Lutje për të gjetur frikën dhe besimin e përsosur ndaj Zotit

Hazret Profeti Muhammed (s.a.)

Hazret Profeti Muhammed (s.a.)

Robi dhe i Dërguari i Allahut

Vula e Profetëve, krenaria e njerëzimit, mëshirë për botët, modeli më i përkryer, ndërmjetës mes Zotit dhe robërve, ai që i ka zbritur Libri i fundit të Allahut, Kurani Famëlartë, paqja dhe mëshira e Allahut gjithmonë qofshin mbi të.

Më shumë rreth autorit

Hazret Abdullah Ibni Omeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur çohej nga ndonjë mbledhje, lutej patjetër për veten dhe për sahabët e tij me këto fjalë:

vota zgjedhjetO Allah! Na jep frikën Tënde që bëhet pengesë midis nesh dhe ndalimeve të Tua, bindjen Tënde që na çon drejt xhenetit Tënd, besimin që na lehtëson vështirësitë e botës, na sill dobi prej dëgjimit tonë, shikimit tonë, fuqive tona gjersa të na mbash gjallë dhe na dhuro trashëgimtarë prej tyre. Vetë hakmerru ndaj atyre që na bëjnë padrejtësi dhe ndihmona kundër atyre që armiqësohen me ne. Mos na përball me vështirësi rreth besimit tonë. Mos e bëj dynjanë as shqetësimin më të madh për ne, as pikën më të lartë të dijes sonë. Mos cakto udhëheqës mbi ne ata që nuk na mëshirojnë. (Tirmidhiu, Kitabud-da’vat, bab 80)

Shpërndaje

Send this to a friend