udhëzues e jo të devijuar e devijues dhe na bëj paqe për miqtë e Tu, luftë për armiqtë e Tu. Për hir të dashurisë Sate, ne duam çdokënd që Ti e do dhe për hir të armiqësisë Sate, kemi armik çdokënd që të ka kundërshtuar. Kjo është e gjithë lutja, e pranimi të takon Ty. O Allah! Kjo është e gjithë përpjekja, e mbështetjen e kemi vetëm te Ti.

O Allah! Bëj dritë në zemrën time, dritë në varrin tim, dritë para meje, dritë pas meje, dritë në të djathtën time, dritë në të majtën time, dritë mbi mua, dritë poshtë meje, dritë në dëgjimin tim, dritë në shikimin tim, dritë në flokët e mi, dritë në lëkurën time, dritë në mishin tim, dritë në gjakun tim dhe dritë në kockat e mia. O Allah! Më bëj të kuptoj rëndësinë e dritës, më dhuro dritë dhe më bëj mua dritë!

I Shenjtë është Ai, që na shfaqet i Respektueshëm me veshjen e Tij të fisnikërisë e bujarisë. I Shenjtë është Ai, përballë të cilit nuk mund të përshkruhet shenjtëria e askujt tjetër. I Shenjtë është Ai, që zotëron dhuntinë dhe bekimin. I Shenjtë është Ai, që zotëron shenjtërinë dhe bujarinë. I Shenjtë është Ai, që zotëron madhështinë dhe nderin.[52]

Disa nga lutjet e Imam Mehdiut a.s.

Tani, do t’ju lexoj disa nga lutjet e Hazret Mesihut të Premtuar a.s.. Një sahabiu të tij, ai i shkroi këtë lutje në arabisht:

یَااَحَبُّ مِنْ کُلِّ مَحْبُوْبٍ اِغْفِرْلِیْ ذُنُوْبِیْ وَ اَدْخِلْنِیْ فِیْ عِبَادِکَ الْمُخْلِصِیْنَ۔

Sahabi në fjalë ishte Çaudri Rustem Aliu dhe përkthimi i lutjes është:

O Ti që je më i Dashuri nga të gjithë të dashurit! Më fal gjynahet dhe më prano në grupin e robërve të Tu të sinqertë! Amin![53]

Në një letër të drejtuar Hazret Kalifit të Parë r.a., ai i mësoi këtë lutje:

O Mirëbërësi im, o Zoti im, unë jam një rob Yti, i paaftë, shumë mëkatar dhe shumë përtac. Unë bëja padrejtësi pas padrejtësie dhe Ti më dhe bekime mbi bekime. Unë bëja mëkat pas mëkati dhe Ti më bëre mirësi pas mirësie. Ti gjithmonë m’i mbulove mëkatet dhe më dhurove bekimet e Tua të panumërta. Prandaj, edhe tani, më mëshiro mua njeri të kotë dhe mëkatar, dhe më fal gabimin dhe mosmirënjohjen time e më liro nga ky mëkat imi, se s’ka ndihmës tjetër përveç Teje. Amin! Amin![54]

Për t’u përhumbur në dashurinë ndaj Allahut, ai na mësoi këtë lutje:

O Zoti i botëve! Nuk mund të të falënderoj për mirësitë e Tua. Ti je shumë Mëshirëbërës dhe shumë Bujar. Unë kam favoret e Tua të panumërta. M’i fal mëkatet, që të mos shkatërrohem! Vendos në zemrën time dashurinë Tënde të pastër, që të ringjallem! M’i mbulo gjynahet dhe më mundëso të bëj punë të tilla, që Ti të kënaqesh! Kërkoj mbrojtjen e fytyrës Sate bujare, që të mos më përfshijë zemërimi Yt! Vetë mëshiromë dhe shpëtomë nga gjëmat në besim, në botë e në ahiret, sepse çdo bekim e mëshirë është në dorën Tënde! Amin! Amin![55]

Në lutjet tona, duhet të bëjmë dua edhe për Islamin dhe muslimanët. Zoti u mundësoftë bashkimin në mënyrë që t’u bashkohen zemrat atyre që i kanë të përçara dhe t’u përfundojnë armiqësitë. Kurse armiku që po përfiton nga armiqësitë e tyre, Zoti i Madhërishëm i ndaloftë duart e tij dhe e mbrojttë Islamin prej tij në çdo mënyrë.

Allahu i Madhërishëm u dhëntë vetëmjaftueshmëri të gjithë ahmedianëve, edhe burrave, edhe grave! I mbrojttë ata nga çdo e keqe. Ua forcoftë këmbët. I bëftë që gjithmonë të jenë të lidhur fuqimisht me Xhematin dhe sistemin e Kalifatit. E bëftë edhe sistemin e Xhematit të përmbushin detyrimet ndaj njerëzve. Përgjegjësit i bëftë të kuptojnë përgjegjësitë e tyre. Të dedikuarit i bëftë të kuptojnë shpirtin e dedikimit të jetës.

Allahu i Madhërishëm na ruajttë nga sherri dhe intrigat e Dexhallit. Allahu i Madhërishëm i pengoftë të gjitha forcat që synojnë t’i dobësojnë muslimanët dhe i ruajttë muslimanët nga e keqja e tyre! Sepse përndryshe, mund të ndodhë një shkatërrim në botë, jo vetëm në botën muslimane, por në të gjithë botën.

Allahu i Madhërishëm ua ngrittë nivelet dëshmorëve të Xhematit dhe i ruajttë familjarët e tyre! Të burgosurit ahmedianë në rrugën e Zotit i bëftë të lirohen sa më shpejtë. Ata që janë hallexhinj ose që janë të prekur nga çfarëdolloj vështirësie, Zoti ua zgjidhtë hallet dhe vështirësitë! Të sëmurëve u dhëntë shërim! Anëtarët e Xhematit që janë në telashe në vende të ndryshme, për shkaqe politike dhe fetare, Zoti i Madhërishëm ua largoftë vështirësitë dhe i ruajttë nga armiqtë!

Lutuni edhe për dervishët e Kadianit, që shumë pak kanë mbetur tashmë, për banorët e Kadianit se disa prej tyre janë në vështirësi.

Gjithashtu, lutuni për ahmedianët e Pakistanit, sidomos të Rabvasë, sepse aty vetë shteti po shtrëngon jetesën. Në Pakistan po bëhen përpjekje që t’u shtrëngohet jeta ahmedianëve në maksimum. Allahu i shpëtoftë nga mizorët dhe ua përmirësoftë gjendjen.

Po ashtu, përveç Pakistanit ka probleme edhe në disa zona të Indisë, aty ku ka shumicë muslimane. Edhe aty u bëhen mizori ahmedianëve. Allahu ua pengoftë duart mizorëve.

Lutuni edhe për ahmedianët e Indonezisë, ku mizorët sa herë që gjen mundësi, i sulmojnë ahmedianët. Edhe ditët e fundit madje, në një vend ku xhemati është i vogël, mizorët i dëbuan ahmedianët nga shtëpitë tyre. Kështu, ata kanë mbetur të pastrehë. Allahu i ruajttë edhe ata dhe i shpëtoftë nga e keqja e armikut.

Ju thashë pak më parë për vendet islamike. Janë intensifikuar sulmet edhe një herë në Jemen. Në Irak e në Siri, nga kundërshtimet sektare dhe fisnore, muslimanët po i vrasin muslimanët e tjerë. Allahu i Madhërishëm u dhëntë mend dhe i bëftë të praktikojnë modelin e Profetit që besojnë dhe i bëftë ta pranojnë Imam Mehdiun, Mesihun e Premtuar që Allahu ua ka dërguar në këtë kohë, në mënyrë që të shpëtojnë nga rrugët e liga dhe ta ruajnë botën dhe ahiretin e vet.

Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm ua shtoftë pasurinë dhe jetën të gjithë atyre që bëjnë sakrifica financiare në çandat dhe në arka të ndryshme të Xhematit.

MTA, kanali i Xhematit, po bën një punë të jashtëzakonshme në Tablig. Allahu i Madhërishëm i shpërbleftë të gjithë punëtorët dhe vullnetarët e MTA-së. I bëftë të shërbejnë më shumë se përpara. Edhe MTA Afrika, që ishte hapur së fundmi, po bën një punë të madhe për Tablig dhe këtë kanal po e mbajnë tërësisht ahmedianët vendas. Allahu ua shtoftë dijen dhe njohjen e Tij dhe i bëftë të bëjnë programe akoma më të mira, në mënyrë që t’i transmetojnë popullit të tyre, dhe gjithë botës, mesazhin e vërtetë të Islamit!,

Bibliografi

[1]. Kurani Famëlartë 2:202.
[2]. Kurani Famëlartë 7:127.
[3]. Kurani Famëlartë 5:115.
[4]. Kurani Famëlartë 3:194.
[5]. Kurani Famëlartë 3:54.
[6]. Kurani Famëlartë 3:9.
[7]. Kurani Famëlartë 3:39.
[8]. Kurani Famëlartë 25:75.
[9]. Kurani Famëlartë 46:16.
[10]. Kurani Famëlartë 37:101.
[11]. Kurani Famëlartë 28:25.
[12]. Kurani Famëlartë 27:20.
[13]. Kurani Famëlartë 23:98-99.
[14]. Kurani Famëlartë 20:115.
[15]. Kurani Famëlartë 20:26-29.
[16]. Kurani Famëlartë 18:11.
[17]. Kurani Famëlartë 17:81.
[18]. Kurani Famëlartë 26:84-86.
[19]. Kurani Famëlartë 28:17.
[20]. Kurani Famëlartë 66:9.
[21]. Kurani Famëlartë 23:110.
[22]. Kurani Famëlartë 7:24.
[23]. Kurani Famëlartë 7:48.
[24]. Kurani Famëlartë 21:90.
[25]. Kurani Famëlartë 23:94-95.
[26]. Kurani Famëlartë 40:8-10.
[27]. Kurani Famëlartë 59:11.
[28]. Kurani Famëlartë 71:29.
[29]. Kurani Famëlartë 3:195.
[30]. Kurani Famëlartë 7:156.
[31]. Kurani Famëlartë 25:66.
[32]. Kurani Famëlartë 3:17.
[33]. Kurani Famëlartë 14:41-42.
[34]. Kurani Famëlartë 26:170.
[35]. Kurani Famëlartë 26:118-119.
[36]. Kurani Famëlartë 29:31.
[37]. Kurani Famëlartë 54:11.
[38]. Kurani Famëlartë 2:287.
[39]. Kurani Famëlartë 2:251.
[40]. Kurani Famëlartë 3:148.
[41]. Kurani Famëlartë 7:90.
[42]. Kurani Famëlartë 23:27.
[43]. Kurani Famëlartë 66:12.
[44]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab keulin-Nebij s.a.v.s. “Allahumag-firli”.
[45]. Buhariu, Kitabut-tehexhud, bab et-tehexhud bil-lejl.
[46]. Buhariu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha asbaha.
[47]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 69.
[48]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 90.
[49]. Muslimi, Kitabudh-dhikr, bab et-tavudh minesh-sherr.
[50]. Ebu Daud, Kitabul-vitr, bab ma jekulu idha khafa keuman.
[51]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 74.
[52]. Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab ma jekulu idha kama minel-lejl.
[53]. “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. 5, nr. 3, f. 74, letra e shkruar më 15 shkurt 1888.
[54]. “Maktubat-e-Ahmedia”, vol. 5, nr. 2, f. 3.
[55]. “Maktubat-e-Ahmedia” vëll. 5, nr. i letrës 4, f. 5.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp