Përshkrim i librit
Libri “Njohja e Zotit” është shqipërim i një fjalimi të Hazret Mirza Bashirudin Mahmud Ahmeditra, Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuarra, që ai e mbajti në Xhelsa Salanën (mbledhjen e vjetore) e Kadijanit të Indisë, të zhvilluar më 16 mars të vitit 1919. Pasi tregon rëndësinë e kësaj teme, autori bën dallim midis dijes (ilm-it) dhe njohjes (irfan-it) rreth Zotit dhe tregon se njeriut nuk i mjafton vetëm të ketë dije rreth Zotit që Ai është i Gjithëmëshirshëm, Mëshirëplotë, Bujar, Mëkatfalës etj., por i duhet ta njohë Atë duke përjetuar ndikimet e këtyre atributeve në jetën e tij. Autori gjithashtu tregon se për të pasur këtë përjetim, njeriu duhet të krijojë ngjashmëri me Zotin, pra në rrethin e vet, edhe ai të bëhet i gjithëmëshirshëm, mëshirëplotë, bujar, mëkatfalës etj. Ky pa dyshim është një udhëtim i gjatë që njeriu e bën duke e njohur Zotin. Në këtë libër, autori gjithashtu shpjegon me detaje se si mund të realizohet ky udhëtim i bekuar, si mund të largohen pengesat, si mund të arrihet qëndrueshmëria në këtë udhë, në ç’formë duhet të bëjë përpjekje dhe lutje për të arritur te Zoti, cilat janë nivelet e njohjes së Zotit, etj.
Siç u tha më lart se “Njohja e Zotit” është një fjalim i Hazret Kalifit të Dytë të Mesihut të Premtuarra. Duke folur rreth këtij fjalimi, Hazret Mirza Tahir Ahmedi, Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuarra thotë:
“Në këtë mbledhje, Hazret Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuar do të mbante fjalën rreth temës “Njohja e Zotit”. Sëmundja e kishte dobësuar mjaft dhe në kohën kur ai erdhi për të mbajtur fjalimin, kishte shumë dhimbje koke. E kishte të vështirë edhe të fliste. Por, Allahu i Lartësuar i kishte dhuruar një zemër kaq të ndjeshme, saqë ai nuk deshi të zhgënjente mysafirët që kishin ardhur nga viset e largëta dhe po në atë gjendje të rëndë shëndetësore, erdhi për të mbajtur fjalën. Tema ishte mjaft e vështirë, ndërsa në audiencë gjendeshin njerëz analfabetë që kishin ardhur prej katundeve të ndryshme, por edhe njerëz shumë të shkolluar e intelektualë. Veç kësaj, atje nuk ishin vetëm ahmedianë, por edhe një numër i madh jo-ahmedianësh e miqsh që kishin ardhur duke dëgjuar famën e Kalifit të ri në moshë dhe duke u ndikuar nga përmendjet e atmosferës tejet shpirtërore të qendrës së Ahmediatit”.[1]
[1] “Savaneh Fazl-e-Umar”, vëll. 2, Rabvah, Pakistan, f. 235-236.