Çfarë është Darul-Arkam? - Historia Islame
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
xhamia drita darul-arkam

Profeti Muhammed s.a.v.s. pa të nevojshme vendosjen e një qendre të Islamit në Mekë, ku muslimanët të mblidheshin, të falnin namaz dhe pa pengesë të vinin e të diskutonin për çështjet fetare dhe edukative e të udhëzoheshin nga ai, dhe gjithashtu prej atje të bëhej thirrje për Islamin edhe ndaj njerëzve të tjerë.

Profeti s.a.v.s. e zgjodhi për këtë qëllim shtëpinë e Arkam bin Ebi Arkamit r.a., që ishte një musliman i ri, shtëpi e cila gjendej rrëzë kodrës Safa. Muslimanët filluan të mblidheshin dhe falnin namaz në Darul-Arkam. Edhe njerëzit që shkonin te Profeti s.a.v.s. për të kërkuar të vërtetën, Profeti s.a.v.s. i porosiste ta takonin pikërisht në Darul-Arkam. Për këtë arsye, kjo shtëpi ka vlerë të madhe në historinë e Islamit dhe si e tillë njihet edhe me emrin “Darul-Islam”, pra shtëpia ose qendra e Islamit.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e zgjodhi Darul-Arkam-in për qendrën e vet në vitin e 4-të pas profetësisë, ku do të punonte për rreth tri vite të ardhshme. Pra, deri në fund të vitit të 6-të pas profetësisë, angazhimet e tij të thirrjes dhe të edukimit ai i realizoi pikërisht këtu.

Sipas historianëve, njeriu i fundit me ndikim që pranoi Islamin në Darul-Arkam ishte Hazret Omeri r.a., pas të cilit, muslimanët do të fuqizoheshin dhe do të dilnin nga kjo shtëpi për t’u bërë thirrjen e Islamit mekasve në mënyrë të hapur.

(Marrë nga Hutbja e së xhumasë Hazret Kalifit të Pestë të Xhematit, e mbajtur më 19-07-2019)

Related Questions by Topics
Related Contents from Topics
Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp