Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Abdullah Uwe Wagishauser

Emir i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë

Abdullah Uwe Wagishauser ka lindur më 14 janar 1950 në Neufrach, Gjermani. Prindërit e tij u shpërngulën në Bon në vitin 1952. Atje ai përfundoi shkollën e mesme, pastaj ndoqi fakultetin e Shkencave e Aplikuara, dhe më vonë shkollën e lartë profesionale (Höhere Handelsschule).

Jeta e hershme

Ai u vendos në Amsterdam për një vit e gjysmë. Ishte bashkëthemelues i Komuniteteve I dhe II dhe ishte një nga iniciatorët e Qendrës së parë Sociale për këshillim ndaj vartësisë opioide në Bon, Release e. V. Ai ishte redaktor i revistës titull “Vollmond” (Hëna e plotë). Në 1968 ai u angazhua si aktivist në APO (Opozitë jashtëparlamentare) dhe punoi me Unionin Studentor Liberal të Gjermanisë.

Abdullah Uwe Wagishauser

Abdullah Uwe Wagishauser me Hazret Kalifin IV r.a. gjatë një seance pyetje-përgjigjesh në Gjermani

Si e pranoi Islamin?

Gjatë kësaj kohe, ai tregoi interes të veçantë për çështjet politike dhe fetare, të cilat e shtynë atë të udhëtonte në Indi në vitin 1976. Rrethanat e veçanta që nuk ishin më pak se një mrekulli, e çuan në Kadian, qendrën shpirtërore të Xhematit Musliman Ahmedia, pikërisht në kohën kur aty po mbahej Xhelsa Salana (takimi vjetor). Pikërisht në atë qytezë të vogël, ai gjeti paqen që e kërkonte prej kohësh. Atmosfera mallëngjyese i ngjalli përjetime të paharrueshme shpirtërore. Fryma e përshpirtshme e drejtësisë dhe dashurisë që mbizotëronte në atë shoqëri e bëri për vete. Nuk zgjati shumë dhe pas një studimi të shkurtër por shterues ai pranoi Islamin dhe hyri në Xhematin Musliman Ahmedia. Më pas ai udhëtoi në Rabvah, Pakistan dhe takoi Hazret Mirza Nasir Ahmedin, Kalifin III.r.a

Abdullah Uwe Wagishauser

Abdullah Uwe Wagishauser me Hazret Kalifin e Pestë (Allahu e ndihmoftë fuqimisht) në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë “Khadija” në Berlin më 16 tetor 2008

Kryetar i Xhematit në Gjermani

Duke u kthyer në Republikën Federale të Gjermanisë, ai ia nënshtroi jetën mësimeve islame. Ai u martua me një grua ahmediane dhe nga kjo martesë i lindën tre fëmijë. Ndërkohë filloi të punonte për një kompani në aeroportin e Frankfurtit. Në vitin 1979 ai u zgjodh kryetar i Khuddamul Ahmedia (Organizata e të rinjve ahmedianë) për qytetin e Frankfurtit.

Abdullah Uwe WagishauserNë vitin 1982, Hazret Kalifatul Massih IV r.a. emëroi atë kryetar të organizatës Khudamul Ahmedia për Republikën Federale të Gjermanisë. Ai e përmbushi këtë detyrë në mënyrë aq të shkëlqyeshme saqë organizata gjermane u shpall organizata më e mirë e të rinjve në botë jashtë Pakistanit në Xhelsa Salanën e vitit 1982 në Rabvah, Pakistan.

Në vitin 1984, Hazret Kalifi IV r.a. e emëroi atë si Amir (Kryetar) i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë dhe që atëherë ai po e mban këtë detyrë.[1]

Abdullah Uwe Wagishauser

Abdullah Uwe Wagishauser Amir i Xhematit Musliman Ahmedia të Gjermanisë

[1]  www.ahmadiyya.de

Share via