Çfarë është fidja? Sa dhe kujt duhet t’i jepet fidja?
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Çfarë është fidja? Sa dhe kujt duhet t’i jepet fidja?

ushqimi fidja

Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë thotë:

فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ
وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ 

Pra, kushdo që është i sëmurë prej jush, ose që gjendet në udhëtim, le ta plotësojë numrin në ditë të tjera. Ata që kanë mundësi, le të ushqejnë një të varfër si shpagim.”[1]

Rregulli i përgjithshëm është që njeriu duhet të ketë etje për të agjëruar gjatë muajit të Ramazanit. Sidoqoftë, ata që janë vazhdimisht të sëmurë, të ligështuar ose një grua që është shtatzënë ose gjidhënëse etj., dhe nuk kanë mundësi të agjërojnë , këta mund të japin fidja (shpagim). Përveç kësaj, një person që nuk është në gjendje të agjërojë për shkak të një arsyeje të fortë, por mund të agjërojë në një kohë të mëvonshme, mund të japë gjithashtu fidja, sepse dhënia e saj është mirësi. Sidoqoftë, është thelbësore që një person i tillë të agjërojë në një kohë të mëvonshme.

Sa fidja duhet t’i japim për një ditë që nuk kemi agjëruar?

Sa i përket sasisë ose shumës së fidja-s që i jepet një personi të varfër, udhëzimi për këtë gjendet në Kuranin Famëlartë:

مِنْ أَوْسَطِ مَا تُطْعِمُونَ أَهْلِيكُمْ

…me një mesatare që ju ushqeni familjen tuaj.”[2]

Pra, për çdo agjërim të humbur, duhet të ushqesh një person të varfër dy herë në ditë ose të japë shumën e nevojshme për të.

Hazret Mirza Masrur Ahmedi, Kalifi i Pestë i Mesihut të Premtuar a.s. (Allahu e ndihmoftë fuqimisht!) ka thënë:

“Ndonëse agjërimi përshkruhet si zhvillues i takvasë, Islami është një fe që përputhet me natyrën, prandaj bën lehtësime për situata që lindin natyrshëm në jetë. Sidoqoftë, arritja e takvasë duhet të jetë gjithmonë si qëllim, kështu që nëse agjërimi nuk është i mundur, atëherë duhet të ushqehet një person në nevojë ose të paguhet fidja.”[3]

Cili është qëllimi i fidjasë?

Duke shpjeguar filozofinë e vërtetë dhe qëllimin e dhënies të fidja-s, Mesihu i Premtuar a.s. thotë:

“Njëherë pata një intuitë në lidhje me filozofinë që qëndron pas fidja-s, dhe vura re se qëllimi kryesor i saj është arritja e mjeteve me të cilat dikush mund të agjërojë. Allahu i Madhërishëm e pajisi njeriun me të gjitha aftësitë dhe ai duhet ta lus Atë për gjithçka. Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe nëse Ai dëshiron, mund t’i japë një personi të dobët forcën e nevojshme për të agjëruar. Pra, fidja i jep dikujt forcë për të agjëruar dhe mund të lirohet vetëm përmes mirësisë së Allahut të Madhërishëm.

Në këtë mënyrë, unë besoj se duhet t’i lutemi Allahut, duke kërkuar forcë (me këto fjalë):

‘O Zot! Ky është muaji Juaj i bekuar dhe unë po privohem nga bekimet e tij. Nuk e di a do të jetoj deri në Ramazanin e vitit të ardhshëm ose a do të mund të gjej mundësi që të kompenzojë dhe agjërojë ditët e humbura.’ Jam i sigurt se Allahu i Lartësuar do ta bekojë personin e tillë duke i dhënë forcën për të agjëruar.”[4]

Hazret Mirza Bashiruddin Mahmud Ahmedira, Kalifi i Dytë i Mesihut të Premtuaras ka thënë:

Fidja nuk e zhvlerëson detyrimin e agjërimit. Fidja është për ata njerëz që, sipas një arsyeje të lejuar nga Sheriati, nuk janë në gjendje të marrin pjesë në ditët e bekuara të Ramazanit në kryerjen e këtij adhurimi së bashku me muslimanët e tjerë. Këto justifikime janë dy llojesh: të përkohshme dhe të përhershme. Fidja duhet të jepet në të dyja këto rrethana, në varësi të mundësive financiare të personit. Megjithëse dikush mund të japë fidja, por pas një, dy ose tre vitesh, sa herë që personi gëzon shëndet të mirë, ai duhet t’i kompensojë ato agjërime të humbura. Përjashtimi vlen për ata që fillimisht vuajnë nga sëmundje të përkohshme dhe pasi e marrin veten, vendosin të agjërojnë çdo ditë, por shëndeti i tyre përkeqësohet dhe kalojnë në një gjendje të sëmundjes së përhershme.

Kush ka mjete financiare dhe bie në kategorinë e një udhëtari ose të sëmuri, duhet t’i japë një personi të varfër një shujtë si fidja dhe të kompensojë agjërimet e humbura në ditët e tjera. Kjo ishte praktikë e Mesihut të Premtuaras – ai jepte fidja, por edhe agjëronte gjithashtu. Ai i këshillonte edhe të tjerët për këtë.”[5]

LEXONI:


[1] Surja El-Bekare, 2:185.
[2] Surja El-Maide, 5:90.
[3] Fjalimi i së xhumasë “Përsosmëria e agjërimit gjatë Ramazanit”, 21 shtator 2007 (https://www.alislam.org/friday-sermon/2007-09-21.html).
[4] Gazeta “Al-Badr”, 12 dhjetor 1902, fq. 52.
[5] “Tefsir-e-Kebir”, vëllimi II, f. 389).

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp