Dhjetë Kushte të Bejtit (anëtarësimit) në Xhematin Musliman Ahmedia
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Dhjetë Kushte të Bejtit (anëtarësimit) në Xhematin Musliman Ahmedia

Të parashtruara nga Hazret Mirza Ghulam Ahmed Kadijani (a.s.) Mesihu i Premtuar dhe Imam Mehdiu

Bejtbërësi (i betuari) me zemër të sinqertë duhet të marrë zotim se:

  • Do të qëndrojë larg shirkut[1] deri në vdekje.
  • Do të rrijë larg gënjeshtrave, kurvërisë, të hedhurit shikimin mbi gratë e huaja, përveç atyre të farefisit të afër; do të rrijë larg egërsisë, çoroditjes, pandershmërisë, mosbindjeve dhe tradhtisë; ai nuk do të mposhtet nga sulmet e epsheve, sado të fuqishme që të jenë ato.
  • Sipas urdhrit të Allahut sh. dhe të Profetit të Tij s.a., do të falë pesë namaze të përditshme, do të mundohet që të falë edhe namazin e tahaxhudit[2], do t’i dërgojë salavat Profetit të Allahut s.a., do të kërkojë falje e ndjesë prej Allahut për mëkatet e tij, dhe çdo ditë, duke përkujtuar bekimet dhe dhuntitë e Allahut, do ta lavdërojë dhe do ta madhërojë Atë.
  • Në asnjë mënyrë, as me fjalë e as me dorë, nuk do t’i trazojë e t’i shqetësojë krijesat e Allahut në përgjithësi dhe muslimanët në veçanti.
  • Do të jetë besnik i Allahut në çdo situatë pikëllimi ose gëzimi, fatmirësie a fatkeqësie dhe gjithnjë do të pajtohet me pëlqimin e Allahut. Do të jetë i gatshëm në rrugën e Tij për të pranuar çdo poshtërim, mjerim dhe pikëllim. Po të ballafaqohet me ndonjë fatkeqësi, nuk do të largohet prej Tij, por, përkundrazi, do të ecë përpara.
  • Do të largohet prej të gjitha rrugëve të epshit dhe të zakoneve dhe do të pranojë vetëm autoritetin e Kuranit të Shenjtë. Do të punojë sipas porosive të Allahut dhe të Profetit të shenjtë, Hazret Muhammedit a..
  • Do të heqë dorë tërësisht nga egoizmi dhe armiqësia, dhe jetën do ta kalojë me modesti, me përulësi, me zemërbardhësi, me vetëpërmbajtje dhe me butësi.
  • Besimin, nderin e besimit dhe dhembshurinë ndaj Islamit do t’i dojë më shumë sesa pasurinë e tij, nderin e tij, fëmijët e tij dhe çdo të dashur të tij.
  • Vetëm për hir të Allahut, do të angazhohet për mirëqenien e njerëzve, me sa të ketë mundësi, me anë të aftësive dhe të bekimeve të fituara prej Allahut, do t’iu sjellë dobi të gjithë njerëzve e krijesave të Allahut sh.
  • Vetëm për hir të Allahut, do të ketë lidhshmëri vëllazërore me mua duke m’u bindur në të gjitha urdhrat e drejtë dhe, deri në vdekje do të qëndrojë besnik ndaj kësaj lidhshmërie dhe do të dalë aq i shkëlqyer në këtë lidhje, saqë nuk do të gjejmë shembull të tillë në ndonjë lidhje tjetër miqësore e farefisnore në këtë botë.

 (“Ishtihar Takmil-e-Tablig”, 12 janar, 1889)

Deklaratë hyrëse

 Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

 Drejtuar,

Hazret Kalifit të Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht,
Es-selamalejkum ue rahmatullahi ue barakatuhu!
Sot, deklaroj solemnisht se i pranoj të gjitha kushtet e Bejtit (Besëlidhjes) dhe lus Hazret Kalifin e Pestë të Mesihut të Premtuar, Allahu e ndihmoftë fuqimisht, të më pranojë në Xhematin Musliman Ahmedia dhe të lutet për mua.

Dëshmoj

اَشھَدُ اَن لَّا اِلٰہَ الَّا اللہُ وَحدَہ لَا شَرِیکَ لَہ وَ اَشھَدُ اَنَّ مُحَمَّداً عَبدُہ وَ رَسُولُہ
اَشھَدُ اَن لَّا اِلٰہَ الَّا اللہُ وَحدَہ لَا شَرِیکَ لَہ وَ اَشھَدُ اَنَّ مُحَمَّداً عَبدُہ وَ رَسُولُہ
اَشھَدُ اَن لَّا اِلٰہَ الَّا اللہُ وَحدَہ لَا شَرِیکَ لَہ وَ اَشھَدُ اَنَّ مُحَمَّداً عَبدُہ وَ رَسُولُہ

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Ai është i Vetëm dhe i Pashoq. Dëshmoj se Hazret Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob dhe i Dërguar i Allahut.

Sot, anëtarësohem në Xhematin Musliman Ahmedia të udhëhequr nga Hazret Mirza Masrur Ahmedi. Dhe thellësisht besoj se Hazret Muhamedi (sa) është Khatamun-nebijin – vulë e të gjithë profetëve. Gjithashtu besoj se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi (as) është ai Mesih i Premtuar dhe Imam Mehdi që ishte paralajmëruar nga vetë Hazret Resulullahu (sa).

Betohem:

Se do të përpiqem sinqerisht t’u përmbahem dhjetë kushteve të Bejtit të parashtruara nga Mesihu i Premtuar (as); besimit do t’i jap përparësi mbi të gjitha gjërat e botës; do t’i qëndroj besnik Institucionit të Kalifatit Ahmedia dhe do t’i bindem Kalifit të Mesihut në çdo gjë të mirë që të kërkoj nga unë; Inshallah!

اَستَغفِرُ اللہَ رَبِّی مِن کُلِّ ذَنبٍ وَ اَتُوبُ اِلَیہ
اَستَغفِرُ اللہَ رَبِّی مِن کُلِّ ذَنبٍ وَ اَتُوبُ اِلَیہ
اَستَغفِرُ اللہَ رَبِّی مِن کُلِّ ذَنبٍ وَ اَتُوبُ اِلَیہ

I lutem Allahut, Zotit tim, të m’i falë të gjitha mëkatet dhe kthehem tek Ai.
I lutem Allahut, Zotit tim, të m’i falë të gjitha mëkatet dhe kthehem tek Ai.
I lutem Allahut, Zotit tim, të m’i falë të gjitha mëkatet dhe kthehem tek Ai.

رَبِّ اِنِّی ظَلَمتُ نَفسِی وَاعتَرَفتُ بِذَنبِی فَاغفِرلِی فَاِنَّہ لَا یَغفِرُ الذَّنبَ الَّا اَنت

O Zoti im! I kam bërë padrejtësi vetes dhe e pranoj mëkatin tim. Më fal mua, se përveç Teje s’ka kush tjetër që të më falë mëkatin. Amin!

Fusnota:
[1] D.m.th. të  mos adhurojë askënd përveç Allahut të Madhërishëm.
[2] Namaz vullnetar që falet në pjesën e fundit të natës, para namazit të sabahut (të mëngjesit).


Nëse jeni të interesuar për të ditur më shumë rreth Xhematit Musliman Ahmedia ose për t’u anëtarësuar në të, ju lutemi NA KONTAKTONI!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp