Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
Kapitujt (Lexoni kapitujt Online)
  1. Parathënie
  2. Hapja
  3. Mënyra për të arritur njohjen e Zotit
  4. Dëgjoni me vëmendje
  5. Lutja, përpjekjet dhe tregimi i një dervishi
  6. Kur mund të sjellë fryt lutja pa përpjekje?
  7. Përpjekjet e duhura janë kusht për të pasur sukses
  8. Tri kërkesa për njohjen e Zotit
  9. Një akuzë që ngrihet kundër fesë Islame dhe përgjigjja ndaj saj
  10. Dy rrugë për të gjetur sukses
  11. Njohja e Zotit ka lidhje me zemrën, e jo me gjuhën
  12. Mjetet për ta zbuluar qenien e Zotit – Krijo ngjashmëri me Të
  13. Krijoni atributet e Zotit në veten tuaj
  14. Mënyrat për të krijuar atributet e Zotit brenda vetes
  15. Më së pari, duhet t’i dini atributet e Zotit
  16. Si mund të arrijmë atributet e vërteta të Zotit?
  17. Si mund të dallosh të mirën dhe të keqen?
  18. Tri kategoritë e të mëkatuarit
  19. Trajtimi mjekësor i disa sëmundjeve shpirtërore
  20. Ilaçi për të shpëtuar nga mëkatet
  21. Kushti i parë për ta njohur Zotin është pendesa
  22. Shtatë elemente të rëndësishme të pendesës
  23. Këshilla të rëndësishme për të pastruar llogarinë e vjetër dhe për të bërë mirësi në të ardhmen
  24. Vlera e mendimit
  25. Një tregim i bukur
  26. Metoda e dytë për pastrimin shpirtëror
  27. Metoda e tretë për të pasur atributet Hyjnore
  28. Metoda e katërt dhe e pestë
  29. Njohja e Zotit: Metoda e gjashtë dhe kontrolli
  30. Tri nënkategori të kontrollit të pjesshëm
  31. Katër grupe të veprave të mira
  32. Një mënyrë e lehtë për të kontrolluar veprat
  33. Realiteti i përgojimit
  34. Si mund të njohim përkufizimet e gjynaheve të ndryshme?
  35. Njohja e Zotit: Metoda e shtatë, e teta, e nënta dhe e dhjeta
  36. Ngjarja e një njeriu të Zotit
  37. Qëndrueshmëria është e domosdoshme për lutjen
  38. Dallimi midis vetëpëlqimit dhe vlerësimit të vetvetes
  39. Njohja e Zotit: Metoda e njëmbëdhjetë dhe një tregim i bukur
  40. Nivelet e njohjes së Zotit
  41. Rreth autorit
Related Contents from Topics
mjekesia shendeti kurimi sherimi mekate

Është edhe një grup tjetër, grupi i tretë i njerëzve, të cilët kanë dijeni për mëkatet dhe që janë edhe të vetëdijshëm kur bëjnë mëkate, prapëseprapë nuk mund të largohen nga ato. Për shembull, një njeri që e di se të thënët gënjeshtër është mëkat dhe kur gënjen është i vetëdijshëm se Zotit nuk i pëlqen kjo gjë, prapë nuk ndalet. Në të njëjtën mënyrë, një njeri e di që përgojimin nuk e pëlqen Zoti, por në momentin kur i lind dëshira, ai nuk ndalet dhe bën atë që nuk duhet bërë. Pra, këto janë tri pengesa që njerëzit hasin kur duan të largohen nga mëkatet dhe të tria këto duhen shmangur patjetër, nëse dëshirojnë të bëjnë hapa të tjerë për ta arritur njohjen e Zotit.

Para se të përmend më gjerësisht ilaçet për t’i larguar këto pengesa, dua t’ju tregoj një zgjidhje thelbësore, e cila mund të jetë ilaç jo për njerëzit e grupit të parë, të cilët nuk kanë aspak dijeni për mëkatet, por për dy grupet e fundit. Deri tani shumë pak njerëz kanë folur për këtë. Madje, mund të them se me përjashtim të profetëve dhe euliave, pakkush mund të ketë kuptuar se shumë mëkate janë të tilla, të cilat edhe pse quhen shkelje të Sheriatit, autorët e atyre mëkateve mund të jenë të sëmurë nga ndonjë sëmundje fizike e jo mëkatarë të Sheriatit.

Kjo është një temë e gjerë dhe Zoti më dha dije të veçantë për këtë, ndaj kam dëshirë të shkruaj gjerësisht rreth saj. Kur do ta kem përfunduar atë temë dhe njerëzit do ta kenë lexuar, atëherë disa që e quajnë veten të sëmurë shpirtërisht, do të shkojnë të mjekohen te doktorët. Sot, disa doktorë të mëdhenj po i kushtojnë vëmendje këtij problemi, por hulumtimet e tyre ende janë në fazën fillestare. Por dija që më dha Zoti rreth kësaj, me bekimin e Tij, është shumë më e gjerë sesa hulumtimet e tyre. Nuk është një dije e re që nuk u ishte dhënë njerëzve përpara meje. Njerëzve të dashur të Zotit vazhdimisht u ishte dhënë kjo. Edhe në Kuran është përmendur dhe, edhe Hazret Mesihut të Premtuaras i ishte dhënë ajo dhe parimisht ai e ka përmendur në librat e tij. Por fatkeqësisht, njerëzit në përgjithësi nuk e kuptuan dhe rrjedhimisht nuk përfituan nga ajo. Tashmë, Zoti gjerësisht ma dha këtë dije dhe pasi e kam hulumtuar, nxora përfundimin se mëkatarët mund të ndahen edhe në dy kategori të tjera: ata që mund të kurohen te mjeku dhe ato që mund të trajtohen nga një njeri i Zotit. Deri tani kam kuptuar se disa njerëz bëjnë gabime, të cilat sipas Sheriatit quhen mëkate, por ata i bëjnë për shkak të sëmundjeve trupore. Megjithatë, ende ka disa gjëra për t’u qartësuar në lidhje me këtë temë. Kur do të kompletohet ky studim, vetëm atëherë mund të paraqitet.

Realisht, trupi ka lidhje kaq të ngushtë me shpirtin saqë edhe në gjërat më të imta, ata ndikojnë te njëri-tjetri. Mesihu i Premtuaras ka shkruar me hollësi për këtë dhe ka treguar që kur trupi sëmuret, sëmuret edhe shpirti. Dihet, nëse njeriu ka dhimbje të fortë në trup, ai nuk mund të gjejë qetësi në lutje. Tani, moslutja është një sëmundje e shpirtit, apo jo?! Patjetër që po, por në këtë rast ilaçi i tij nuk është te njeriu i shenjtë, por te mjeku. Pra, këto janë po ato gjëra që kanë shkruar njerëzit e mëparshëm, unë vetëm i kuptova me ndihmën e Zotit. Ashtu sikur thesaret e realitetit të gjërave të botës nuk përfundojnë, madje çdo ditë dalin gjëra të reja, në të njëjtën mënyrë edhe thesaret shpirtërore dalin në kohët e tyre. Dera e kësaj dijeje në këtë epokë është hapur nga Mesihu i Premtuaras dhe pastaj, Kalifët e tij do ta zgjerojnë edhe më shumë. Nuk e di se a mund ta zgjeroj unë vetë këtë dije, sepse edhe tani po qëndroj për këtë fjalim vetëm sepse kam pirë ilaçet, por dua që ju të keni parasysh se ka disa sëmundje shpirtërore që mund të mjekohen nga mjekët.

Një njeri që studion Kuranin Famëlartë, e kupton dhe përpiqet me të gjitha mundësitë e tij edhe për ta zbatuar atë, por prapë preket nga sëmundjet shpirtërore, duhet të dyshojë se mund të ketë ndonjë sëmundje trupore, e cila zakonisht është nervore. Një njeri i tillë duhet të këshillohet nga mjeku i tij. Në vendin tonë mjekët pak vëmendje u kushtojnë sëmundjeve nervore. Mendoj se shpesh vetëm me kurimin e sëmundjeve të zakonshme nervore, njeriu mund të ndiejë një përparim të dukshëm shpirtëror dhe të fitojë një fuqi për t’u larguar nga mëkatet, duke ndierë veten të përmbajtur në ndjenjat e tij. Të mos harrojmë se paaftësia për të hequr dorë nga mëkatet jo çdoherë shkaktohet nga ndonjë sëmundje fizike, ama ndodh shpesh. Disa herë kjo paaftësi mund të jetë edhe si dënim nga Zoti, e disa herë si adet. Të parën mund ta kurojnë vetëm mjekët e sëmundjeve shpirtërore, ndërsa të dytën mund ta kurojnë edhe mjekët e sëmundjeve shpirtërore, por edhe ata që kanë dije për etikën. Pra, nuk duhet të mbetesh vetëm te njëra zgjidhje, duke e kujtuar atë si të vetmen.

Shtrohet pyetja: nëse dikush nuk mund të largohet nga mëkatet për shkak të ndonjë sëmundjeje trupore, pse të dënohet? Përgjigjja është se ai do të dënohet, sepse nuk u mjekua për të. Fajin e ka ai, e jo dikush tjetër.

Nëse do të gjej kohë, unë do t’i përfundoj studimet e mia rreth kësaj, por nëse nuk mundem, atëherë ju duhet të mbani mend se disa sëmundje shpirtërore kanë nevojë për mjekët. Në këtë mënyrë, edhe ju studioni në këtë fushë duke ndihmuar ata që janë specialistët e saj, në mënyrë që bota të hedhë një hap përpara dhe të shohë një revolucion. Këtu vetëm dua të them se ka sëmundje shpirtërore që mund të trajtohen nga mjekët e jo nga njohës të Zotit, këto sëmundje zakonisht shkaktohen nga probleme në sistemin nervor që shtrihet përreth shtyllës kurrizore ose nga komplikacione të tjera të fshehta. Për shembull, disa herë kurvëria nuk është një krim moral apo fetar, por shkaktohet nga disa probleme mendore. Në të njëjtën mënyrë, disa vjedhje e disa gënjeshtra mund të jenë probleme të veçanta, të cilat nuk mund të mjekohen aq mirë me ushtrimet shpirtërore sesa me kurimet mjekësore. Por, përderisa studimi im ende nuk është kompletuar, nuk mund ta shtjelloj gjerësisht për momentin dhe e kam lënë për një herë tjetër, për veten ose për dikë tjetër nga ju, të cilit Allahu i Madhërishëm do t’i japë mundësi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp