Thesari i lutjeve
Downloads and Formats
Përshkrim i librit
Me sa shumë ëndrra e dashuri i rritin dhe i edukojnë prindërit fëmijët e tyre. Që në vegjëli u mësojnë gjuhën. I mësojnë të thonë: nënë e babë. I mësojnë të kërkojnë ujë, qumësht, bukë. E kur fëmija mëson të shprehet dhe fillon t’u kërkojë prindërve duke belbëzuar, sa shumë gëzohen ata dhe me çfarë kënaqësie ia plotësojnë dëshirën! Me reflekset e tyre, fëmijët e vegjël e të pafajshëm të bëjnë për vete aq fort, saqë tregohesh i gatshëm t’u japësh gjithçka që të kërkojnë. Por edhe kërkesat e fëmijëve zakonisht nuk kanë ndonjë peshë për sa i përket vlerës materiale, ashtu siç as prindërit ose kushdo qoftë dhënësi, nuk kanë mundësinë që t’ua përmbushin çdo dëshirë.
Edhe Zoti ynë Bujar që na do shumë, më shumë sesa prindërit tanë, Vetë na ka mësuar metodat e të kërkuarit duke thënë: “Lypni prej Meje, Unë do t’ju jap”. Ai na ka mësuar edhe fjalët përgjëruese, që na tregojnë se me çfarë dashurie e përulësie duhet të shtrijmë duart para Tij. E gjithë kjo a nuk është vallë, sepse Ai dëshiron të na bekojë e begatojë?! Pa dyshim, këto janë pretekstet e Tij vetëm për të na plotësuar kërkesat.
Në librin që keni në dorë, janë përmbledhur:
(1) të gjitha lutjet e Kuranit Famëlartë, që janë mbi 90,
(2) mbi 250 lutje dhe përgjërime tejet emocionuese të Profetit Muhammed s.a.v.s. dhe, gjithashtu,
(3) lutjet e themeluesit të Xhematit Musliman Ahmedia, Hzret Mirza Ghulam Ahmed, Mesihu i Premtuar a.s..