Çfarë nuk e prish agjërimin? Nuk ju prishet agjërimi nëse ju ndodhin këto gjëra
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.

Çfarë nuk e prish agjërimin?

prishet agjerimi

Agjërimi prishet kur diçka e fut në trup me dashje. Agjërimi nuk prishet kur diçka del nga trupi. Gjithashtu, agjërimi nuk prishet dhe nuk zhvlerësohet kur njeriu ha ose pi duke harruar se është me agjërim. Në lidhje me këtë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:

harresa agjerimi prishja

Nëse dikush harron se është i agjërueshëm dhe ha ose pi diçka të caktuar, nuk i prishet agjërimi. Ai le ta plotësojë agjërimin e tij deri në fund, sepse Allahu i Madhërishëm e ushqeu atë dhe i dha për të pirë”.[1]

Po, nëse dikush e çel iftarin gabimisht, pra ka menduar se dielli ka perënduar, kurse ai nuk kishte perënduar akoma dhe personi e ka kuptuar më vonë, atëherë atij nuk i llogaritet si ditë e agjëruar. Por nga ky gabim ai nuk quhet as fajtor dhe as nuk obligohet ta shlyejë me dënimin e përcaktuar. Po, duhet të agjërojë një ditë jashtë Ramazanit, për të plotësuar numrin e ditëve që nuk ka agjëruar.

Agjërimi nuk prishet nëse dikush ha syfyrin dhe i kalojnë 2-3 minuta nga koha e përcaktuar për të mbaruar syfyrin.

Gjatë larjes së gojës nëse pika uji gabimisht kalojnë poshtë, edhe kjo nuk e prish agjërimin. Gjithashtu, agjërimi nuk prishet nga hemorragjia nga hundët ose nga ndonjë pjesë tjetër e trupit, nga të vjellat e pakontrolluara, nga misvaku dhe nga larja e dhëmbëve me furçë dhe nga aroma. Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi fle, dhe gjatë gjumit i ndodh derdhja e farës.[2]

Pas marrëdhënieve bashkëshortore, nëse larja është e vështirë për shkak të ftohtit ose për ndonjë arsye tjetër, agjëruesi mund të hajë syfyrin dhe të fillojë agjërimin.

Nëse agjëruesit i duhet të dhurojë gjak, dhurimi i gjakut nuk e prish agjërimin, por ngaqë dhurimi i gjakut në një sasi të tillë atij i shkakton dobësi fizike, këshillohet që ai ta ndërpresë agjërimin. Shpëtimi i një jete duke dhuruar gjak është diçka shumë e rëndësishme, kurse agjërimin ai mund ta plotësojë edhe pas Ramazanit. Pra, në raste të tilla agjërimi nuk duhet të bëhet pengesë për dhurimin e gjakut.


[1] Sahih el-Bukhari, kitab “Es-Saum”, bab “Es-Saimu idha ekele eu sheribe nasijen”, hadithi nr. 1933.
[2] Sunen Ebi Davud, kitab “Fis-Saimi jahtelimu neharen fi shehri Ramadane”, hadithi nr. 2376.

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutem