Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
pendesa mekati bejti

Për pendesën e vërtetë duhen shtatë gjëra, pa të cilat nuk mund të realizohet ajo. Ato janë:

Njeriu duhet të pendohet për mëkatet e tij të mëparshme në mënyrë të tillë që, duke i kujtuar dhe duke i sjellë parasysh, të turpërohet e të shqetësohet.

Hapi i dytë për pendesën është që njeriu duhet të kryejë detyrimet e mëparshme që i kanë mbetur, pra ato që mund të kryhen. Mund të bëhet përjashtim për ato që nuk mund të kryhen. Për shembull, ai nuk mund t’i falë të gjitha namazet që nuk ka falur më përpara. Edhe në Sheriat nuk gjendet një urdhër i tillë, e as nuk mund të zbatohet ai. Po, nëse dikush ka bërë pendesë në të njëjtën kohë me namazin, ai duhet ta falë atë. Ose për shembull, nëse nuk e ka kryer Haxhin, edhe pse kishte mundësi ta kryente, pas pendesës duhet ta kryejë atë. Ose nëse nuk kishte paguar zekatin, le të mos paguajë zekatin e gjithë jetës, por le ta paguajë të vitit aktual. Pra, bashkë me pendesën për mëkatet e mëparshme, ai duhet t’i kryejë ato obligime që mundet e që nuk i ka kryer më përpara.

Duhet t’i lajë mëkatet e mëparshme. Me larjen e mëkateve nuk e kam fjalën se nëse kishte vrarë dikë, ta ringjallë atë ose nëse kishte bërë kurvëri, ta zhbëjë atë. E kam fjalën që t’i lajë ato mëkate që mund të lahen. Për shembull, nëse i ka vjedhur dikujt një lopë dhe e ka mbajtur në shtëpinë e vetë, atëherë t’ia kthejë pronarit të vërtetë.

Nëse ka lënduar dikë, le t’ia largojë shqetësimin dhe t’i kërkojë falje. Kjo është një çështje delikate që për ato mëkate që kanë të bëjnë me njerëzit e tjerë, Zoti ka lënë si kusht që faljen duhet t’ua kërkojë njerëzve. Nëse ata ia falin, atëherë njeriu nuk ndëshkohet prej Zotit. Pra, njeriu nëse ka lënduar dikë dhe ka mundësi t’i kërkojë falje e të fitojë pëlqimin e tij, atëherë duhet ta bëjë këtë punë. Por të kihet parasysh se Zoti është Mbulues (që u mbulon mëkatet njerëzve). Ai ua mbulon njerëzve edhe mëkatet shumë të mëdha, prandaj edhe njeriu vetë duhet të jetë mbulues për veten. Domethënë nëse ndonjë mëkat është i fshehur ende, ai vetë nuk duhet ta zbulojë atë. Për shembull, nëse i ka vjedhur dikujt ndonjë gjë, vetë nuk duhet t’ia tregojë se i ka vjedhur. Ky vetë është një mëkat. Duhet t’i lajë ato mëkate që janë të hapura, për shembull, nëse i ka hequr dikujt një shuplak, ta kompensojë e t’i kërkojë falje. Por, mëkatet që Zoti i ka mbuluar, njeriu vetë nuk duhet t’i zbulojë.

Nëse i ka sjellë dëm dikujt, sipas mundësisë duhet t’i bëjë mirësi atij. Nëse s’mund ta bëjë këtë, të paktën të lutet për të. Edhe eulijat e nderuar kanë treguar në të njëjtën mënyrë se ai që i ka gllabëruar dikujt diçka dhe nuk gjen mundësi për t’ia paguar, duhet të lutet: “O Zot! Unë nuk kam mundësi t’ia kthej paratë, prandaj Ti vetë dhuroji!”

Pendesëbërësi duhet të bëjë be të fortë që nuk do ta përsërisë mëkatin. Pas kësaj, nëse prapë mëkaton nga padurimi, atëherë është gjë tjetër, por gjatë pendesës duhet të jetë i vendosur për mospërsëritjen e mëkateve. Me këtë nuk e kam fjalën që natën të bëjë mëkat e në mëngjes të betohet që nuk do ta përsërisë. Por e kam fjalën që njeriu kur betohet për këtë gjë, duhet të jetë i sinqertë dhe duhet të bëjë çmos për të qëndruar larg mëkateve.

Duhet të fillojë ta inkurajojë veten për veprat e mira dhe zemrën e nefsin duhet t’i përgatisë që t’i pranojnë gjërat e mira.

Këto shtat kushte janë të domosdoshme për pendesën. Nëse nuk plotësohen këto, nuk mund të realizohet pendesa siç duhet. Tani bëjini një kontroll vetes, a bëni pendesë të këtij lloji apo diçka tjetër? Zakonisht kur njerëzit pendohen, nuk i marrin parasysh kushtet e pendesës dhe nuk interesohen se përse ato janë të domosdoshme. Kur dëshirojnë të pendohen, atyre u rrjedh një fjali e gatshme në gjuhë, ashtu siç thuhet edhe në anglisht “Beg your pardon!”,Të kërkoj falje!”, por në të vërtetë, ata nuk e kanë aspak seriozisht. Pendesa e njerëzve të tillë nuk mund të quhet pendesë, sepse ajo s’ka aspak dobi. Çdo njeri duhet të bëjë pendesë duke i marrë parasysh pikat që kam përmendur më sipër, në mënyrë që të pastrohen llogaritjet e tij të mëparshme. Nëse nuk ju pastrohen llogaritjet e gabuara të mëparshme, nuk mund të jeni të pastër në të ardhmen, madje të metat e mbartura do t’ju përkeqësojnë edhe më shumë. E për t’i pastruar llogaritjet e mëparshme, keni nevojë të bëni pendesë të vërtetë e të sinqertë. Nëse u përmbaheni kushteve që kam treguar, do të liroheni nga borxhi i mëparshëm dhe nuk do të mbetet asnjë qindarkë nga ai. Pastaj po të përpiqeni, mund të bëheni njohës të Zotit. Kur lahen borxhet e mëparshme, vetëm atëherë fillojnë të ardhura të reja.

Por këtu mund të shtrohet një pyetje: si mundet që njeriu ta ngrejë gjithë këtë barrë, pra t’i lajë hesapet e vjetra, e njëkohësisht të bëjë edhe vepra të mira për të ardhmen? Për këtë duhet të dimë se çështjet shpirtërore janë të tilla, të cilat mund të duken shumë të mundimshme, por suksesi i njeriut fshihet pikërisht pas mundimeve të tyre. Shikoni se çfarë ndodhi me një person, i cili një ditë kishte shkuar te Profeti Muhammedsa. Ai ishte i varfër. Për të larguar varfërinë, Profeti i tha: “Martohu!”. Ai u martua, por pas disa ditësh erdhi sërish dhe iu ankua për varfërinë. Profetisa sërish i tha: “Martohu!” Ai u martua edhe një herë. Por pas disa ditësh erdhi sërish dhe i tha: “S’kisha mundësi të ushqeja një person, por tani po mbaj dy njerëz në kurrizin tim”. Por Profetisa prapë i dha të njëjtën këshillë. Ai u martua edhe një herë dhe pas pak kohe përsëri erdhi tek i Dërguari i Allahutsa dhe tha se ishte gati për të vdekur. E megjithatë, Profetisa edhe një herë i tha: “Martohu!”, dhe edhe këtë herë ai e zbatoi porosinë. Pas disa ditësh Profetisa e pyeti se si ishte. Ai i tha: “Jam bërë shumë i pasur o i Dërguari i Allahut”. Pra, këto janë mistere të botës shpirtërore, të cilat nuk mund t’i kuptojë çdokush. Do të doja t’ju tregoja disa pika rreth saj. Së pari është ajo që thashë pak më parë, që derisa llogaria e vjetër nuk pastrohet, ajo nuk mund të jetë e mbarë në të ardhmen. Për sa kohë nuk e largoni të keqen nga ena, nuk mund të qëndrojë e pastër ajo që gjendet në të. Andaj, është e domosdoshme që së pari të largojmë të metat dhe të këqijat e mëparshme, në mënyrë që ato të mos mbartin ndikimin e tyre. Së dyti, punën e re, njeriu e fillon me zell të veçantë, por ky zell zbehet pas një farë kohe. Andaj, kur dikush vendos se nuk do ta përsërisë një mëkat të caktuar, në atë kohë ai mund të jetë i gatshëm për të bërë edhe punët më të vështira. Por, pas një farë kohe, ai nuk do të ketë më të njëjtën kurajë dhe guxim. Kështu që, në fillim njeriu tregohet i zellshëm dhe për këtë arsye, koha e pendesës është kohë pune në veçanti.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp