Bëj diçka, o marrëzi, mendjet nuk po ia dalin! Lutje në poezi
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
arka e nuhut varka e nuhut islami

Arka e Islamit me pambështetje hyjnore, ja po fundoset
Bëj diçka, o marrëzi, mendjet nuk po ia dalin!

Që tash o Zot, jepmë një vrull e zjarrmi të pazakontë
Që të më bëjë të marrë, të përmallë për besimin

Më ndiz në zemër një zjarr për umetin
Flakët e të cilit të arrijnë pafundësisht gjer në qiell

Çdo grimcë imja u flijoftë për Ty, o Zot
Tregomë pranverën e besimit se jam duke qarë

Nga çdo anë po i bien sëpatat fesë së Ahmeditsavs
Si nuk po i shikoni (o njerëz) popujt dhe sulmet e tyre?!

A ka sy që nuk qan duke i parë ato?
A ka zemër që nuk shqetësohet tejmase nga kjo brengë?!

Feja po ha shuplaka nga duart e popujve, sot
Minarja madhështore e Islamit po tronditet fort

Vallë, a nuk ka arritur deri te Zoti kjo gjëmë?!
Vallë, a do të fshihet ky diell i besimit në humnerë?!

Përmes mëshirës Sate më jep fitoren kundër shejtanit, o Zot
ai po mblidhka ushtritë e tij pafundësisht

Luftë kjo, por më e madhe sesa e Rusisë, e Japonisë
Unë jam i papërkrahur e përballë meje kundërshtari famëzi

Zemra po humb kontrollin duke bluar këtë shqetësim
Zbarko ushtritë e engjëjve, o Streha e shpirtit tim![1]

O i Dashuri im! Për Ty u flijoftë çdo grimcë e imja
Ktheje tash drejt meje, o Kalorës, gojëzën e botës

Kontrollo pakëz, kush po gjëmuaka në qoshen Tënde
Hi do të bëhet kjo kokë, po nuk erdhe për të më ndihmuar

Më ndihmo tani në këtë çast me dorën Tënde të bekuar
Që varka e Islamit t’ia dalë kësaj furtune

Më tolero mangësitë dhe dobësitë
Që të mos gëzohet armiku i mallkuar i besimit

Vër melhem në plagët e mia se jam i dërrmuar
Dëgjomi klithmat se nga të lëngata jam i brengosur

Nuk mund të shoh kurrsesi dobësinë e fesë së Muhammeditsavs
O Sunduesi im, jepmë sukses dhe ngadhënjim

A do të më varrosësh pa ma plotësuar dëshirën?
Nuk e pres këtë prej Teje, o Pronari im

Bekoje Islamin, o Zoti im, shpëtoje atë
Dëgjoje klithmën e robërve të kësaj varke të thyer

Gjithë populli është i zhytur në mëkate e pandershmëri
Po përhapet re e pashpresë dhe një natë tej në errësi

Një botë e tërë ka vdekur pa ujin Tënd të bekuar
Tash, drejtoje lumin në këtë kah, o Miku im!

Nuk kemi më mend në këto trazira, shpëtona
Mëshiroji robërit e Tu, që ata të drejtohen

Si t’ia bëjmë e nga t’ia nisim, nuk i gjendet dermani
Gjëmat po bien gjithkund e gjithkah pafundësisht

Ja, po fundoset kjo varkë, të lutem eja, o Kapiteni im!
I paska ardhur vjeshta këtij populli pranveror!

Si të vaditet ky kopsht pa Ty, o Zot?!
Janë djegur bimët e takvasë, besimi mbeti në varr

Vetëm me dorën Tënde, o Miku im, mund të ndodhë diçka
Përndryshe anarkia po marshon, me shpejtësi, me furi.

Tash, më shfaq ndonjë shenjë, se feja mbeti pa shenjë
Shiko drejt nesh, që ne të shikojmë pak pranverë.[2]

Poezia në gjuhën origjinale (urdu)

poezia islame lutja
poezia islame lutja


[1]. “Durr-e-themin” urdu, f. 146-149.
[2]. “Durr-e-themin” urdu, f. 128-129; “Thesari i lutjeve“, Tiranë, 2016, f. 299-301)

(Përktheu nga origjinali: Samad Ghori)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp