Çfarë është ëndrra sipas Kuranit të Shenjtë? Pse shohim shumë endrra
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
pse shohim shume endrra, cfare eshte endrra

[Në vijim ju sjellim përgjigjen e kësaj pyetjeje nga Hazret Mirza Tahir Ahmed r.a., Kalifi i Katërt i Mesihut të Premtuar, përgjigje të cilën ai e dha në një sesion pyetje-përgjigjesh, të zhvilluar më 08.12.1990, në Londër.]

Sipas Kuranit ëndrra mund t’ju vijë edhe për shkak të dëshirave tuaja, por edhe si mesazh prej Zotit të Madhërishëm. Pra, dëshirat dhe shpresat e nefsit disave u shfaqen në formë ëndrrash, dhe kështu ndodh në shumicën e rasteve.

Zoti i Madhërishëm i dhuroi njeriut disa aftësi mendore, të cilat, gjatë gjumit të njeriut, i paraqesin një botë të tërë simbolesh në formën e ëndrrës. Po këto aftësi të njeriut, Zoti i përdor për komunikimin e Tij me të dhe atëherë e gjithë pamja ndërtohet e kontrolluar. Kurse në rastin e ëndrrës që vjen vetvetiu, ajo vjen në mënyrë të palidhur, siç krijon psikika e njeriut në trysninë e një situate të caktuar.

Të dyja këto ëndrra kanë një dallim shumë të qartë. Aq i qartë është dallimi saqë ëndrrat që sjell vet mendja e njeriut, janë palidhje; dhe shpesh vijnë edhe për shkak të problemeve të barkut, dhe njeriu e kupton se ai ka probleme me sistemin e tretjes; shpesh ndien edhe frikë nga ëndrra të tilla, të cilat e trondisin dhe gati-gati i sakatojnë trupin.

Kurse ëndrra që vjen prej Zotit, i ngulitet në zemër dhe i jep njeriut një qetësi të madhe. Madje ajo sjell edhe disa shenja me vete, të cilat, me përmbushjen e tyre, mund të provojnë edhe përpara të tjerëve se ëndrra ishte e vërtetë. Një ëndërr e tillë që mbart vërtetësinë, vjen prej Zotit të Madhërishëm.

Kurani i Shenjtë, përveç ëndrrave të tjera, ka përmendur si shembull edhe ëndrrën e mbretit të kohës së Hazret Jusufit a.s.. … Të gjithë dijetarët e mbretit pohuan se ëndrra e tij ishte e ngatërruar dhe ishte thjesht një pjellë e mendjes. Por Hazret Jusufi a.s. e kuptoi ëndrrën dhe, duke e cilësuar atë si një mesazh shumë të qartë prej Zotit të Madhërishëm, bëri interpretimin e saj, një interpretim të cilin mbreti as nuk mund ta imagjinonte dot. U deshën plot 14 vite që ëndrra të plotësohej e gjitha. Shtatë vite do të ishin të kamjes, e shtatë të tjera të skamjes. Përmbushja e kësaj ëndrre, por edhe e interpretimit të Hazret Jusufit, u bë në mënyrë kaq madhështore, saqë do të mbetej si dëshmi në tërë historinë e Egjiptit. E tillë është ëndrra që vjen prej Zotit.

LEXONI:

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp