Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Xhelsa salana

Historia

Më 27 dhjetor 1891 u mbajt tubimi i parë i Xhematit Musliman Ahmedia në Kadijan, Indi, në të cilin morën pjesë 75 persona. Xhelsa pati sukses të gjithanshëm dhe themeluesi i Xhematit Musliman Ahmadia, bëri të ditur se një tubim i tillë treditor do të mbahet çdo vit. Xhelsa Salana (Tubimi vjetor) tashmë është një nga pjesët më interesante të kalendarit të Xhematit, që mbahet rregullisht çdo vit në data të ndryshme e në vende të ndryshme të botës. Qëllimi i këtyre tubimeve është të shqyrtohen arritjet e Xhematit gjatë çdo viti, si dhe të përfitohet nga diskutimet dhe fjalimet që mbahen nga Kalifi dhe dijetarë të shquar, që trajtojnë tema rreth Zotit, Islamit, Ahmedijatit, feve krahasimtare, problemeve ekonomike, shoqërore dhe politike si dhe zgjidhjeve të tyre. Muslimanët ahmedian që marrin pjesë në këto tubime, vijnë nga të gjitha vendet e botës. Ata shfrytëzojnë këtë rast, jo vetëm për të shtuar diturinë fetare dhe energjinë shpirtërore, por edhe për të ringjallur miqësi të vjetra. Mijëra njerëz që marrin pjesë në këto tubime shpirtërore kanë mundësi të dëgjojnë fjalimet e personaliteteve të shquara si dhe të atyre të ftuarve jomyslimanë.

Qëllimi dhe bekimet e Xhelsa salanës

Mesihu i Premtuar a.s. duke përcaktuar qëllimet e xhelsës shkruan:

“Qëllimi më kryesor i mbledhjes është që anëtarët e sinqertë të Xhematit duhet të jenë të aftë të nxjerrin përfitime fetare dhe në të njëjtën kohë ata duhet të marrin më shumë dije në kuptimin e Zotit të tyre. Një avantazh është se takimi me miqtë e tyre do të zgjerojë rrethin e tyre të vëllazërisë dhe do të forcojë lidhjet reciproke.” (Asmani Faisla)

“Është thelbësore se të gjithë ata që janë të aftë të përballojnë udhëtimin duhet të ndjekin këtë Xhalsa, e cila është në shumë mënyra një burim bekimesh. Ata nuk duhet t’i venë re humbjet e vogla të rrugës. Zoti jep shpërblim të bollshëm, besimtarëve të sinqertë në çdo hap dhe asnjë mundim ose vështirësi nuk shkon dëm (Zoti e shpërblen patjetër atë.) Unë do të doja të përsëris, se kjo Xhalse nuk duhet të konsiderohet një takim i zakonshëm. Kjo është një çështje e cila është bazuar mbi ndihmën e Zotit.”  (Ishtihar 7 Dhjetor 1891)

Lutje

“Unë i lutem Zotit që Ai të jetë me të gjithë ata që do ta ndjekin Xhalsën dhe Ai t’u japë shpërblime të mëdha atyre dhe t’u tregojë mëshirën dhe mirësinë e Tij. O Zot! O Ti që je Siguruesi më i Madh, Mirëbërësi e Mëshirëploti, dhe Lehtësuesi i të gjitha vështirësive, dëgjomi të gjitha lutjet dhe neve na jep fitoren mbi kundërshtarët tanë, me shenja të mëdha e të shndritshme. Ti ke fuqinë që ta bësh atë që do. Amin!” (Ishtihar 7 dhjetor 1891)